Shëndeti dhe bukuria

Pesë rregulla, me të cilat nuk do të keni dhëmbë të verdhë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 8 hours ago
Rregullat e higjienës orale kërkojnë larjen e dhëmbëve pas çdo ushqimi, por nga pamundësia për të bërë këtë, që në të gjitha rrethanat dhe situatat, ndodh që furçën e dhëmbëve ta përdorim vetëm pasi të zgjohemi dhe para se të shkojmë për të fjetur. Megjithatë, zakonet e caktuara mund të na ndihmojnë për të mbajtur dhëmbët tanë, të shëndetshëm dhe të bardhë. 1. Pini çaj Çaji i zi dhe i gjelbër, përmbajnë polifenele, antioksidantë, vlera e të cilit në fakt vështirson depozitimin e shtresave (shtresë të verdhë) në dhëmbë, dhe kështu ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve. Këto l... more »

Si të jesh gjakftohtë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
*Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli* *Majkëll R. Edelshtajn* *Dejvid Ramsej Stile* *Tre hapat u duhura për t’u marrë me zemërimin, inatin apo armiqësinë tënde, janë:* * * 1. Së pari, prano se je ti që po e zemëron veten tënde. Këtë zemërim nuk po ta shkakton ndonjë person, ndonjë përvojë apo ndonjë situatë tjetër. Ti mund ta kuptosh kur një person, përvojë apo situatë është e pakëndshme ose e padëshiruar. Vetëm kjo nuk e shpjegon apo justifikon dot zemërimin tënd. ... more »

Bajamet – si t’i shërojmë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm. Mirëpo, nëse shpesh apo vazhdimisht janë të pezmatuara, janë rrezik për organizmin dhe duhet hequr… Nën kuptimin inflamacioni bajameve rëndom nënkuptohet inflamacioni i gurmazit, i bajameve dhe i nyjave limfatike në qafë, bashkë me temperaturën e ngritur të trupit, dhembjen e nyjave dhe të muskujve. Sipas rregullit, inflamacioni i bajameve vetvetiu kalon pas katër apo pesë ditësh. Mirëpo duhet qenë shumë të kujdesshëm në qoftë se inflamacioni shpesh paraqitet nga fillimi, madje me qelbëzim, i shoqëruar me temperaturë ... more »

Vaji i ullirit – “ari i lëngshëm” për jetëgjatësi

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Vaji i ullirit është aleati më i mirë e njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet e para në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin njeriut, dhe për këtë shkak e quajnë “ar i lëngshëm”. Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë. Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare shumë kohë më parë përdorin vajin e ullirit në ushqimet e veta dhe shumë më pak kanë probleme kardiovaskulare, gjakderdhjes në tru dhe sëmundje maligne në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime. Në kohërat e sotme në Spanjë përdoren dis... more »

Çfarë ndodh me flokët gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Nga rritja e bujshme deri tek rënia Përsëri hormonet janë “fajtor” për të gjitha. Kështu mund që më shkurt të jetë përgjigja për pyetjen se çfarë po ndodh me flokët tuaj gjatë shtatëzanisë, dhe disa muaj pas lindjes. Ndryshimet hormonale janë arsyeja që gjatë shtatzënisë flokët duken më të trashë dhe më të bujshme për shkak të numrit të qimeve në fazën e rritjes. Për shkak të ndryshimit të rritjes së flokëve të trashë, shumë gra shtatzëna kanë thënë që flokët e tyre kurrë nuk janë dukur më të bukur, sidomos në tremujorin e dytë, kur floku merr një shkëlqim të veçantë. Por, edhe pse ... more »

Ushqimet të cilat ulin ndjenjën e urisë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Nëse dëshironi të dobësoheni, në radhë të parë duhet të hiqni ndjenjën e urisë. Janë rreth 10 ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë për të realizuar qëllimin tuaj… *Dieta* Dëshira për t’u dobësuar dhe për të qenë në formë është një nga fiksimet e kohëve të sotme. Për të realizuar objektivin, është e nevojshme të braktisim zakonet e vjetra të jetës sedentare, duke bërë aktivitete fizike, e sidomos duke ndryshuar raportin me ushqimet dhe urinë. Për të reduktuar ndjenjën e urisë është e nevojshme të ndiqet një ushqyerje korrekte dhe e ekuilibruar. Më poshtë po ju paraqesim dhjetë ushqi... more »

14 mënyra të thjeshta për të jetuar më gjatë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
* * *1- Mos flini me orar të zgjatur* Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se, më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe sht... more »

Kanceri i gjirit – zbulojeni më herët, shpëtoni jetën tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
“Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjirit. Ju mund të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit duke e zbuluar sa më herët. Për kapjen e hershme të kancerit të gjirit ekzistojnë disa mënyra: - Vetëkontrolli i gjirit; - Ekzaminimi klinik i gjirit nga mjeku, dhe - Kryeja e mamografisë. *Kapja e hershme parandalon kancerin e gjirit. Shpëtoni jetën tuaj”. */Instituti i Shëndetit Publik/ Videoja e mëposhtme është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë me moton “Shpëtoni jetën tuaj”. Ajo është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të grave për të parandaluar kancer... more »

Disa fakte që nuk i keni ditur për dhëmbët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
- Smalti ose pjesa sipërfaqësore e dhëmbit është substance organike me e fortë në trup. - Vetëm në hapsirën e gojës ndodhen mbi 300 lloje të bakterieve. - Një person i ritur kalon një kohë rreth 47 sec për ti pastruar dhëmbët edhe pse e dim që për pastrimin e dhëmbëve duhet të shpenzojm kohë 2 -3 min. - Femrat buzeqeshin më shumë dhe atë 62 herë në ditë ndërsa meshkujt vetëm 8… - Vetëm gjatë një buzeqeshje aktivizohen rreth 33 muskuj të fytyrës. - Brusha e parë është prodhuar në vitin 1938,ndësra në Kinën e lashtë brushat kan qenë të përbëra prej ... more »

Peshën ideale, si ta llogarisim?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Ekzistojnë te dhëna dhe tabela për te vlerësuar nëse jemi apo jo ne mbipeshe apo nënpeshë, cilat janë karakteristikat e tyre? Zbuloni se cila është pesha ideale. Për te vlerësuar nëse jemi mbi peshe apo nënpeshë, i drejtohemi një formule qe llogarit peshën ideale. Janë referime te cilat mbajnë parasysh faktorë te ndryshëm (seksin, strukturën, gjatësinë, moshën etj) për te vlerësuar nëse pesha është ne norme. Por ne fakt nuk ekziston një formule e vetme. Specialist te ndryshëm, dietolog apo mjek kane krijuar llogaritjet e tyre te peshës, zyrtarisht njihen 9 te tilla. Një tabelë tjet... more »

Kafshët shtëpiake, i bëjnë fëmijët më të përgjegjshëm

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Rritja në prani të kafshëve shtëpiake ka një efekt pozitiv për fëmijët, sepse kafshët në shtëpi, sjellin gëzim dhe argëtim. Të vegjlit, ato i perceptojnë kryesisht si lodra të gjalla me të cilat mësojnë si duhen respektuar nevojat e të tjerëve dhe se si të kujdesen për të tjerët. “Dilema më e zakonshme prindërore – nëse dhe kur duhet blerë një kafshë shtëpiake për fëmijët, si ta zgjedhin, si të sillen kur ju ngordhin”, sqaron psikologja dhe edukatorja familjare, Anna Bruse. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për t’i blerë fëmijës një kafshe shtëpiake. Para se të nxitoni... more »

7 dobi shëndetësore të vezëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Të hash vezë është mjaft e shëndetshme, ndërkohë që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njëri prej atyre që beson kështu dhe nuk ha vezë rregullisht, ja ku keni 7 arsye pse vezët duhet të jenë rregullisht në menynë tuaj. Vezë Sharri *Opinioni i gjerë* * * Ashtu si e thamë më lart pra në opinion ekziston besimi se kolesteroli në të verdhët e vezës rrit nivelet e kolesterolit në trupin tuaj duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Por ja ku kemi lajmin e mirë për dashamirësit e vezëve: Hulumtimet përkrahin dobitë shëndetësore të vezës dhe disa studime duk... more »

Hot Dog: Nga erdhi ushqimi amerikan më i konsumuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Salsiçe, simite, keçap dhe mustardë, ushqimi me prejardhje gjermane që u kthye në ëndrrën e stomakut të çdo amerikani në kohën tonë dhe simbol i ushqimit të pashëndetshëm* * * Salsiçet janë një nga format më të vjetra të ushqimit të përpunuar, të përmendura madje edhe në veprën “Odiseja” të Homerit në shekullin e 9 përpara Krishtit. Qyteti gjerman Frankfurt mendohet se ka meritën e origjinës së frankfurterit ose ndryshe hot dog-ut. Megjithatë ka nga ata që shprehen se salsiçet e famshme, të njohura si “dachshund” ose “little-dog”, u krijuan në fund të viteve 1600 nga Johann Georgheh... more »

Metodat e mjekësisë popullore dhe asaj perëndimore për kurimin e veshkave

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Sipas të dhënave statistikore, aktualisht sot në botë numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave zë afro 1 të 10-n e popullsisë së përgjithshme të botës, e thënë në shifra kjo arrin mbi 500 milionë të prekur. Çfarë ndikimi priret ketë kjo sëmundje tek njerëzit? Si mund të zbulohet ajo në hapat e para? Cilat janë disa nga metodat e trajtimit të kësaj sëmundjeje nëpërmjet metodave kombinuese të mjekësisë popullore dhe asaj perëndimore? Në suplementin e sotëm ne do iu sjellim të gjitha këshillat dhe metodat e kurimit dhe trajtimit të problemeve me veshkat. Për të prekurit e he... more »

10 trajtime që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Janë rreth 10 lloje trajtimesh bukurie, të cilat duhet t’i provoni të paktën një herë të vetme në jetën tuaj. Ato do t’i sjellin trupit tuaj shëndetin dhe rininë aq shumë të dëshiruar nga ju…* *Bukuria* Do t’i dedikoheshim vetes tonë të paktën një ditë në javë në një qendër shëndeti dhe bukurie, nëse kjo gjë do të varej tërësisht nga ne. Nuk ka asgjë më të mirë se sa një ditë relaksuese kur mund të rigjallërojmë shqisat tona duke provuar trajtime të ndryshme, që mund të gjenden lehtë në internet me çmime shumë të volitshme. Ne do t’ju propozojmë 10 trajtime bukurie që të gjithë... more »

Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Njihuni me simptomat e syve që në dukje janë të zakonshme, por që mund të zbulojnë të dhëna shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë trupit tuaj Kujdesi *Nga “Daily Mail”* Sipas ekspertëve, bebëzat tuaja të syve mund të përmbajnë të dhëna për probleme shëndetësore të padiagnostikuara dhe një kontroll rutinë i syve mund të zbulojë të vërtetën. Sytë janë një dritare për në trup, duke ofruar një paralajmërim të shkëlqyer për shumë sëmundje që mund të kërcënojnë jetën. Shumica e njerëzve mendojnë se na nevojiten kontrollet tek okulisti vetëm për të kontrolluar problemet me të pari... more »

VIDEO: Brusha e cila pastron dhëmbët për 6 sekonda

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Gjatë kohës sa ju do ta shikoni këtë video, me zbulimin e ri ju mund të lani edhe të gjithë dhëmbët tuaj. Nëse ndonjëherë keni përtuar që të lani dhëmbët vetëm pse ju ka marrë shumë kohë apo ju ka dashur që të lëvizni nga vendi atëherë tashmë ky problem është zgjidhur. Blizzident, ka krijuar një brushë të dhëmbëve 3 dimensionale, e cila është në formë të dhëmbës dhe ka 600 fije brushe. E tëra çka duhet ju që të bëni është që ta kafshoni brenda kornizës 3 dimensionale dhe brenda 6 sekondave mund të lani të gjithë dhëmbët e tuaj njëkohësisht. “Ideja e dizajnerëve ka qenë që ta bëjnë la... more »

Dieta anti ulçerë, ushqime dhe frutat që e luftojnë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomakut, pankreasit, tëmthit dhe zorrës së hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të sto... more »

Zemërimi: Çmimi i shtrenjtë, kur humbet gjakftohtësinë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Majkëll R. Edelshtajn, Ph.D* *Dejvid Ramsej Stile, Ph.D* *Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli* *Shenjtërinë e Tij, Dalai Lamën, e pyetën nëse ishte e nevojshme apo e ligjshme që të zemëroheshe ndonjëherë me dikë tjetër. Ai ndenji i heshtur për disa minuta, njëlloj si lojtarët e shahut që meditojnë rreth pasojave të të gjitha lëvizjeve të mundshme dhe pastaj, pasi i bloi të gjitha mundësitë me mend, u përgjigj thjesht: “Jo”. * *Gaj Klakston, “Zemra e Bu... more »

Ja si të “pastroni” mushkëritë për tri ditë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Lërini mushkëritë të bëjnë “pushim” për tri ditë nga tymi i duhanit apo nga të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm që i dëmtojnë ato! Ndiqni disa hapa të lehtë për t’i pastruar sa më mirë dhe më shpejt… *Shëndeti* * * Shumë persona e jetojnë jetën e tyre me mushkëri të shëndetshme, por më pas ata “pengohen” nga problemet e frymëmarrjes. Ndërsa ka edhe të tjerë duhanpirës mbi 45 vjeç dhe nuk kanë asnjë shqetësim. Nuk ka asnjë mister se sa një dietë prej tri ditësh, e cila mund të pastrojë mushkëritë tuaja kur ato kanë nevojë. Ja disa hapa që duhet të ndiqni: Para së gjithash shmangn... more »

7 faktorët që sjellin celulitin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
* * *Shkenca/Këshilla nga specialistët për femrat dhe meshkujt* Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur ... more »

5 sekretet e meshkujve në dhomën e gjumit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Si sillen meshkujt në shtrat, pse dëshirojnë të jenë “superheronj”* * * Meshkujt janë plot surpriza, dhe sjellja në dhomën e gjumit nuk bën përjashtim. Sipas studiuesit George Weinberg tek meshkujt ka ende shume “të fshehta”, por 5 janë sekretet, të cilat mund të ndihmojnë të kuptosh një mashkull dhe t’i afrohesh edhe më shumë atij: 1- Ai ka frikë mos iu lërë në baltë. Meshkujt ndjejnë trysni “të tmerrshme” të performojnë seksualisht. “Në të kaluarën meshkujt nuk zhvillonin performancën e tyre seksuale, sepse femrat supozoheshin të mos i gjykonin ata”, thotë Ëeinberg. Por në ditët e s... more »

Top 9 gjërat ushqimore për flokë të shkëlqyeshme

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nëse jeni shpesh nëpër dieta, kjo mund të ndikojë keq në flokët tuaj. Më së mirë është të hani në shumëllojshmëri dhe shëndetshëm. Nëse të gjithë jetën keni pasur flokë të hollë, ushqimi nuk mund të ju ndihmojë që ta bëni më të dendur, por mund të ju ndihmojë që ta forconi atë. Çdo muaj floku rriten nga 1 deri në 3 milimetër, ndërsa për rrënjët ku rriten flokët, thonjtë dhe lëkura themelet ia vënë sendet ushqimore që ne i përdorim. Nëse ushqeheni shëndetshëm, do të jenë më të forta nga jashtë edhe brenda. 1. *Salmon*Salmoni është përplot omega 3, thartira e cila është bazë e ... more »

Dieta me ujë për dobësim të shpejtë – Hiqni nga gjysmë kilogrami në ditë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Megjithatë, kjo guxon të bëhet çdo të dytën ditë. Dhe jo në periudhë ta gjatë, por kohë pas kohe. Ju këshillojmë këtë lloj të ushqyerit ta aplikoni vetëm një herë në javë. Në mëngjes Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni Në kohën e paradrekes Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe citroni në vjeshtë dhe dimër; pjepr... more »

Eliksiri i rinisë së përjetshme ekziston

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
E ardhmja do të “sjellë” njerëz me rini të përjetshme. Për më tepër, zbuloni detajet e mëposhtme të studimeve të fundit shkencore… *Fantashkenca* A do të ketë një të ardhme në të cilën raca do të ndahet në dy lloje: gjenetikisht e shëndetshme dhe e pasur nga njëra anë dhe e varfër dhe e sëmurë nga ana tjetër, ashtu siç është imagjinuar nga shumë shkrimtarë të fantashkencës? Për momentin kjo gjë nuk mund të dihet, edhe pse shkenca po punon fort për këtë çështje. Sipas biologut amerikan, Lee Silver, progresi në gjenetikë dhe klonimi do të mund të krijonin njeriun e pasur të shekull... more »

Pse shfaqen sëmundjet e lëkurës te fëmijët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Shtatë këshillat e specialistëve për kurimin e simptomave* * * Ekzema atopike, e cila shpesh quhet ekzema fëmijërore ose vetëm ekzema, është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mund të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4-mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet m... more »

Limoni: të mirat dhe përfitimet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Limoni mund të cilësohet si fruta më e mirë. Të mirat që ai përmban për kujdesin ndaj shëndetit dhe pamjes nuk kanë të krahasuar me asnjë ilaç në botë…* * * Limoni, sa të mira i sjell shëndetit tonë kjo frutë? Në farmakologji është shumë i çmuar dhe i vlerësuar, ndërsa pjesët më të përdorura janë lëngu dhe lëkura. Përdorimi i tij si ilaç u konsolidua qëkur nuk dihej ende asgjë për vitaminat: lëngu i tij vlerësohej si antihemorragjik, dezinfektues, kundër diarresë dhe madje edhe si hypoglicemic. Në aromaterapi përdoret si rifreskues, përdoret si një antiseptik, mjaft i mirë për uljen... more »

Humbja e peshës mund të dëmtojë gjendjen tuaj shpirtërore

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Duket se kontrolli i peshës ndikon te humori dhe te çrregullimet e ushqyerjes. Studimet më të fundit thonë se ndikimet mendore janë padyshim pjesë e problemit të peshës së madhe, por fatkeqësisht kjo çështje neglizhohet nga të gjithë… *Dieta* Të gjithë dëshirojmë të kemi një trup perfekt dhe padiskutim tentojmë të kontrollojmë peshën e trupit tonë nëpërmjet ushqyerjes së duhur ose një stili të shëndetshëm jete dhe mbi të gjitha jo sedentar (ulur, pa lëvizur). Gjithsesi, problemet më të mëdha duket se nuk lindin para se të merren efektet pozitive (rënia në peshë), por pasi ato ja... more »

Zmadhimi i gjinjëve në mënyrë natyrale

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Zmadhimi i gjinjëve mund të arrihet me anë të kirurgjisë plastike ose me përdorimin e mjeteve të natyrës. Edhe pse është shumë e përhapur kirurgjia ka shumë të meta – duke filluar nga çmimet dhe duke arritur në pasojat e pakëndshme. E gjitha kjo mund të shmanget me përdorimin e fitoestrogjenet. Është e rëndësishme të kuptohet diferenca midis estrogjenet dhe fitoestrogjenet. Estrogjenet janë një grup hormone nga bashkim prej steroidesh në trupin tonë. Fitoestrogjenet nga ana e vet janë substanca krejtësisht natyrore të nxjerra nga disa bimë. Kohët e fundit shkencëtarët drejtohen tek ... more »

VIDEO: Infeksionet mikotike, trajtimi natyral

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Infeksioni mikotik (i shkaktuar nga myqet) gjenital është një kombinim i pakëndshëm i të kruarave, irritimit dhe sekretit të shtuar. Ai mund të shkaktojë ndjenjë djegieje gjatë marrëdhënieve ose kur ju urinoni. Rregullojeni ditën tuaj dhe çlirohuni në mënyrë natyrale nga infeksionet mikotike vaginale. Ju keni nevojë për: - Jogurt - Tampona - Hudhër - Shpëlarës - Shishe me pikatore - Vaj nga druri i çajit - Isopropil alkool - Mjek Vërejtje: Edhe pse disa femra kanë rezultate pozitive pas aplikimit të këtyre metodave, ato nuk funksionojnë për secilën. Ndërprite... more »

"Sy të kuq"

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
A e dini pse ndonjëherë gjatë fotografimit dalin sytë të kuq? Sepse shkelqimi i blicit i fotoaparatit reflektohet te pjesa e pasme e syrit (horoidea), e cila është e stërmbushur me enë të gjakut.Për shkak të ngjyrës së gjakut ndodh që të kemi sy të kuq në foto. http://optikaretina.blogspot.com/

10 përbërës natyralë për të zbardhur dhëmbët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Zbardhja e dhëmbëve është një synim për të gjithë ne. Por shpeshherë, trajtimet te stomatologu janë mjaft të kushtueshme. Kështu që ne po ju propozojmë disa mënyra më të leverdishme për t’i zbardhur ata *Teknikat* Vjen momenti i fotos! Qeshni, thoni “cheese”, gati për shkrepje?! Si jo? Buzëqeshja juaj, për shkak të kafesë, cigareve dhe prej çajrave të shumtë jeshilë që konsumoni është gjithçka tjetër përveçse e bardhë? Shumë keq, por edhe në këtë rast mund të ndërhyjmë pa bërë ndonjë trajtim kimik që mund të shkatërrojë smaltin apo që i bën keq shëndetit. Përveç këtyre, midis shum... more »

Si të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Po,po, mirë e keni lexuar. Dikush e ka problem të madh se si të shtojë peshë, njejtë si të tjerët që kanë problem se si të dobësohen, bile edhe më rëndë. Tek personat meBMI (Indeksin e masës trupore) të ulët, respektivisht tek personat e nënushqyer, mund të vijë deri tek dobësimi i shëndetit, ashtu sikur edhe tek ata me mbipeshë. Kuptohet, krejtësisht faktorë tjerë janë në pyetje, prandaj tek personat e nënushqyer problemi më i madh është imuniteti i dobët, eshtrat e dobët dhe lodhje e përgjithshme për shkak të mungesës së energjisë. Nëse Indeksi i masës trupore është më i ulët se a... more »

6 faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Çfarë rekomandojnë specialistët për të sëmurët me tension* * * Në ditët e sotme 18-20 për qind e popullsisë vuan nga hipertensioni arterial. Shkaqet për këtë janë trashëgimia, stresi, duhani, sëmundjet e veshkave etj. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shkaqet janë të shumta dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a)hipertension arterial esencial, i cili edhe pas një sërë ekzaminimesh nuk kuptohet se nga vjen. Shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra origjinë të brendshme. b)Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se... more »

Vitamina C – vitamina që të zgjat jetën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Vitamina C është e mbushur me “virtyte” dhe është një “gur i çmuar” për një shëndet të mirë. U bën mirë të gjithëve, por mbi të gjitha është e nevojshme për ata, që pinë cigare, apo dhe ata që vuajnë nga anemia, grave që janë shtatzënë po edhe për ata që janë në moshën e tretë. Është e nevojshme që të jetë e pranishme në ushqimet tona gjatë gjithë vitit, por ka një efekt të madh në ndryshimin e stinëve dhe është një mbrojtje e mirë për sistemin imunitar kundër sëmundjeve të stinës. *Ku gjendet Vitamina C* * *Për fat të mirë, kjo vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut nuk ... more »

Kërpudhat, prioritetet dhe përfitimet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Bëjini menjëherë pjesë të ditës tuaj kërpudhat, nëse këtë gjë nuk e keni bërë deri më tani. Arsyet janë të shumta, lexojini sa më poshtë vijon… *Gastronomi* Kërpudha është një ushqim i cili po “humb” me kalimin e kohës. Në Egjiptin e lashtë, faraonët e konsideronin si ushqimin më të shijshëm, i cili u sillte shumë të mira për organizmin, ndërsa atë e përdornin edhe në mjekësinë popullore. Vjeshta është sezoni i saj “kryesor”. E kush është ai që nuk ka shkuar të paktën një herë të vetme në ndonjë pyll për të kërkuar kërpudha, i shoqëruar me ndonjë ekspert, që di t’i dallojë ato helmu... more »

Si t’i parandalojmë dhe kurojmë sëmundjet e veshkave

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka* * * **Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjitha... more »