Nëse shihni kameriere, binjake identike duke u shërbyer në Moskë, ju nuk jeni duke përjetuar një eksperiencë “de ja vu”, pasi thjeshtë është restorant që shërbehet nga binjakët identik.
“Twin Stars” është lokali më i ri në kryeqytetin rus ku ekskluzivisht shërbehet nga binjakët motra dhe vëllezër.
Pronari i restorantit Alexei Khodorkovsky tha se ishte ironike të kesh një kopje të secilit anëtar të personelit.
Por ai tregoi se kishte qenë shumë e vështirë gjetja e binjakëve të mjaftueshëm identik dhe të kualifikuar për këtë punë.






