
Tifozët blaugran kanë shpalosur planin se me çfarë slogani do të paraqiten. Ata kanë vendosur që të vendosin një slogan "Forca Tito" për hir të ish-trajnerit Tito Villanova i cili dorëzoi punën si trajner pasi iu deshtë që të vazhdonte "luftën" me sëmundjen e kancerit.
Ky është një gjest shumë i mirë, mirëpo tifozët blaugran kanë përgatitur edhe një surprizë tjetër. Ata kanë vendosur që në qendër të vëmendjes të vendosin edhe portierin Iker Kasilas, duke e përshëndetur të gjithë me ovacione në këmbë. Kjo do të jetë hera e parë që një futbollist i Madridit të përshëndetet nga ana e tifozëve blaugran në Kamp Nou.
Një përvojë të tillë kanë përjetuar vetëm Maradona dhe Ronaldinjo të cilët luanin për Barcelonën, ndërsa tifozët madrilen janë ngritur të gjithë në këmbë dhe kanë përshëndetur këto dy yje të mëdha të futbollit, ndërsa në Kamp Nou do të jetë hera e parë.
Per mw shume klikoni me poshte...