Qe qysh thehet koshi (Video)

Roscoe Johnson, basketbollist i ekipit Harlem Wizards, një skuadër që bën ekzibicione, e ka tmerruar publikun me një ngulitje të çmendur, me ç’rast e theu koshin dhe xhamin e tabelës. Lojtari, 1,90 i gjatë, e bëri një ngulitje monstruoze, duke u rrotulluar në ajër për 360º, por në fund fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, duke u larguar në shpejtësi nga ‘vendi i ngjarjes’. /Fish Media/