Infeksionet gjenitale dhe urinare

Vaginitis

Vaginitisi është përndezje e indeve të të vagjinës. Ky quhet vulvovaginitis kur është i lidhur me infeksionin e vulvës ( lëkura e indeve që që i mbulon pjesët e jashtme të vagjinës). Vulvovaginitisi mund të shfaqet të gratë e të gjitha grupmoshave.

Si ndodh?
  • Mund të shkaktohet me iritues, siç janë mikrobet, sapuni, pluhurat etj.
  • Këpurdha quhet Candida dhe shkakton zbrazje vagjinale si djathi.
  • Mikroorganizmi njëqelizor quhet Trichomonas dhe shkakton tajitje kundërmuese
  • Shtimin e baktereve që gjenden normalisht në vagjinë e shkaktojnë vagjinoza bakterale (BV) ose vaginistisi specifik. Si përcjellës është tajitja me aromën e peshkut të ngordhur.
  • Vaginitisi mund të shkaktohet edhe nga disa faktorë të tjerë, siç janë higjiena e keqe dhe disa iritues.
Irituesit që mund ta shkaktojnë vaginitisin përfshijnë:
  • Kondomet dhe diafragmat
  • Shkumat, gelet dhe kremat
  • Prodhimet e aromatizuara, sprejet dhe pluhurat
  • Rrobat që i mbajnë temperaturat tepër të mëdha, siç janë ato nga najlloni.
  • Tamponët
  • Veglat seksuale
  • Lëndimet trupore
Cilat janë soimptomat?Simptoma kryesore ne vaginitisit është tajitja e tëpërt nga vagjina. Zbrazjet mund të jenë të bardha ose të verdha. Njëfarë tajitje qumështore vagjinale është normal për gratë e të gjitha grupmoshave, mirëpo aroma e pakëndshme nga vagjina, kruarja, sugrepi dhe ënjtjet mund të jenë simptoma të infeksionit. Në qoftë se përcillet me dhembje në pjesën e poshtme të barkut duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku juaj. Disa sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST) mund të kenë simptoma të ngjashme me ato të vaginitisit.
Si bëhet diagnoza?Mjeku juaj do ta bëjë kontrollin dhe do t’i zbatojë shqyrtimet.
Si mjekohet?Qëllimi i mjekimit është heqja e mikrobeve dhe e irituesve. Infeksionet mjekohen rëndom me antibiotikë dhe me agjente antifungale. Mund të shfrytëzohet terapitë orale ose ato lokale. Infeksioni mund ta kufizojë aktivitetin seksual për një kohë. Parnerit tuaj mund t’i ofrohet gjithashtu tretmani përkatës parandalues.
Për sa kohë do të zgjasë infeksioni?Ndonëse simptomat fillojnë të zvogëlohen rëndom pas ditës së parë të mjekimit, infeksioni pastrohet për rreth një javë ditë. Jeni të detyruar t’i përdorni të gjitha ilaçet e caktuara, madje edhe nëse simptomat tuaj zhduken krejtësisht, sepse infeksioni mund të përsëritet (të rikthehet).
Si mund të kujdesemi për vetveten?Lahuni me sapun jo iritues të paaromatizuar. Shfrytëzoni ujin që është i ngrohtë, por jo i valë. Lani organet gjenitale me themel, por butësisht. Terni pa ndrydhje dhe fërkim. Mbani të brendshme të pambukëta.
Çka mund të bëhet për ta penguar vaginitis-in?
  • Higjiena e mirë personale.
  • Larja e përditshme me sapun të butë dhe me ujë të ngrohtë.
  • Mbani të brendshme të pambukëta dhe ndërroni ato për çdo ditë.
  • Mbani rroba nga tekstilet që e pengojnë djerësitjen e tepërt.
  • Evitoni shfrytëzimin e prodhimeve higjienike të grave ( siç janë sprejet dhe pudrat) dhe të shtojcave të larjeve (siç janë ato shkumbëzuese dhe vajrat).
  • Përdorni shtojca higjienike pa dezodoranse.
  • Braktisni shkumbat, gelet dhe kremat.

Infeksioni i tharmit (kandidiaza)

Kandidiaza është infeksion i tharmit i shkaktuar nga këpurdhat Candida albicans. Tharmi mund ta infektojë vagjinën, buzët ose regjinet e lagështa të lëkurës.
Çka ndodh kështu?Është normale që në trup të ketë këpurdha dhe tharm. E mbajnë nën kontroll florën e rregullt të përbërë nga bakteret vagjinale. Mirëpo, nganjëherë ajo baraspeshë çrregullohet dhe tharmi multiplikohet shpejt dhe e shkakton infeksionin. Ekzistojnë disa situata në të cilat tharmi mund të shumëzohet. Përshembull ilaçi antibiotik mund ta mbysë bakteren që e mban në rregull nivelin e tharmit. Kushtet në të cilat shkaktohen ndryshimet harmonale, siç janë: menopauza, shtatzënia, marrja e tabletave kontraceptive ose të themi diabeti gjithashtu mund të shkaktojnë rritje të nivelit të tharmit. Ilaçet që e nxisin sistemin mbrojtës e shkaktojnë edhe AIDS-in.
Është pranuar përgjithësisht se kandidiaza bartet më së shpeshti me marrëdhënie seksuale.
Cilat janë simptomat?Tajitja nga vagjina që është e bardhë dhe duket si brumë ose si djath.
Simptomat e tjera:
  • kruarja
  • sugrepi (përskuqja) në pjesën e jashtme të vagjinës
  • djegia me rastin e urinimit
  • Disa gra të infektuara me candide mund të mos kenë kurrfarë simptomash. Tek mashkulli tharmi mund të shkaktojë ënjtje dhe përskuqje në penis. Kjo është më e mundshme tek peniset pa rrethprerje (pa syneti).
Si mjekohet?Aplikohet tretmani me ilaçe. Infeksioni mund të mjekohet për disa ditë gjatë javës.
Si të kujdesemi për vetveten?
  • Hiqni dorë nga marrëdhëniet seksuale derisa mos të mjekohet infeksioni.
  • Përcillni udhëzimet e mjekut për shfrytëzimin e ilaçeve.
  • Hiqni dorë nga ushqimi me shumë sheqer.
  • Hiqni dorë nga shfrytëzimi i prodhimeve, siç janë shamponat, sprejet etj. në regjionin vagjinal, pos nëse këtë ua ka rekomanduar mjeku.
  • Mbanë të thatë ( të terur) regjionin gjenital.
  • Mbani brekë të pambukëta dhe ndërroni ato sa më shpesh.
  • Hiqni nga pesha nëse jeni tepër e trashë.
  • Nëse jeni me diabet, kushtoni kujdes nivelit të sheqerit në gjak.
  • Përpiquni që të konsumoni jogurt. Disa gra kanë dëshmuar se jogurti ndihmon për ta penguar shtimin e tharmit.
  • Vizitone mjekun tuaj ose ofruesin e mbrojtjes shëndetësore, nëse përsëritet infeksioni i tharmit në afatin prej dy muajve ose nëse infeksioni vazhdon të jetë edhe më tutje, me gjithë mjekimin.
Çka mund të bëhet për ta penguar kandidiazën?
  • Mbani pjesët e lagështa të trupit të thara dhe të ftohta.
  • Hiqni dorë nga bartja e kostumit të lagësht të larjes ose nga rrobat ritueshme për një kohë më të gjatë.
  • Hiqni dorë nga bartja e rrobave të brendshme nga sintetika ose materialet e tjera të ngjashme.
  • Përpiquni ta konsumoni jogurtin.
  • Nëse është e mundshme, hiqni dorë nga përdorimi i shpeshtë dhe afatgjatë i antibiotikëve.

Trihomoniaza

Trihomoniaza është infeksion që mund të shfaqet në vagjinë dhe në penis. Mund të mjekohet dhe nuk shkakton kurrfarë dëmtimi të përhershëm.
Si ndodh?Organizmi quhet Trichomonas vaginalis dhe shkakton infeksion. Ky është infeksion që bartet seksualisht.
Cilat janë simptomat?Tajitja sipërfaqësore me ërë të rëndë e përcjellë me kruarje. Meshkujt nuk kanë rëndom kurrfarë simptomash, por mund të shkaktohen iritime në maje të penisit.
Diagnoza?Merret mostra e lëngut nga vagjina ose nga penisi dhe shqyrtoheet nën mikroskop. Mjeku juaj mundet, nëse dëshironi, t’ju testojë juve dhe partnerin tuaj për sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme ( SST)
Si mekohet?Trihomoniaza mjekohet me ilaçin që quhet metronidazol. Ky ilaç nuk guxon të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Partneri juaj seksual duhet gjithashtu ta marrë terapinë.
Çka duhet bërë e çka nuk duhet bërë gjatë mjekimit?Nuk guxohet të pihet alkooli derisa shfrytëzohet ky ilaç. Në të kundërtën, do të keni mundime serioze dhe vjellje.
Si mund të mbrohemi nga Trihomoniaza?Shfrytëzimi i kondomit është mënyra e vetme e mbrojtjes nga Trihomoniaza.

Herpesi gjenital

Herpesi gjenital është sëmundje virusale e shkaktuar me virusin herpes simplex 2 (HSV-2). Ky shkakton mëshikëza të dhimbshme në gjenitalie te mashkulli dhe të gruaja.
Si ndodh?Mund të infektoheni me virusin me anë të kontaktit me gjenitalie të infektuara, në regjionin oral ose rectal. Bartet nga personi në person me anë të marrëdhënieve seksuale. Pas infeksionit, virusi mbetet në trup për pjesën e mbetur të jetës. Pas periudhës së qetësisë virusi bëhet përsëri aktiv. pas kësaj hyn sërish në periudhën e re të mosaktivitetit. Shkakton dhimbje gjatë periudhave aktive. Stresi fizik (siç janë robat joadekuatë të ngushta) stresi emocional, menstruacioni dhe disa sëmundje të tjera mund të shkaktojnë epidemi. Është shumë infektues gjatë periudhës aktive.
Cilat janë simptomat?
  • Qesëzat me dhimbje
  • Ethet (rëndom bashkë me qesëzat e para)
  • Dhembja e muskujve
  • Tajitja vagjinale
  • Dhimbja me rastin e urinimit
  • Dhembja gjatë marrëdhënieve seksuale
  • kruarja
  • Ënjtjet dhe rritja e nyjave limfatike në gilëza
Si mjekohet?Herpesi gjenital nuk mund të mjekohet. Ilaçet siç është acikloviri mund t’ju ndihmojë që të keni sa më rrallë dhe në formë sa më të butë periudhat dhe zbutjen e shpejtë të simptomave. Me qëllim që të evitohet infeksioni i foshnjes me rastin e lindjes, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë të lindni me prerje cezariane.
Për sa kohë do të zgjasin simptomat?Me paraqitjen e mëshikëzave do të fillojë mjekimi pas pesë ditëve. Ato zhduket rëndom në një deri në tri javë, por ndonjëherë zgjasin edhe gjashtë javë. Rreth 50 për qind të personave të infektuar me herpes do ta përjetojnë përsëritjen. Tek përsëritja fshikëzat janë më të buta dhe mjekohen më shpejt.
Si mund të kujdesemi për veten me rastin e shfaqjes së mëshikëzave?
  • Shfrytëzoni dorezat për një përdorim me rastin e përdorimit të kremeve.
  • Mbani rroba të gjera nga pambuku.
  • Hiqni dorë nga përdorimi e përbashkët i peshkirit ose i rrobave.
  • Hiqni dorë nga perdorimi i prodhimeve, siç janë sapunat aromatikë, sprejet, dezodoransat e të ngjashmet në regjionin e gjenitalieve.
  • Largohuni nga rrezitja e tepërt në diell dhe nga nxehtësia.
  • Hiqni dorë nga kontaktet seksuale.
Çka mund të bëjmë në mënyrë që të pengohet përsëritja?
  • Të shfrytëzohen të gjitha ilaçet e caktuara nga mjeku.
  • Tregoni partnerit për infeksionin në mënyrë që edhe ai apo ajo të mund të testohet.
Si mund të mbrohemi nga herpesi gjenital?
  • Shfrytëzsoni kondomet për çdo herë me rastin e marrëdhënieve seksuale.
  • Pyetne partnerin se a mos e ka pasur ndonjëher herpesin.

Lythat gjenitalë

Lythat gjenitalë janë formacione të ënjtura grumbulluese që shfaqen në regjionin gjenital. Paraqiten deri në gjashtë muaj pas infeksionit.
Çka i shkakton lythat?Shkaktohen nga një nënlloj i viruseve papiloma humane (HPV). Kjo është sëmundje seksualisht e transmetueshme, e njohur gjithashtu si Kondilomata akuminata (kondilomë). Mund të zgjasë me javë e me muaj që lythat të zhvillohen pas infeksionit. Për këtë arsye nganjëherë është vështirë të dihet se kush ju ka infektuar, në qoftë keni qenë seksualisht aktivë me më shumë se një partner. Gratë me lytha gjenitalë kanë rrezik të shtuar për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.
Si mjekohen?Mund të hiqen, por edhe mund të shfaqen sërish pas një kohe, me muaj ose me vite më vonë.
Podofilini: lëngu që përdoret drejtpërdrejt në lythat gjenitalë. Meqë mund të jetë iritues për lëkurën, ajo duhet të jetë e larë plotësisht katër orë para së të zbatohet. Në qoftë se lythat janë ende të pranishme pas një jave, nevojitet mjekimi shtesë. Gratë që janë shtatëzëna nuk do të duhej ta përdorin pedofilinin.
Nitrogjeni i lëngshëm: është gaz shumë i ftohtë që përdoret drejtpërdrejt në lytha.
Metodat e tjera të mjekimit: në qoftë se terapia e pedofilinit dhe e nitrogjenit të lëngëshëm nuk kanë sukses. Do të mund të jetë e nevojshme të hiqen lythat, qoftë me terapi laserike ose me anë kirurgjike. Këto metoda të mjekimit përfshijnë edhe drejtimin te gjinekologu ose të urologu.
Si mund të mbrohemi nga lythat gjenitalë?Nëse i keni lythat gjenitalë, të mos keni marrëdhënie seksuale është mënyra më e mirë parandaluese. Përdorimi i kondomit është mënyra tjetër më e mirë. Ka pak mundësi ta merrni ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, në qoftë se e keni vetëm një partner seksual.
Do të duhej që për çdo vit të bëhet kontrolli i komblikut dhe PAPA testi, gratë që kanë pasur lytha gjenitalë kanë rrezik të shtuar për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.

Klamidia

Klamidia është infeksion që mund të ndikojë në traktin urinar, në qafë të mitrës dhe në komblik. Në qoftë se mjekohet infeksioni mund të shkaktojë shtatzëni jashtë mitrës dhe sterilitet, duke i shkatërruar vepërçuesit.
Si ndodh?Infeksioni bartet rëndom nga personi në person me marrëdhënie seksuale. Tek fëmijët e lindur nga gratë me klamidie mund të zhvillohen infeksione serioze të syrit dhe të mushkërive.
Cilat janë simptomat?
  • Tajitja vagjinale
  • Dhimbja gjatë urinimit
  • Dhimbja në gilëza dhe në pjesën e poshtme të barkut
Diagnoza?Mjeku juaj do ta bëjë vizitën gjinekologjike. Ai do ta kërkojë mikroorganizmin në qafën e mitrës, në strisho ose në urine, duke shfrytëzuar mostrat, metodat siç janë CR ose PCR.
Si mund të kujdesemi për vetveten?
  • Të shfrytëzohen jastukët e vegjël sanitarë, në vend të tamponave, dhe të ndërrohen sa më shpesh.
  • Mund të merrni aspirin dhe acetaminofen për dhimbje.
  • Vijoni ta shfrytëzoni ilaçin ashtu siç e ka caktuar mjeku.
  • Hiqni dorë nga konsumimi i prodhimeve të qumështit në afat prej dy orësh pas marrjes së tetraciklinit ose doksiciklinit. Meqë ilaçi mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj diellit, eviton ekspozimin ndaj diellit.
Çka duhet të bëhet për t’u mbrojtur nga klamidia?
  • Tregoni partnerit tuaj seksual për infeksionin.
  • Hiqni dorë nga kontakti seksual.
  • Të shfrytëzohet gjithmonë kondomi gjatë seksit.
  • Pyetne mjekun tuaj për testin e klamidias gjatë vizitave të rregullta.
  • Këshillohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë.

Infeksionet e sistemit urinar

Në qoftë se nuk mjekohen, infeksionet e sistemit urinar mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mëshikëzës urinare dhe të veshkave.
Si ndodh?Shumimi dhe përhapja e baktereve mund të shkaktojë:
  • cistitis (infeksionin e mëshikëzës)
  • Pijelonefritis (infeksionin e veshkave)
  • uretritis (përndezjen e kanalit urinar – kanalit që e bart urinën nga mëshikëza)
  • uretre sindrom (urinimin me dhimbje pa verifikim të infeksionit) këto baktere përhapen rëndom nga rektuimi. Infeksionet e sistemit urinar janë më të shpeshta te gratë.
Infeksionet e sistemit urinar janë më të shpeshta tek ata që janë:
  • kaherë seksualisht aktivë dhe kanë partnerë të rinj seksualë,
  • janë në postmenopauzë,
  • janë shtatzënë,
  • të sëmurë nga diabeti, anemia e qelizave drapërore, goditjet në tru, gurët në veshka ose nga çfarëdo sëmundje, që lidhet me paralizën e mëshikëzës ose nga zbrazja e saj jo e plotë.
Cilat janë simptomat?
  • Dhimbja ose thumbimet gjatë urinimit
  • Dhimbja në pjesën e poshtme të komblikut, të barkut, të pjesës së poshtme të shpinës ose të ijeve
  • Ethet, djersitja, ndjenja e të ftohtit, mundimi, vjellja
  • Nevoja për ujëderdhje (urinim) të shpeshtë
  • Inkontinencioni i urinës
  • Era e pakandshme e urinës
  • Ndryshimet në sasinë e urinës
  • Gjaku ose qelbi në urinë
  • Dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale
Diagnoza?Mjeku juaj do t’ju vizitojë dhe do t’i bëjë testet laboratorike. Për infeksione të përsëritura ose kur simptomat zgjasin edhe më tutje pas tretmanit, mjeku juaj mund të propozojë:
  • pyelogramin intravenoz (IVP)
  • ultratingullin
  • cistoskopinë.
Si mjekohet?Për mjekim shfrytëzohen antibiotikët. Mjekimet e infeksioneve të komplikuara të sistemit urinar zgjasin më gjatë. Do të duhej t’i merrni të gjitha ilaçet që jua ka caktuar mjeku, madje edhe kur do të zhduken infeksionet. Në qoftë se infeksionet nuk mjekohen, mund t’i dëmtojnë veshkat ose infeksioni mund të përhapet në gjak. Në qoftë se infeksioni përhapet në gjak kjo mund të jetë e kobshme (fatale). Te infeksioni i rëndë i veshkave, është e detyrueshme të merren ilaçe intravenoze dhe pacientja të qëndrojë doemos në spital. Rëndom simptomat e infeksionit fillojnë të zbresin 24 orë pas fillimit të mjekimit.
Si mund të kujdesemi për vetveten?Të përcillen rekomandimet e mjekut.
  • Duhet të rrini ratë nëse keni temperature më të lartë se 38 gradë C. mund të bëheni aktiv vetëm asi që temperatura të zbresë nën 38 gradë C.
  • Të pini më shumë lëngje.
  • Mund të merrni aspirin ose acetaminofen për kontrollimin e etheve.
  • Të bëhet kontrolli ditor i temperaturës së trupit.
  • Termofori ose ose fasha e ngrohtë mund të ndihmojë për t’u liruar nga shtangimet.
Si të pengohen infeksionet e sistemit urinar?
  • Pas shfrytëzimit të ËC-së, fshirja nga ana e përparme (vagjina) kah ana e sprasme në mënyrë që të pengohet përhapja.
  • Të mbahet i pastër regjioni gjenital.
  • Të zbrazet plotësisht mëshikëza kur urinoni.
  • Të urinoni sa më shpejt pas marrëdhënies seksuale.
  • Mbani me 100 % pambuk mbathjet e poshtme (brekët) dhe të ndërrohen ato për çdo ditë.
  • Pini sa më shumë lëngje.
  • Hiqni dorë nga përdorimi i kozmetikës në regjionin gjenital.

Uretritisi

Uretritisi është iritimi ose përndezja e ureterit. Te gratë ureteri është i shkurtër dhe del përjashta nga trupi ndërmjet kiltorisit dhe vagjinës. Meqë hapja nuk është larg anusit, bakteret mund të futën shumë lehtë.
Si ndodh?Iritimet shaktohen nga veshjet e ngushta, nga sapuni dhe pluhurat, spermicidet dhe infeksionet vagjinale siç është infeksioni i tharmit, mund të shkaktojnë simptoma të uretritisit. Te meshkujt, shkaku më i shpeshtë i uretritisit janë mikroorganizmat e bartura seksualisht, siç janë klamidia dhe gonoreja.
Shkaku më i shpeshtë i uretritisit është bakteri nga anusi. Përpos kësaj, sëmundjet e transmetuara seksualisht, siç janë: herpes simplex, virusi popiloma human dhe Trichomonasi mund ta shkaktojnë uretritisin.
Cilat janë simptomat?Dhimbja gjatë urinimit dhe urinimi i shpeshtë. Meshkujt mund të kenë edhe tajitje nga penisi.
Si është diagnoza?Te meshkujt tajitja mund të jetë e zgjedhur dhe e përqendruar. Në qoftë se testet janë negative në klamidi dhe në gonore, mund të konkludohet se e keni uretritisin jo specifik (NSU). Te gratë, meqë uretritisi nuk shkaton kurrë tajitje, mjeku mund ta përdorë shkopin për ta marrë mostrën e ureterit. Mund të merret edhe mostra e urinës dhe të bëhet testimi i klamidias.
Si të mjekohet?Për mjekim përdorën antibiotikët. Mjeku mund të rekomandojë që të merret ilaçi para së të merret rezultati nga laboratori. Është e këshillueshme që të shfrytëzohen kondomat gjatë kësaj periudhe. Për klamidi dhe gonore simptomat mund të vazhdojnë edhe disa ditë pas fillimit të marrjes së terapisë.
Çka mund të bëhet për ta penguar uretritisin?Evitoni ekspozimin ndaj irituesve. Shfrytëzoni kondomat.

Sëmundjet e përndezjes së komblikut (PID)

Sëmundja e përndezjes së komblikut (PID) është infeksion i mitrës, i vepërçuesve, i vezoreve dhe i indeve për rreth tyre. Është më e shpeshtë te gratë që kanë marrëdhënie seksuale, sidomos me më shumë partnerë. Ndodh fare rrallë pas menopauzës.
Si ndodh?PID-i mund të shfaqet:
  • Nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, siç janë klamidia ose gonoreja, ose pas abortit (dështimit), lindjes.
  • Shkaktarët e infeksionit hynë në trup më së shpeshti gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndonjëherë llojet e caktuara të baktereve nuk mund të vërtetohen.
Cilat janë simptomat?
  • Dhimbja dhe ndjeshmëria e në pjesën e poshtme të barkut
  • Tajitja ndotëse (me erë të keqe)
  • Menstruacioni i rëndë ose i parregullt me gjakderdhje të shtuar
  • Dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Temperatura e lartë, lodhja, dhimbjet në shpinë dhe vjelljet.
Diagnoza?Mostrat e gjakut, të urinës dhe të strishos vagjinale janë të përqendruara (qelizore) në rastet kur ekziston dhuimbja në bark dhe gjakderdhja vagjinale, këto mund të jenë simptoma të shtatzënisë ektopike. Janë të rrezikshme për jetë, shtatzënia ektopike diagnostohet nëpërmjet testit të shtatzënisë.
Te PID-i, vepërçuesit dhe vazoret do të jenë të dëmtuara dhe të përndezura. Ndonjëherë nevojitet të bëhet laparoskopia.
Si mjekohet?
  • PID-i i butë, pa zjermi dhe dhimbje të mëdha, trajtohet rëndom me antibiotikë oralë.
  • PID-i mesatar është e detyrueshme të trajtohet me antibiotikë intravenozë (IV).
  • Në qoftë se shfrytëzohet intrauterini, mjeku detyrohet që ta mënjanojë – ta heqë.
  • Nëse ekziston ithati, mbase nevojitet doemos që të hiqet me anë të ndërhyrjes kirurgjike.
  • Te PID-i i fortë, mbase pacientja duhet të qëndrojë në spital dhe të trajtohet me antibiotikë intravenozë (IV) .
Nëse infeksioni nuk mjekohet, mund të krijohet ithati në vepërçues ose në vezore dhe të përhapet në pjesët e tjera të trupit. PID-i mund të shkaktojë vrragë në vepërçues, do të ishte i rrezikshëm në qoftë se shkatohet gjatë shtatzënisë. Prandaj, mjekimi i shpejtë dhe efikas i PID-it është thelbësor. Vrragët e vepërçuesve mund ta shtojnë gjithashtu rrezikun për shtatzëni jashtë mitrës.
Si mund të kujdesemi për vetveten?
  • Thirrne mjekun pasa t’i hetooni çfarëdo simptoma
  • Përcillne rjedhën e plotë të mjekimit
  • Hiqni dorë nga marrëdhëniet seksuale gjatë mjekimit
  • Mund të merrni acetaminofen, ibuprofen dhe aspirin për zbutje të dhimbjeve.
Në qoftë se mjeku mendon se infeksioni juaj është shkaktuar me anë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, parneri juaj doemos duhet të shqyrtohet
Si të pengohet PID-i?
  • Vetëm një partner seksual
  • Të shfrytëzohet kondomi gjatë seksit
  • Këshillohuni me mjekun për vizita gjinekologjike vjetore.
Femina

Related Posts: