Shëndeti dhe bukuria

Ana e zezë e çokolatës së bardhë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 hour ago
Çokolata e bardhë është një helm i ëmbël i cili nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorike. Nutricionistët thonë që ky produkt plotësisht pa të drejtë mban emrin “çokolatë” Siç theksojnë specialistët për ushqim, prodhuesit e çokolatës së bardhë, në vend të gjalpit nga kakao përdorin gjalpë tjetër bimor, prandaj çokolata e bardhë nuk mund të shërbejë as edhe si zëvendësimi më i dobët i çokolatës. - Çokolata e bardhë është një helm i ëmbël i cili nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe ... more »

Ftohja: kurat natyrale

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Është e thjeshtë të parandaloni një ftohje sezonale ose ta kuroni atë me disa përbërës natyralë, të cilët gjenden lehtë në kuzhinën tuaj. Por ju mund të përdorni gjithashtu edhe substanca shumë më pak “natyrale” si birra ose uiski, por sigurisht me masë Ulja e temperaturave shumë personave u shkakton ftohje të shoqëruar me hundë të zëna, dhimbje fyti, teshtima, zë të ngjirur etj. Ne ju këshillojmë që mos të filloni menjëherë të pini medikamente, por të provoni që ftohjen ta kuroni me mënyra natyrale, të cilat shumë shpejt do t’ua përmirësojnë imunitetin dhe do të pastrojnë kanalet e... more »

Lakra, çelësi i mbrojtjes nga rrezet e trajtimit të kancerit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Hulumtuesit pohojnë një kompleks nga perimet si, lakra, lulelakra dhe brokoli, i ka mbrojtur minjtë dhe të vegjlit e tyre nga doza vdekjeprurëse e rrezatimit. Studimi i tyre sugjeron se kompleksi, tashmë i dëshmuar për sigurinë e njerëzve, mund të mbrojë indet normale gjatë terapisë së rrezatimi për trajtimin e kancerit dhe për të parandaluar ose zbutur sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit. Përbërja, e njohur si DIM (ose, 3′-diindolylmethane), më parë është gjetur të ketë efektet parandaluese të kancerit. “DIM është studiuar si një agjent për parandalimin e kancerit p... more »

VIDEO: Droga e kthen vajzën në “përbindësh”

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e New Yorkut, e ku shihet një vajzë e droguar që reagon si një “zombi”, po qarkullon nëpër internet. Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil, që bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme. Kjo drogë shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit. Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie. Raste të tilla po shënohen edhe në Ballkan. Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi. Ajo krijoh... more »

Arrat ulin kolesterolin më mirë se ilaçet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Organizmi ynë për të funksionuar në mënyrë të duhur ka nevojë për sasi të kolesterolit. Ndërkaq, shumica e kolesterolit të keq në gjak bie deri tek rreziku i sëmundjes së zemrës, rritjes së presionit të gjakut e edhe të gjakderdhjes në tru. Duhet të dimë që në gjak ka kolesterol të mirë dhe të keq. Kolesteroli i keq (LDL) është ai që krijon shtresa në arterie, ndërsa kolestrerol i mirë (HDL) është ai që sjell kolesterolin e keq përkatësisht yndyrën në mëlçi. Niveli i kolesterolit në gjak tek njerëzit e shëndetshëm është i balancuar. Për organizëm është i mirë niveli HDL më i lartë... more »

Hurma – pema më e shëndetshme në botë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë. Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Gjithashtu përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur dhe sasi të konsiderueshme tanin etj. Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vë... more »

Rënia sezonale e flokëve, sa duhet të shqetësoheni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
*Në këtë periudhë thuajse të gjithë janë të shqetësuar për të njëjtën gjë: për rënien e flokëve. Por sa normal është ky problem dhe çfarë duhet të bëjmë për zgjidhjen e tij? Këtë jua tregon artikulli në vijim…* *Kura * * * Rënia sezonale e flokëve, tipike e tetorit, çdo vit na vë në alarm. Veçanërisht ne femrat e përjetojmë këtë fazë si një dramë kur shohim flokët e shumtë që na mbesin nëpër duar apo në krehër, që na bien nëpër dysheme apo sa herë që bëjmë dush. Në fakt, në shumicën dërrmuese të rasteve, ky zëvendësim sezonal ka të bëjë me bioritmin tonë natyror dhe nuk ka asgjë për... more »

Tendenca vjeshtë-dimër e çantave

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Çantat me printime kafshësh dhe të përzierja me stilin british janë ato që do të mbajmë këtë dimër. Në pasarelë kemi parë edhe çanta me peliçe sintetike, në të cilën miksohet tradicionalja me modernen. Gucci na sjell modelet retro te frymëzuara nga vitet ’50. Tendencë këtë vit do të jetë ngjyra e kuqe e verës. Femrat e Salvatore Ferragamo është një grua metropolitane dhe elegante. Ajo i qëndron besnike stilit italian. Çantat duhet të jenë “arkitektonike” por në të njëjtën kohë komode. Federico Piaggi dhe Stefano Citron, luajnë me format e çantave dhe stilin retro. Këto çanta janë ... more »

Thonjtë – ngjyrat dhe format dominuese për vjeshtë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Ngjyrat dhe teksturat dominuese të thonjve në këtë periudhë vjeshtore janë ngjyrat e errëta, madje të pasura, janë rikthyer. Ndër këto ngjyra, bien në sy e kaltra në gri, vjollcë, e kuqja e errët, ngjyra kaki, ngjyra gri e zbehtë dhe gështenja, ndërsa tendenca e teksturës është figurat dhe xixat që krijojnë një ylber ngjyrash në dritë. Forma dominuese e thonjve, ndryshe nga stina e verës, kur forma ishte ovale, forma aktuale e thonjve është midis ovales dhe katrores. Ndërsa tendencat e artit të thonjve dhe stilit për momentin është manikyri që shkon nga e zbehta deri në të errët,... more »

Ja pse flokët tuaja janë të thata dhe të dëmtuara

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Flokët e bukura dhe të shëndosha janë dicka të cilat i mundojnë gjatë gjithë kohës femrat, mirëpo, shumicës së tyre kjo nuk u shkon për dore, e ja pse është ashtu. Damat të cilat i kushtojnë kujdes dukjes së tyre, e dijnë që flokët e bukura dhe të kujdesura janë shumë të rëndësishme. Mirëpo, nganjëherë femrat pa vetëdije bëjnë gabime, për shkak të të cilave asesi nuk munden që të arrijnë një pamje të folkëve të shëndosha dhe të kujdesura, pa çka se janë munduar. Në pyetje janë shprehitë e përditshme të cilat e dëmtojnë qimen, e femrat për këtë nuk janë të vetëdijshme. Mirëpo, nëse d... more »

Infeksionet gjenitale dhe urinare

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Vaginitis Vaginitisi është përndezje e indeve të të vagjinës. Ky quhet vulvovaginitis kur është i lidhur me infeksionin e vulvës ( lëkura e indeve që që i mbulon pjesët e jashtme të vagjinës). Vulvovaginitisi mund të shfaqet të gratë e të gjitha grupmoshave. *Si ndodh?* - Mund të shkaktohet me iritues, siç janë mikrobet, sapuni, pluhurat etj. - Këpurdha quhet Candida dhe shkakton zbrazje vagjinale si djathi. - Mikroorganizmi njëqelizor quhet Trichomonas dhe shkakton tajitje kundërmuese - Shtimin e baktereve që gjenden normalisht në vagjinë e shkaktojnë vagjinoza bak... more »

Gjashtë deri në tetë orë, koha e nevojshme për gjumë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Gjashtë deri në tetë orë gjumë gjatë natës mund të jenë mjaft të rëndësishëm për uljen e rrezikut nga problemet e zemrës dhe goditja në tru, thonë ekspertët. Studiuesit kanë konfirmuar se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë gjatë natës janë më të rrezikuar që të përjetojnë infarkt në tru apo në zemër, në raport me ata që flenë më shumë se kaq. Ata që flenë më pak se gjashtë orë, po ashtu kanë për dy të tretat rrezik më të madh që të sëmuren nga pamjaftueshmëria kongjestive e zemrës – gjendje në të cilën dobësohet aftësia e zemrës për pompimin e gjakut – dhe kjo mund të shoqërohe... more »

Pesë rregulla, me të cilat nuk do të keni dhëmbë të verdhë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Rregullat e higjienës orale kërkojnë larjen e dhëmbëve pas çdo ushqimi, por nga pamundësia për të bërë këtë, që në të gjitha rrethanat dhe situatat, ndodh që furçën e dhëmbëve ta përdorim vetëm pasi të zgjohemi dhe para se të shkojmë për të fjetur. Megjithatë, zakonet e caktuara mund të na ndihmojnë për të mbajtur dhëmbët tanë, të shëndetshëm dhe të bardhë. 1. Pini çaj Çaji i zi dhe i gjelbër, përmbajnë polifenele, antioksidantë, vlera e të cilit në fakt vështirson depozitimin e shtresave (shtresë të verdhë) në dhëmbë, dhe kështu ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve. Këto l... more »

Si të jesh gjakftohtë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli* *Majkëll R. Edelshtajn* *Dejvid Ramsej Stile* *Tre hapat u duhura për t’u marrë me zemërimin, inatin apo armiqësinë tënde, janë:* * * 1. Së pari, prano se je ti që po e zemëron veten tënde. Këtë zemërim nuk po ta shkakton ndonjë person, ndonjë përvojë apo ndonjë situatë tjetër. Ti mund ta kuptosh kur një person, përvojë apo situatë është e pakëndshme ose e padëshiruar. Vetëm kjo nuk e shpjegon apo justifikon dot zemërimin tënd. ... more »

Bajamet – si t’i shërojmë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm. Mirëpo, nëse shpesh apo vazhdimisht janë të pezmatuara, janë rrezik për organizmin dhe duhet hequr… Nën kuptimin inflamacioni bajameve rëndom nënkuptohet inflamacioni i gurmazit, i bajameve dhe i nyjave limfatike në qafë, bashkë me temperaturën e ngritur të trupit, dhembjen e nyjave dhe të muskujve. Sipas rregullit, inflamacioni i bajameve vetvetiu kalon pas katër apo pesë ditësh. Mirëpo duhet qenë shumë të kujdesshëm në qoftë se inflamacioni shpesh paraqitet nga fillimi, madje me qelbëzim, i shoqëruar me temperaturë ... more »

Vaji i ullirit – “ari i lëngshëm” për jetëgjatësi

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Vaji i ullirit është aleati më i mirë e njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet e para në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin njeriut, dhe për këtë shkak e quajnë “ar i lëngshëm”. Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë. Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare shumë kohë më parë përdorin vajin e ullirit në ushqimet e veta dhe shumë më pak kanë probleme kardiovaskulare, gjakderdhjes në tru dhe sëmundje maligne në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime. Në kohërat e sotme në Spanjë përdoren dis... more »

Çfarë ndodh me flokët gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nga rritja e bujshme deri tek rënia Përsëri hormonet janë “fajtor” për të gjitha. Kështu mund që më shkurt të jetë përgjigja për pyetjen se çfarë po ndodh me flokët tuaj gjatë shtatëzanisë, dhe disa muaj pas lindjes. Ndryshimet hormonale janë arsyeja që gjatë shtatzënisë flokët duken më të trashë dhe më të bujshme për shkak të numrit të qimeve në fazën e rritjes. Për shkak të ndryshimit të rritjes së flokëve të trashë, shumë gra shtatzëna kanë thënë që flokët e tyre kurrë nuk janë dukur më të bukur, sidomos në tremujorin e dytë, kur floku merr një shkëlqim të veçantë. Por, edhe pse ... more »

Ushqimet të cilat ulin ndjenjën e urisë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nëse dëshironi të dobësoheni, në radhë të parë duhet të hiqni ndjenjën e urisë. Janë rreth 10 ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë për të realizuar qëllimin tuaj… *Dieta* Dëshira për t’u dobësuar dhe për të qenë në formë është një nga fiksimet e kohëve të sotme. Për të realizuar objektivin, është e nevojshme të braktisim zakonet e vjetra të jetës sedentare, duke bërë aktivitete fizike, e sidomos duke ndryshuar raportin me ushqimet dhe urinë. Për të reduktuar ndjenjën e urisë është e nevojshme të ndiqet një ushqyerje korrekte dhe e ekuilibruar. Më poshtë po ju paraqesim dhjetë ushqi... more »

14 mënyra të thjeshta për të jetuar më gjatë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
* * *1- Mos flini me orar të zgjatur* Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se, më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe sht... more »

Kanceri i gjirit – zbulojeni më herët, shpëtoni jetën tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
“Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjirit. Ju mund të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit duke e zbuluar sa më herët. Për kapjen e hershme të kancerit të gjirit ekzistojnë disa mënyra: - Vetëkontrolli i gjirit; - Ekzaminimi klinik i gjirit nga mjeku, dhe - Kryeja e mamografisë. *Kapja e hershme parandalon kancerin e gjirit. Shpëtoni jetën tuaj”. */Instituti i Shëndetit Publik/ Videoja e mëposhtme është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë me moton “Shpëtoni jetën tuaj”. Ajo është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të grave për të parandaluar kancer... more »

Disa fakte që nuk i keni ditur për dhëmbët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
- Smalti ose pjesa sipërfaqësore e dhëmbit është substance organike me e fortë në trup. - Vetëm në hapsirën e gojës ndodhen mbi 300 lloje të bakterieve. - Një person i ritur kalon një kohë rreth 47 sec për ti pastruar dhëmbët edhe pse e dim që për pastrimin e dhëmbëve duhet të shpenzojm kohë 2 -3 min. - Femrat buzeqeshin më shumë dhe atë 62 herë në ditë ndërsa meshkujt vetëm 8… - Vetëm gjatë një buzeqeshje aktivizohen rreth 33 muskuj të fytyrës. - Brusha e parë është prodhuar në vitin 1938,ndësra në Kinën e lashtë brushat kan qenë të përbëra prej ... more »

Peshën ideale, si ta llogarisim?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Ekzistojnë te dhëna dhe tabela për te vlerësuar nëse jemi apo jo ne mbipeshe apo nënpeshë, cilat janë karakteristikat e tyre? Zbuloni se cila është pesha ideale. Për te vlerësuar nëse jemi mbi peshe apo nënpeshë, i drejtohemi një formule qe llogarit peshën ideale. Janë referime te cilat mbajnë parasysh faktorë te ndryshëm (seksin, strukturën, gjatësinë, moshën etj) për te vlerësuar nëse pesha është ne norme. Por ne fakt nuk ekziston një formule e vetme. Specialist te ndryshëm, dietolog apo mjek kane krijuar llogaritjet e tyre te peshës, zyrtarisht njihen 9 te tilla. Një tabelë tjet... more »

Kafshët shtëpiake, i bëjnë fëmijët më të përgjegjshëm

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Rritja në prani të kafshëve shtëpiake ka një efekt pozitiv për fëmijët, sepse kafshët në shtëpi, sjellin gëzim dhe argëtim. Të vegjlit, ato i perceptojnë kryesisht si lodra të gjalla me të cilat mësojnë si duhen respektuar nevojat e të tjerëve dhe se si të kujdesen për të tjerët. “Dilema më e zakonshme prindërore – nëse dhe kur duhet blerë një kafshë shtëpiake për fëmijët, si ta zgjedhin, si të sillen kur ju ngordhin”, sqaron psikologja dhe edukatorja familjare, Anna Bruse. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për t’i blerë fëmijës një kafshe shtëpiake. Para se të nxitoni... more »

7 dobi shëndetësore të vezëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Të hash vezë është mjaft e shëndetshme, ndërkohë që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njëri prej atyre që beson kështu dhe nuk ha vezë rregullisht, ja ku keni 7 arsye pse vezët duhet të jenë rregullisht në menynë tuaj. Vezë Sharri *Opinioni i gjerë* * * Ashtu si e thamë më lart pra në opinion ekziston besimi se kolesteroli në të verdhët e vezës rrit nivelet e kolesterolit në trupin tuaj duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Por ja ku kemi lajmin e mirë për dashamirësit e vezëve: Hulumtimet përkrahin dobitë shëndetësore të vezës dhe disa studime duk... more »

Hot Dog: Nga erdhi ushqimi amerikan më i konsumuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Salsiçe, simite, keçap dhe mustardë, ushqimi me prejardhje gjermane që u kthye në ëndrrën e stomakut të çdo amerikani në kohën tonë dhe simbol i ushqimit të pashëndetshëm* * * Salsiçet janë një nga format më të vjetra të ushqimit të përpunuar, të përmendura madje edhe në veprën “Odiseja” të Homerit në shekullin e 9 përpara Krishtit. Qyteti gjerman Frankfurt mendohet se ka meritën e origjinës së frankfurterit ose ndryshe hot dog-ut. Megjithatë ka nga ata që shprehen se salsiçet e famshme, të njohura si “dachshund” ose “little-dog”, u krijuan në fund të viteve 1600 nga Johann Georgheh... more »

Metodat e mjekësisë popullore dhe asaj perëndimore për kurimin e veshkave

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Sipas të dhënave statistikore, aktualisht sot në botë numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave zë afro 1 të 10-n e popullsisë së përgjithshme të botës, e thënë në shifra kjo arrin mbi 500 milionë të prekur. Çfarë ndikimi priret ketë kjo sëmundje tek njerëzit? Si mund të zbulohet ajo në hapat e para? Cilat janë disa nga metodat e trajtimit të kësaj sëmundjeje nëpërmjet metodave kombinuese të mjekësisë popullore dhe asaj perëndimore? Në suplementin e sotëm ne do iu sjellim të gjitha këshillat dhe metodat e kurimit dhe trajtimit të problemeve me veshkat. Për të prekurit e he... more »

10 trajtime që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Janë rreth 10 lloje trajtimesh bukurie, të cilat duhet t’i provoni të paktën një herë të vetme në jetën tuaj. Ato do t’i sjellin trupit tuaj shëndetin dhe rininë aq shumë të dëshiruar nga ju…* *Bukuria* Do t’i dedikoheshim vetes tonë të paktën një ditë në javë në një qendër shëndeti dhe bukurie, nëse kjo gjë do të varej tërësisht nga ne. Nuk ka asgjë më të mirë se sa një ditë relaksuese kur mund të rigjallërojmë shqisat tona duke provuar trajtime të ndryshme, që mund të gjenden lehtë në internet me çmime shumë të volitshme. Ne do t’ju propozojmë 10 trajtime bukurie që të gjithë... more »

Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Njihuni me simptomat e syve që në dukje janë të zakonshme, por që mund të zbulojnë të dhëna shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë trupit tuaj Kujdesi *Nga “Daily Mail”* Sipas ekspertëve, bebëzat tuaja të syve mund të përmbajnë të dhëna për probleme shëndetësore të padiagnostikuara dhe një kontroll rutinë i syve mund të zbulojë të vërtetën. Sytë janë një dritare për në trup, duke ofruar një paralajmërim të shkëlqyer për shumë sëmundje që mund të kërcënojnë jetën. Shumica e njerëzve mendojnë se na nevojiten kontrollet tek okulisti vetëm për të kontrolluar problemet me të pari... more »

VIDEO: Brusha e cila pastron dhëmbët për 6 sekonda

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Gjatë kohës sa ju do ta shikoni këtë video, me zbulimin e ri ju mund të lani edhe të gjithë dhëmbët tuaj. Nëse ndonjëherë keni përtuar që të lani dhëmbët vetëm pse ju ka marrë shumë kohë apo ju ka dashur që të lëvizni nga vendi atëherë tashmë ky problem është zgjidhur. Blizzident, ka krijuar një brushë të dhëmbëve 3 dimensionale, e cila është në formë të dhëmbës dhe ka 600 fije brushe. E tëra çka duhet ju që të bëni është që ta kafshoni brenda kornizës 3 dimensionale dhe brenda 6 sekondave mund të lani të gjithë dhëmbët e tuaj njëkohësisht. “Ideja e dizajnerëve ka qenë që ta bëjnë la... more »

Dieta anti ulçerë, ushqime dhe frutat që e luftojnë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomakut, pankreasit, tëmthit dhe zorrës së hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të sto... more »

Zemërimi: Çmimi i shtrenjtë, kur humbet gjakftohtësinë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Majkëll R. Edelshtajn, Ph.D* *Dejvid Ramsej Stile, Ph.D* *Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli* *Shenjtërinë e Tij, Dalai Lamën, e pyetën nëse ishte e nevojshme apo e ligjshme që të zemëroheshe ndonjëherë me dikë tjetër. Ai ndenji i heshtur për disa minuta, njëlloj si lojtarët e shahut që meditojnë rreth pasojave të të gjitha lëvizjeve të mundshme dhe pastaj, pasi i bloi të gjitha mundësitë me mend, u përgjigj thjesht: “Jo”. * *Gaj Klakston, “Zemra e Bu... more »

Ja si të “pastroni” mushkëritë për tri ditë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Lërini mushkëritë të bëjnë “pushim” për tri ditë nga tymi i duhanit apo nga të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm që i dëmtojnë ato! Ndiqni disa hapa të lehtë për t’i pastruar sa më mirë dhe më shpejt… *Shëndeti* * * Shumë persona e jetojnë jetën e tyre me mushkëri të shëndetshme, por më pas ata “pengohen” nga problemet e frymëmarrjes. Ndërsa ka edhe të tjerë duhanpirës mbi 45 vjeç dhe nuk kanë asnjë shqetësim. Nuk ka asnjë mister se sa një dietë prej tri ditësh, e cila mund të pastrojë mushkëritë tuaja kur ato kanë nevojë. Ja disa hapa që duhet të ndiqni: Para së gjithash shmangn... more »

7 faktorët që sjellin celulitin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
* * *Shkenca/Këshilla nga specialistët për femrat dhe meshkujt* Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur ... more »

5 sekretet e meshkujve në dhomën e gjumit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Si sillen meshkujt në shtrat, pse dëshirojnë të jenë “superheronj”* * * Meshkujt janë plot surpriza, dhe sjellja në dhomën e gjumit nuk bën përjashtim. Sipas studiuesit George Weinberg tek meshkujt ka ende shume “të fshehta”, por 5 janë sekretet, të cilat mund të ndihmojnë të kuptosh një mashkull dhe t’i afrohesh edhe më shumë atij: 1- Ai ka frikë mos iu lërë në baltë. Meshkujt ndjejnë trysni “të tmerrshme” të performojnë seksualisht. “Në të kaluarën meshkujt nuk zhvillonin performancën e tyre seksuale, sepse femrat supozoheshin të mos i gjykonin ata”, thotë Ëeinberg. Por në ditët e s... more »

Top 9 gjërat ushqimore për flokë të shkëlqyeshme

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Nëse jeni shpesh nëpër dieta, kjo mund të ndikojë keq në flokët tuaj. Më së mirë është të hani në shumëllojshmëri dhe shëndetshëm. Nëse të gjithë jetën keni pasur flokë të hollë, ushqimi nuk mund të ju ndihmojë që ta bëni më të dendur, por mund të ju ndihmojë që ta forconi atë. Çdo muaj floku rriten nga 1 deri në 3 milimetër, ndërsa për rrënjët ku rriten flokët, thonjtë dhe lëkura themelet ia vënë sendet ushqimore që ne i përdorim. Nëse ushqeheni shëndetshëm, do të jenë më të forta nga jashtë edhe brenda. 1. *Salmon*Salmoni është përplot omega 3, thartira e cila është bazë e ... more »

Dieta me ujë për dobësim të shpejtë – Hiqni nga gjysmë kilogrami në ditë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Megjithatë, kjo guxon të bëhet çdo të dytën ditë. Dhe jo në periudhë ta gjatë, por kohë pas kohe. Ju këshillojmë këtë lloj të ushqyerit ta aplikoni vetëm një herë në javë. Në mëngjes Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni Në kohën e paradrekes Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe citroni në vjeshtë dhe dimër; pjepr... more »

Eliksiri i rinisë së përjetshme ekziston

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
E ardhmja do të “sjellë” njerëz me rini të përjetshme. Për më tepër, zbuloni detajet e mëposhtme të studimeve të fundit shkencore… *Fantashkenca* A do të ketë një të ardhme në të cilën raca do të ndahet në dy lloje: gjenetikisht e shëndetshme dhe e pasur nga njëra anë dhe e varfër dhe e sëmurë nga ana tjetër, ashtu siç është imagjinuar nga shumë shkrimtarë të fantashkencës? Për momentin kjo gjë nuk mund të dihet, edhe pse shkenca po punon fort për këtë çështje. Sipas biologut amerikan, Lee Silver, progresi në gjenetikë dhe klonimi do të mund të krijonin njeriun e pasur të shekull... more »

Pse shfaqen sëmundjet e lëkurës te fëmijët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
*Shtatë këshillat e specialistëve për kurimin e simptomave* * * Ekzema atopike, e cila shpesh quhet ekzema fëmijërore ose vetëm ekzema, është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mund të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4-mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet m... more »