Mexes e humb kontrollin, e grushton Chiellinin (Video)


Një Mexes për ‘Horror Show’. Mëkat që nuk jemi në kinema, por në ndeshjen e futbollit Juventus-Milan në Serie A. Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes ka qenë protagonist negativ i ndeshjes së zhvilluar në Juventus Stadium, të cilën e fituan djelmoshat e Antonio Contes 3-2. Futbollisti francez në pjesën e dytë ka qenë autor i një gjesti vërtet josportiv në duel me kolegun e tij Bianconero, Giorgio Chiellini.