
Sipas trajnerit të klubit ukrainas, barazimi i përshtatet të gjithëve edhe pse ekipi i tij gjendet me vetëm një pikë në vendin e tretë.
“Ky rezultat kënaq të dyja palët. United ka kapitalizuar nga gabimi jonë dhe shënoi një gol me fat”.
“Nuk them se kontrolluam lojën, sepse nuk më kujtohet ndonjë rast tjetër pos golit të shënuar para portës tonë. Barazimi nuk është më i keq. Jam i kënaqur që arritëm të luajmë më mirë se ata në çdo aspekt”, është shprehur Lucescu. /Telegrafi/





