Presidenti amerikan Barcak Obama e ka ndihmuar një grua shtatzënë e cila filloi ta humbë drejtpeshimin gjatë fjalimit për reformën shëndetësore që po mbante Obama në Shtëpinë e Bardhë.
“Ja çfarë ndodhë kur flas shumë gjatë” ka thënë Presidenti amerikan duke bërë shaka.
Obama ka mbajtur një fjalim në Kopshtin e Trëndafilave, ndërsa Karmel Allison ishte një prej atyre që do të përfitojnë nga paketa shëndetësore që ofron Obama.
Personeli i Shtëpisë së Bardhë e ka larguar më pas Allison nga kjo ngjarje.
Allison ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo vuan nga tipi 1 i diabetit që nga mosha 9 vjeçare, por ajo ka pasur të njëjtin nivel sigurimi pavarësisht kostove në rritje të mjekimit.
Reforma shëndetësore është një nga betejat më të mëdha të Presidentit Obama . Ai thotë se do të shtojë mundësitë e amerikanëve për të qenë të siguruar.






