Kjo video tregon një skelet fluturues, i cili ka tmerruar shumë kalimtarë në një qytezë të vogël amerikane.
Në fakt bëhet fjalë për një shaka të amerikanit Tom Mabe, i cili shquhet për videot e tij të çuditshme të hedhura në You Tube.
Me imazhin e vdekjen, skeleti i cili vihet në lëvizje përmes një sistemi kontrolli, fluturon pranë varrezave lokale, në zonën përreth dhe në disa fusha sportive, duke terrorizuar njerëzit që vrapojnë të përfshirë nga paniku, pa e vënë aspak në dyshim vërtetësinë e skeletit.