Incident i pazakontë që i ndodhi Titos gjatë vizitës në Suedi(VIDEO)

Gjatë një vizite zyrtare në Suedi që lideri i Jugosllavisë Josip Broz Tito bëri në vitin 1976, i ka ndodhur një incident i pazakontë, i cili u regjistrua nga kamera. 
Ndërsa Tito po zbriste nga makina, ndihmësi i tij Mark Rapo del nga ulësja e pasagjerit dhe e përplasë derën e makinës mbi dorën e Marshalit. Titos gati sa nuk iu këputën tre gishta, por ndihmësi reagoi menjëherë, pasi Marshali bërtiti. 
Në video shihet se si qesh kryeministri suedez Olaf Palme dhe gruaja e tij, të cilët kishin dalë të prisnin prijësin e Jugosllavisë. 
 Më pas gjatë takimit zyrtar, Tito edhe njëherë ua tregoi ngjarjen miqve të tij. 
 Vizita e Titos në Suedi në vitin 1976 ishte e një rëndësie të madhe, pasi po ndodhte pas sulmeve terroriste në ambasadën jugosllave.
/Shekulli Online/ E.L/