Tetovë, 11 tetor - Zbardhet pas katër ditësh enigma rreth emrit të personit i cili u gjend i djegur në hotel Grand në Kodrën e Diellit.
Familjarë të profesorit Ruhi Bakiu, kanë kofirmuar për Tv Kohën se viktima është familjari i tyre, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 16.00 në varrezat në Reçicë të Vogël.
Pas katër ditësh mister, sot Mjekësia Ligjore në Shkup, ka konfirmuar se kufoma e gjetur në dhomën e hotelit, është e profesorit Ruhi Bakiu.
Familja Bakiu ka njoftuar se varrimi do të bëhet pas orës 16, ndërsa kanë refuzuar të japin çfarëdolloj prononcimi lidhur me rastin.
Një anëtar i familjes së Ruhiut, është shprehur shkurt përmes telefonit se dyshimet janë të shumta, por do të presin që hetimi ta japë fjalën e fundit.






