Home »
» Portieri Ceni e humb penalltinë e katërt rresht (Video)
Rogerio Ceni, portieri veteran i Sao Paulos, i cili gjatë karrierës ka shënuar më shumë se 100 gola nga penalltitë dhe gjuajtjet e lira, ka dështuar në penalltinë e gjuajtur në fundjavë. Në minutat e fundit të takimit gjyqtari dha penallti për Sao Paolon dhe përgjegjësinë e mori portieri legjendar i këtij ekipi, por portieri kundërshtar e devijoi gjuajtjen e tij dhe ndeshja ndaj Corinthiansit u mbyll pa gola, 0-0. Kjo ishte penalltia e katërt rresht që Ceni e humb. /Fish Media/