Gjatë kohës sa ju do ta shikoni këtë video, me zbulimin e ri ju mund të lani edhe të gjithë dhëmbët tuaj.
Nëse ndonjëherë keni përtuar që të lani dhëmbët vetëm pse ju ka marrë shumë kohë apo ju ka dashur që të lëvizni nga vendi atëherë tashmë ky problem është zgjidhur.
Blizzident, ka krijuar një brushë të dhëmbëve 3 dimensionale, e cila është në formë të dhëmbës dhe ka 600 fije brushe.
E tëra çka duhet ju që të bëni është që ta kafshoni brenda kornizës 3 dimensionale dhe brenda 6 sekondave mund të lani të gjithë dhëmbët e tuaj njëkohësisht.
“Ideja e dizajnerëve ka qenë që ta bëjnë larjen e dhëmbëve të lehtë sikur të kafshosh një mollë”, ka thënë zëdhënësi i Blizzident./Femina





