Një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e New Yorkut, e ku shihet një vajzë e droguar që reagon si një “zombi”, po qarkullon nëpër internet.
Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil, që bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme. Kjo drogë shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit.
Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie. Raste të tilla po shënohen edhe në Ballkan.
Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinës, apo naftë të përpunuar, dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.






