Iniesta: Neymar do të shkëlqejë

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, beson se bashkëlojtari i tij Neymar ka nevojë për t’u zhvilluar dhe këmbëngul se braziliani është lojtar i madh.

 Neymar ka dështuar të tregojë kualitetet e tij pas ardhjes te klubi katalanas dhe Iniesta beson se ka kohë që braziliani të tregohet.

“Ka shumë hapësirë për përmirësim. Por, ai është lojtar më ndryshe. Ai do të bëjë mirë këtë vit”.
“Ne nuk duhet të harrojmë se ai është shumë i ri dhe ka kohë që ai të përmirësohet. Por, duket se qartë për mua se Barcelona ka lojtar të madh për vitet në vijim”, ka thënë Don Andres. /Telegrafi/