Nuset nga Shqipëria janë duke bërë “çudira” demografike në rajonin e Pellagonisë të Maqedonisë, e që kryesisht martohen në fshtratat e Manastirit.
Mu në kohërat kur nataliteti në këto vendbanimeve është zvogëluar në përmasa shqetësuese për etnitetin maqedonas, për tetë vite në zonat rurale të Pellagonisë janë martuar më shumë se 70 nuse nga Shqipëria me maqedonas, dhe nga martesa e tyre kanë lindur më së paku 100 fëmijë.
Nuset nga Shqipëria janë të martuara në fshatrat maqedonase si: Sërpci, Kërlino, Ogila, Tepavci, Dalbegovc e shumë të tjera.
“Kam gjashtë vite që jam martuar këtu. I kam dy fëmijë, dhe ndjehem shumë mirë. Nuk e pata të vështirë ta mësojë gjuhën maqedonase, jemi të dashuruar me burrin tim”, – ka thënë shqiptarja, Flora Paçkovska e martuar në fshatin Kërlino.
Vetëm këtë vit, gjysma e nxënësve të klasës së parë në shkollën fillore “Goce Delçev” të Demir Hisarit, janë prej nënave shqiptare. Falë asaj që shqiptaret janë duke e rritur popullsinë në zonat rurale të fshatrave maqedonase, për shembull në fshatin Rapesh vetëm pas 25 vitesh është dëgjuar sërish zilja shkollore, kurse në Tepavci për këtë shkak është duke u rinovuar shkolla.
Shumica e shqiptareve nga Shqipëria të martuara me maqedonas, edhe pse nëpër fshatrat ku jetojnë kryesisht merren me bujqësi, shprehen se janë të kënaqura me jetën në Maqedoni./Femina






