Sa mendjengushtë që janë disa gojëhapur. Të lavdëron një shtet i fuqishëm dhe me ndikim të dendur në gjeopolitikë, ndërsa disa analistë që janë pjesë e një shoqërie të pafuqishme dhe me nevoja të shumta për ndihmë, dalin kundër kësaj përkrahjeje, thuajse duan të na mbrojnë prej ndonjë vërshimi apokaliptik. Ec ore analistë shpejtoni për ta shikuar veten në pasqyrën e skërmitur mirë, të cilën gjyshi si dhuratë ia kishte sjellur prej Turqisë!