Januzaj i kerkon shume Man. Unitedit!

Londër, 16 tetor – Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj i ka bërë kërkesën e parë skuadrës së tij Manchester United. Përfaqësuesit e lojtarit i kanë thënë skuadrës angleze se kërkojnë 100 mijë funte në javë, në mënyrë që Januzaj të shmangë bisedimet me Barcelonën, Juventusin e Cityn apo edhe Bayernin (të gjitha këto të interesuara për ta angazhuar), para se ai të nënshkruajë kontratë profesionale me Man. Unitedin.

Si transmeton Zhurnal, për Januzajn kërkohet një pagë e majme javore me kontratën e re.

Kjo vlerësohet si sfida e parë për Unitedin për të mbajtur talentin me prejardhje nga Kosova në skuadër, pasi që muaji janar mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.