Është rrëmbyer sot kryeministri i përkohshëm i Libisë, Ali Zejdani, nga hoteli i tij në Tripoli.
“Persona të panjohur dhe të armatosur kanë rrëmbyer kryeministrin sot në orët e para të mëngjesit në Tripoli dhe kanë ikur në drejtim të paditur”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Libisë. Sipas mediave ndërkombëtare dyshohet se rrëmbyesit vijnë nga radhët e kryengritësve të dikurshëm kundër regjimit në Libi dhe shpjegojnë se “rrëmbimi i sotëm ndodhi vetëm 5 ditë pas kapjes së Abu Anas Al-Libi, njëri nga udhëheqësit e Al-Kaidas në Libi”.
Al-Libi është kapur nga forcat amerikane të shtunën e shkuar. Rrëmbimi i tij ka shkaktuar pakënaqësi te grupet militante në Libi, të cilët e kanë akuzuar pushtetin se “ka bashkëpunuar me njësitë special amerikane dhe ka lejuar arrestimin e Al-Libit”.
Qeveria e Libisë ka përgënjeshtruar akuzat “se ka bashkëpunuar me SHBA-të për arrestimin e personit që besohet se është njëri nga udhëheqësit e Al-Kaidas”.






