Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare

Masakra serbe e vitit 1913, vriten 620 burra e djem në fshatin Topojan

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 days ago
*TOPOJAN O MOS VDEKSH KURRË,* * KE SHKRUE EMNIN NË FLAMUR!* *(Mbresa dhe Shpresa)* * * *Në përvjetorin e masakrës serbe në krahinën e Topojanit, të Rrethit të Kukësit* * * Mahmut Karanxha Anekënd në tërë hapësirën shqiptare, për fat të keq të shtrirë në 6 shtete, si rrallëherë në ditët e nëntorit të vitit të kaluar, kudo mbizotëroi ngjyra kuqezi, ngjyra e flamurit tonë kombëtar. I vjetër ky flamur, me këto ngjyra, por pa i humbur aspak shkëlqimi, pa i humbur nga mosha aspak bukuria, pasi s’ka si të ndodhte ndryshe, si njëra dhe tjetra u poqën bashkërisht në betej... more »

Në 50 vjetorin e vdekjes së atdhetarit Ali Bej Këlcyra

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
*Qeveria duke u bazuar në faktet historike duhet të rehabilitojë figurën e patriotit të shquar* *Nga Shkëlqim Xhoxhaj* * * Më datë 24 Shtator 1963, pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit dhe patriotit të shquar Ali Bej Këlcyra, njeriut aq të përkushtuar për Shqipërinë, për të cilën ai studioi, punoi dhe luftoi, por që edhe pas 50 vjet nuk ka mundur të rehabilitohet nga politika jonë shqiptare. Vajza e tij Hana Klissura, së bashku me një grup dashamirësish dhe njerëz që e vlerësojnë jetën dhe veprën e Ali Bej Këlcyrës, demokratit të flaktë kuqezi të nderuarit dhe të respektuarit Ali Bej ... more »

Kur 68 vajza shkuan partizane, 14 shtator 1943

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
* Si flutura drejt dritës* *Shkon njeriu* *Drejt lirisë! * *Nga Nasho Jorgaqi* *Kujtime* * * Shtatëdhjetë vjet më parë, më 14 shtator 1943, 68 vajza fierake brenda një dite dolën partizane. Ishte ky një akt i rrallë, i pangjarë ndonjëherë jo vetëm në qytetin tonë, por dhe në mbarë Shqipërinë e më gjerë. Fieri aso kohe qe një nga qytetet me moshë të re, relativisht i vogël, me kontribute modeste në historinë kombëtare, por ai do të zgjohej nga gjumi letargjik sapo nisi të ndjehet kushtrimi i luftës për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë. E ...more »

Politika integruese e qeverisë së Vlorës dhe rivaliteti me klanet politike

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
*Roli i Ismail Qemalit si drejtues shteti në vitet 1912–1914* * * Nga Dr. Lavdosh Ahmetaj* Historia e integrimit ka rrjedhën e saj, por ajo çka materializon ky punim është më e kufizuar, për shkak se jemi të interesuar për zhvillimet historike të kohës mbas shpalljes së pavarësisë politike; parë në këtë pikëpamje, ngjizja politike përkon me këtë ngjarje, e cila i dha përmasa kombëtare situatës shtetformuese shqiptare. Kjo, njëherësh përbën nyjen politike dhe historike të kombit shqiptar, për shkak se u arrit të evidentohet një klasë politike shqiptare, e cila ishte në gjendje të kr... more »

“Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
*SHËNIM SHOQËRUES.* *Herman Bernstein (1876-1935) qe ambasador i SHBA në Shqipëri në periudhën Shkurt 1930-Shtator 1933. Ai ishte njëkohësisht një gazetar, shkrimtar, përkthyes, botues e diplomat i famshëm me origjinë hebraike. Albert Einstein ishte mik dhe bashkëpunëtor i tij. Herman Bernstein ishte një veprimtar i spikatur për të drejtat e hebrenjve dhe redaktor i dy gazetave hebraike. Shkrimi i mwposhtwm wshtw nxjerrw nga arkivat e New York Times dhe botuar më 28 Janar 1934.* *28 Janar 1934: Me çështjet e saja në krizë, ajo vështron me shumë vëmendje lëvizjet e ndryshme të bëra ... more »

Diplomacia britanike në konfliktin Italo-Jugosllav për Shqipërinë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 weeks ago
Një përshkrim i shkurtër i qëndrimit pasiv të Londrës mes dy luftërave botërore në lidhje me Shqipërinë, përpjekjet për të zbutur konfliktin Italo-Jugosllav në vitet 1930, ku Shqipëria dukej se ishte vetëm një gurë shahu në një lojë më të gjerë *Historia* *ELDA SH. SHABANI (MA)* * * Marrëdhëniet shqiptaro-italiane, të konsoliduara me nënshkrimin e dy traktateve të Tiranës në vitet 1926-1927 dhe investimeve të konsiderueshme italiane në Shqipëri, pas një qetësie relative të viteve 1928-1930, njohën një periudhë ftohjeje të pasuar nga një acarim në rritje, një periudhë që do të zgja... more »

A ka qenë Sejfulla Malëshova spiun i KGB-së?

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 weeks ago
*Çelo Hoxha* * * *Çfarë mësonte në një institucion ushtarak në Moskë Sejfulla Malëshova dhe pse ai ngulmonte që ky fakt të mbahej rreptësisht i fshehtë? * * * * * Sejfulla Malëshova është një nga komunistët, figura e të cilit nuk është studiuar sa e meriton gjatë dy dekadave të fundit. Meqenëse gjatë diktaturës ai iu nënshtrua persekutimit, pas rënies së komunizmit ai është paraqitur nga shumë autorë si fytyra perëndimore e komunizmit shqiptar. Këtu ka një keqkuptim, komunizmi ka patur vetëm një fytyrë, si në Evropën Lindore dhe në atë perëndimore, por atyre të perëndimit nuk u eci da... more »

ALBANIA VENETA – SHQIPËRIA VENEDIKASE

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Histori* *BAJRAM PEÇI* * * *Pse duhet ditur ç’është “Albania veneta”?* * * Është domosdoshmëri që në mbartjen e dijeve historiko-kulturore të çdo shqipfolësi të kihen njohuri për këtë emërtesë të rëndësishme historike, jo thjesht si terminologji, por si pjesë shumë e rëndësishme e rrugës që ka përshkuar kombi shqiptar. Për këtë periudhë, që përfshin Mesjetën e mesme e të vonë, të banorëve të Shqipërisë së Veriut, tashmë në shërbimin tonë janë shtuar dukshëm lëndë e studime, të cilat krijojnë mundësinë për të zgjeruar këndvështrimin e për të nxjerrë përfundime historike e sociale. Veç... more »

Në 100-vjetorin e tradhtarëve të atdheut

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Bajram Peçi* Jemi ende në vitin e 100 të pavarësisë shqiptare dhe besoj se ia vlen kthimi pas i kokës, për të vështruar se si eci shteti shqiptar në ditët dhe muajt e parë pas shpalljes së pavarësisë dhe se sa mundësi ju dha kryetarit të shtetit, Ismail Qemal Vlorës e bashkëpunëtorëve të tij, të mëkëmbte e të forconte hallkat e superstrukturës shtetërore. Sapo orvatesh t’i hedhësh këtij synimi një vështrim, shfaqen tradhtarët dhe armiqtë e shtetit të pavarur shqiptar në tërë shëmtinë e tyre. Ata janë kryesisht shqiptarë! * Feudalë antikombëtarë* Beograd, varrezat e ushtrisë serbe. D... more »

Letra intime e Nexhmies Si e tradhtonte Enver Hoxha

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
*Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Me të drejta të autorit kemi shkëputur 15 faksimile dokumentesh që mbajnë kulmin e falsifikimit të historisë së biografisë së Enver Hoxhës. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursye... more »

Vizioni politik i Hasan Prishtinës nuk u vra asnjëherë (Në 80-vjetorin e vrasjes)

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
Nga Ibrahim Gashi Sikurse veprimtaria e shquar politike-atdhetare e Hasan Prishtinës, që i la gjurmët e saja në historinë e shtetkrijimit shqiptar, po aq edhe vrasja e tij, përkatësisht motivet e vërteta të kësaj vrasjeje e konfirmuan përkushtimin deri në vdekje të këtij dinjitari të çështjes kombëtare për çlirimin dhe për bashkimin e kombit. Figura e këtij eruditi politik, nga ajo që është shkruar deri më sot, nuk është ndriçuar në gjithë dimensionin e saj. Asnjëherë, madje as sot, nuk ka një perceptim gjithëshqiptar për Hasan Prishtinën si ideolog kryesor i krijimit të Shqipërisë... more »

Cilët ishin përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha që hodhën firmën për copëtimin e trojeve shqiptare

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
*Njëqind vjet më parë/ Konferenca e Ambasadorëve në Londër “shiti” 2/3 e trojeve shqiptare* * * *Nuri Dragoj, studiues* * * * * Njëqind vjet më parë në Londër, zhvilloi punimet Konferenca e Ambasadorëve, e cili i filloi punimet më 17 dhjetor 1912 dhe i mbylli ato më 29 korrik 1913. Përfundimi i saj ishte copëtimi i trojeve shqiptare, duke lënë 2/3 e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Në atë konferencë bënin pjesë gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglia, Austro-Hungaria, Rusia, Italia, Franca dhe Gjermania. Pyetja e parë që mund t’i lind kujtdo është, se cilët ishin burrat që përfaqësonin ven... more »

Vendlindja e Skënderbeut Sipas legjendave popullore

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
Janë të shumta qytetet dhe fshatrat që pretendojnë se janë edhe vendlindja e Heroit tonë Kombëtar, bazuar në gojëdhëna. Kjo është një përmbledhje e këtyre gojëdhënave, e kryer nga studiuesi Dhosi Liperi më shumë se gjysmë shekulli më parë * * *NGA MITOLOGJIA SKËNDERIANE* * * *Dhosi Liperi* *(1897 – 1968)* * * Skëndërbeu është luftëtar i madh me famë të përbotëshme, po legjendat popullore, për fat të keq, ja kanë xhveshur këtë tipar të lavdishëm, për shkak të shtypjes së rëndë që ushtruan turqit e të disfatave të mëdha që pësuan shqiptarët nga kryengritjet e tyre të pandërprera; po... more »

Baftjar Dobi, jetë e mbushur me përkushtimin atdhetar

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Baftjar Dobi, jetë e mbushur me përkushtimin atdhetar* * * Këto ditë u nda nga jetë në mënyrë krejt të papritur një intelektual shumë i spikatur i Gjirokastrës, Baftjar Behaudin Dobi. Ai ka lindur më 7 mars të vitit 1946. Një ditë simbolike, Dita e Shkollës Shqipe. Baftjari ishte pinjoll i familjes Dobi, një prej familjeve më fisnike të parisë së Gjirokastrës, ndaj edhe brumosja e tij intelektuale, do të ishte trashëgimi në shërbim të vendlindjes. Baftjari ishte një nga intelektualët e Gjirokastrës, që gjatë gjithë jetës u përkushtua për të evidentuar dhe mbrojtur vlerat e çmuara k... more »

Mediatizimi i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, 1919-1920

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Nga Dr. Lavdosh Ahmetaj* * * * * Konferenca e Versajës 1919 është “nyje gordiane” në politikën globale, e cila përcaktoj ardhmërinë e kombit politik shqiptar, parë në këtë pikëpamje, është nder që të reflektojmë në mënyrë shkencore mendimin politik shqiptar të mediatizuar, i cili pasqyron historinë e shqiptarëve si kundër mund është Konferenca e Paqes në Paris dhe përfaqësimi politik atje. Besoj se këtij qëllimi do ti shërbejë risjellja ne vëmendjen e lexuesve e fakteve te mëposhtme, hulumtuar ne shtypin e kohës Albania dhe Dielli, të botuara nga shqiptarët e Amerikës si kontribut n... more »

Për herë të parë Emrat Dhuruesit e Normales së Elbasanit vdiqën të harruar!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
Më në fund, më 1 dhjetor të vitit 1909, Shkolla Normale e Elbasanit hapi dyert e saj. Ishte pritur shumë për mbërritjen e kësaj dite. Gjithnjë kishin pyetur veten se ku do t’i gjenin të hollat që do të duhej t’i shpenzonin për aktivitetin normal të shkollës. Gjithkush e kishte të qartë se nuk do të ishte e lehtë. Kërkoheshin fonde për ngritjen e shkollave, për mësuesit, për botimin e librave, për sigurimin e pajisjeve etj. Megjithatë, përgjigjja kishte ardhur në çast nga çdo shqiptar: “Do të paguajmë ne!” Sigurisht kishin qenë njerëzit e pasur ata që merrnin përsipër një barrë të ... more »

Për herë të parë Një perandor që studioi në Apoloni

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Trashëgimia/ Fakte të reja për historinë e Apolonisë, copëza që qarkullojnë në epokën dixhitale si libra të plotë, por të panjohur për mjedisin e shkencës shqiptare; bibliotekave tona u mungon vepra e plotë e antikitetit ilir; përditësohet me të dhëna të reja qëndrimi në Apoloni për studime i perandorit romak, nipit të Jul Cezarit, Oktavian Augusti* *Ilirjan Gjika* * * Deri tani, në botimet historike për Apoloninë e Ilirisë apo Apoloninë e Jonit, siç e quanin dikur, është shkruar dhe folur shumë. Midis tyre kemi edhe një sërë dëshmish të shumë autorëve antikë, të cilët na tregojn... more »

Në shtëpinë e mësonjëtorit të parë të shqipes

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Speciale/ Historia e dhimbshme e familjes Nuçi Naçi; Tefta, bija e Naçit: Jeta ime, një lumë i gjallë lotësh* * * “Lajmi ishte përhapur që një ditë më parë. Ishte 6 mars i vitit 1987. Të nesërmen, në qytetin e Korçës do të vinte Ramiz Alia. Ai vinte aty me rastin e çeljes së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Pas vizitës në shkollën e parë, do të ndalej edhe në disa familje korçare të njohura për kontributin e dhënë në arsim”. Kështu e nisi bisedën e saj bija e Nuçi Naçit, Tefta Naçi, afro 100 vjeçe. “Nga titullarët e Korçës po kryheshin të gjitha përgatitjet, madje me një kujdes të jas... more »

Histori “Manushaqja”, lokali i parë në Korçë me emrin në gjuhën shqipe

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
Atë ditë kishte qenë një mëngjes i freskët edhe pse ishte korrik. Banorët e qytetit të Korçës ecnin nëpër rrugë nxitimthi pa treguar ndonjë vëmendje të veçantë se ç’ndothte përreth. Por çuditërisht sapo gjendeshin përballë ndërtesës së sotme të teatrit Andon Zako Çajupi, qëndronin të befasuar një çast duke vështruar me kujdes. Pas kësaj largoheshin duke vënë buzën në gaz dhe duke kërkuar me sy ndonjë kalimtar tjetër si për t’i thënë diçka të rëndësishme. Kjo ndodhte me të gjithë. Aty përballë Çajupit, ishte hapur një ëmbëltore. Pronari i saj ishte Vangjel Anastas Gjika, i cili kisht... more »

50 fakte të veçanta nga jeta e Ramiz Alisë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
** *Ramiz Alia, në mos nga të rrallët, është i vetmi shqiptar që jo vetëm ka jetuar, por dhe ka mbajtur poste drejtuese në shtetin shqiptar në tre epoka. Drejtues kryesor në rininë antifashiste komuniste gjatë Luftës, ministër, anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Parë i Komitetit Qendror dhe President gjatë komunizmit dhe Presidenti i parë pluralist, ai vazhdon të jetë një dëshmitar dhe njëkohësisht ish-aktor i gjallë i asaj që ka ndodhur në majë të pushtetit. Në 83 vjet që mban mbi supe, Ramiz Alia ka njohur shumë ulje e ngritje. Është cilësuar si një kuadër me të ardhme, është ... more »

Kanuni dhe qytetet mesjetare të Shqiperisë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
Zbulimi Statuteve të Shqipërisë, nderon historinë tonë kombëtare Pergatiti ARTUR AJAZI Zbulimi i Statuteve të Shqipërisë, mbetet nderimi i historisë tonë kombëtare. Historianët mendojnë se, botimi i tyre në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe, ka qenë me rëndësi të madhe për historinë e Shqipërisë, si një dokument historiko-juridik, duke përmendur Statutet e Durrësit, Tivarit, Drishtit e të Budvës. Sipas tyre ky zbulim krijojn mundësinë për ta njohur organizimin e zhvillimin e qyteteve mesjetare shqiptare siDurrësi, apo edhe Shkodra, e njohur ndryshe si kryeqendra e Veriut. B... more »

Papë Klementi XI – shqiptar 250 vjet histori “sekrete” në Vatikan

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
*Dokumenti sekret * *Katër kardinalët shqiptarë që mbrojtën Vatikanin* Zbulohen dokumente sekrete të pemës gjenealogjike të familjes Albani, nga studiuesi kosovar Eqrem Zenelaj, të publikuar pak ditë më parë në Tiranë, duke saktësuar përfundimisht se Papë Albani, njohur si Papa Klementi XI, është me origjinë shqiptare; po ashtu për herë të parë del në dritë dhe testamenti i shkruar nga Papa Klementi XI, që mbi të shkruhej se ishte Papë shqiptar. Ja fjala e plotë: “Më varrosni në mënyrë shumë të thjeshtë, por të shkruhet në pllakën time që Papa Albani është Papë në Romë, por rrjedh... more »

Si u krijua Partia Fashiste Shqiptare…

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
Studiuesi italian, Andrea Di Nicola, përmes historisë së mjekut Pasquale Lungini sjell një vështrim mbi marrëdhëniet plot keqkuptime mes Romës dhe Tiranës…dhe të atë çfarë Duçja synonte për Shqipërinë. Pse u dorëhoq nga posti i Kryeministrit Mustafa Kruja… Mbreti Zog & Konti italian Ciano Pushtimi Italian i Shqipërisë përfaqëson kulmin e një dhjetëvjeçari të karakterizuar nga fërkime dhe keqkuptime ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut. Që nga fillimi i viteve ‘30 raportet ndërmjet Romës dhe Tiranës nuk ishin më të përzemërta. Kur në vitin 1931 arriti në skadencë pakti i miqësisë dh... more »

Botohet bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
*Drejtori i Arkivave promovon në Tiranë dy librat e pasluftës*. *Jusuf Osmani sjell për herë të parë shifrat e të vdekurve e shkatërrimeve në 1998-1999*. “Të dish një të vërtetë dhe të heshtësh, është njësoj si të gënjesh”. Nën këtë moto, një nga arkivistët më të mirë të Kosovës, dr. Jusuf Osmani, ka nxjerrë nga arkivat kosovarë bilancin e dhimbshëm të luftës në vitet 1998-1999. 14 vite pas përfundimit të luftës së Kosovës vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, ... more »

Në qytezën ilire ku flasin për legjendën e Mamicës së virgjër

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
** *Botohet një nga studimet e panjohura të studiuesit Dilaver Kurti, në numrin e fundit të revistës “Amantia”. I takon vitit 1967, kur ky studiues skrupuloz sjell të dhëna të guximshme për kohën, ku ndër të tjera, duke iu referuar qytezës ilire me emrin Komsia na njofton se pas vdekjes së Gjon Kastriotit, Barleti na informon se Vojsavës, së bashku me të bijën, Mamicën, iu caktua një tokë në Mat. Mamica, gjatë kësaj kohe deri në kthimin e të vëllait, ndenji e virgjër, nuk u martua për të mbajtur nderin e tij* *Në qytezën ilire ku qëndruan të vetmuara Mamica dhe Vosjava* Komsia bën ... more »

Kodi Civil , Ahmet Zogu “kopjoi” Bonapartin

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
Analistët e kohës “Mbreti i Shqipërisë, njeri i civilizuar” ARTUR AJAZI Ahmet Zogu, ish-Mbret i shqiptarëve, duket se e ka pasur idhullin e tij Perandorin e famshëm të Francës Napolon Bonaparti. Kjo vërtetohet vetëm nga një fakt shumë domethënës, siç ishte hartimi Kodit Civil të Mbretërisë Shqiptare. Kodi Civil parashikonte ndër të tjera, ndalimi i bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar që martesa e tyre të rregullohet sipas zakoneve të vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, për herë të parë e parashikonte “kontratën e martesore, e cila duhej bërë me akt publik para... more »

Ohri, qyteti i dritës

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
Fahri Xharra “ Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë... more »

Si u vranë dhe internuan nga komunizmi paraardhësit e Topallit

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
*Historia e familjes Çoba, një nga familjet më të mëdha dhe më patriote në Shkodër* *Në jetën e qytetit të Shkodrës familja Çoba është ndër emrat më të rëndësishëm. Sot familja është thuajse krejt e shpërndarë, ku pasardhës të tyre jetojnë përveç Shkodrës dhe në Tiranë apo emigracion. Kjo familje ka lënë gjurmë në jetën e qytetit të lashtë, pasi prej saj kanë dale figura të nderuara që me aktivitetin e tyre, shoqëror, ekonomik, tregtar por dhe politik kanë shkruar emrin e tyre të nderuar në historinë e këtij vendi. Ekonomistë e juristë të diplomuar e me tituj shkencorë të marrë në ... more »

Kujtimet e komunistes së radhëve të para dhe të persekutuarës Selfixhe Ciu Broja: Si u vra Qemal Stafa dhe dy internimet në diktaturë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
Selfixhe Broja (Ciu) në moshën 20-vjeçe dalë gjatë studimeve në FirenceNjë vajzë që e kishte dashur aq shumë lirinë, saqë poezitë e tregimet preferonte t’i nënshkruante Kolombia-Pëllumbesha, nuk e kishte menduar kurrë se pikërisht lirinë do t’ia dhunonin. Lindur në një familje të kamur gjirokastrite, ku kultura e arsimimi konsideroheshin pa dyshim “pajë”, shoqe fëmijërie dhe pene me Muzine Kokalarin, Selfixhe Ciu nuk mund të ishte nga ato vajza që rrinë në prapaskenë. Gazetat “Drita”, “Populli”, revista “Bota e Re”, “Diana” etj., do të bëheshin skena e ideve të saj në mesin e vitev... more »

“MITE TE PASLUFTES” Logjika e shkatërrimit të Dresdenit

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
DER SPIEGEL Çdo vit, mijëra vetë dalin në demonstrata me rastin e përvjetorit të shkatërrimit të Dresdenit nga aleatët gjatë Luftës së Dytë. Por ky nuk ishte i vetmi qytet gjerman që u godit nga bombat e aleatëve. Në fakt, numri i viktimave nga bombardimi i Hamburgut në 1943 ishte edhe më i lartë. Përse i kushtohet më shumë vëmendje Dresdenit? Dresdeni ishte padyshim në qytet i këndshëm, qendër turistike e mirënjohur për gjermanët dhe të huajt si vend ku arti lulëzonte në mes rrethinave të spikatura nga ana arkitekturore. Kjo i dha jetë mitit që ai nuk kish rëndësi ushtarakje apo i... more »

Natyra juridike e mbretërimit të Skënderbeut

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 months ago
*Fan NOLI – nga HISTORIA E SKËNDERBEUT* Disa shkrimtarë të huaj, kundërshtarë të vendit tonë, duke dashur të na diskretitojnë në çfarëdo mënyre, kanë pretenduar që Skënderbeu të ketë qënë një bajraktar i thjeshtë shqiptar, pa kurrëfarë atributi sovraniteti. E vërteta është krejt ndryshe. Skënderbeu ka sunduar në principatën e vet si sovran i vërtetë dhe në Shqipëri si mbret i asaj kohe. Që lexuesi të mos hasë në konfuzione është e nevojshme, para se të hyj në themel, të bëhen disa sqarime mbi viset shqiptare dhe elementët tokësore e politikë që përbënin mbretërinë e Skënderbeut. M... more »

Kolonja e viteve 1900-1945 në një udhëtim fotografik

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
Në galerinë “Fab” hapet ekspozita “Identitete Kolonjare” me foto nga Dhimitër Vangjeli Prodani dhe misioni italian Eftali Tota Mihal Petro Prodani me gruan e tij Marianthi Dionis (Jani) Prodani Të veshur me kostume popullore, mbi shtatë burra qëndrojnë të ulur në shkallët e gurta të një shtëpie. Vështrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndërsa fotoja duhet të jetë bërë rreth viteve 1910-1915. Pak më tej një grua e veshur me fustan të gjatë të zi mban në dorë një tufë me lule, teksa pozon bri murit në oborrin e shtëpisë, ku ka varur një mbulesë të qëndisur me dorë. I... more »

FAMILJA “MJEKU” E MIRDITËS

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
*Reportazh & histori* *Një histori qindravjeçare pak e njohur**Në gjurmë të aristokracisë së maleve. Përsimoni, “Shtëpia e Parë” e Kthellës* NDUE DEDAJ Dede Mjeku ne moshte te re (foto qendrore e shkrimit) Mbiemri “Mjeku” nuk është i panjohur në Shqipëri, ai më së shumti lidhet me praninë e ndonjë shëruesi popullor, që i ka dhënë emrin e profesionit krejt fisit, ashtu siç kemi dhe “Mjeshtri”, “Kovaçi”, “Mullisi” etj. Kurse në rastin e familjes “Mjeku” në Mirditë ka të bëjë me një mjek të mirëfilltë, që kishte kryer studimet në Austri në shekullin e 19-të dhe ishte Pjetër Mjeku (... more »

Flamuri qindvjeçar i forcave shqiptare në ushtrinë e Austrisë (Video)

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
*Studiuesi Frederik Stamati nuk resht së kërkuari për identifikimin e objekteve të çmuara. Së fundmi pas një pune intensive ka mundur të identifikojë dhe një flamur të rrallë. Bëhet fjalë për flamurin e forcave vullnetare shqiptare pjesëmarrëse në ushtrinë e Austrisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numrin 6 të Regjimentit të shqiptarëve, bën me dije Stamati.* Njohjen me këtë flamur 100 vjeçar e ka rreth një dekadë më parë, ku edhe është restauruar prej tij. Aktualisht flamuri, së bashku me disa flamurë të rrallë historikë, ekspozohen në Muzeun e U... more »

Britanikët e braktisën Ali Pashën

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanikë. Dr. Irakli Koçollari sjell në një libër dokumentet sekrete për Pashain e Janinës nga vitet 1807-1811 Megjithëse kanë kaluar pothuajse dyqind vjet nga koha e vrasjes së Ali Pashës, hemogjemonit më të njohur të Epirit, të fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, ai vijon të mbetet një figurë interesante, ku shumë studiues të huaj janë ndalur për ta hulumtuar. Kërkimet rreth tij janë të shumta dhe qëndrimet të ndryshme. Në të gjitha këto kërkime shtrohet pyetja nëse ky personazh përfaqëson figurën e një despoti, tirani ... more »

“Si i solla eshtrat e Dom Nikoll Kaçorrit në Shqipëri dhe sjellja poshtëruese e shtetit”

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
*Pjetër Logoreci thyen heshtjen dhe denoncon indiferencën e shtetit për rivarrosjen e eshtrave të patriotit * P. Logoreci ne momentin e gjetjes se eshtrave ne Vjene *E vërteta vonon por nuk harron. Kjo thënie i shkon shumë për shtat më së shumti rastit që tronditi rëndë opinionin qytetar në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur në Rinas mbërritën eshtrat e njërit prej arkitektëve më të rëndësishëm të kësaj Pavarësie, Dom Nikoll Kaçorri i Lurës. Ato pamje të shëmtuara që më së shumti prezantonin një shtet të degraduar nga ana protokollare, shkaktuan habi në opinion... more »

Letra e Simon Jubanit: Ju tregoj torturat dhe provokimet e vdekjes në Burgun e Burrelit!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
** *Arkivi i Ministrisë së Brendshme* …Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin; s’dyti zhurma që nuk pushon dot as natën…Është një fragment përshkrimi i letrës së Simon Jubanit, dërguar Komitetit Qëndror, i nxjerrë nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Letra botohet për herë të parë dhe konsiderohet një dëshmi nga më të rëndësishmet nga Enver Kushi, një nga antarët e grupit të punës që përgatitën për botim albumin “Terrori komunist në Shqipëri”, vepër e Muzeut Hist... more »

Kur shqiptari betohej në emër të Virgjëreshës

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 months ago
** *Nga libri i rrëfimtarit të ballkanologjisë, John Foster Fraser, “Pictures from the Balkans”, janë në shqip kapituj për Shqipërinë nën titullin “Shqipëria e Poshtme”, shoqëruar me 12 fotografi, duke dhënë atmosferën historike nga udhëtimi ndërmjet viteve ‘800-‘900. Më poshtë po botojmë një pjesë nga ky libër, kopertina e të cilit ka veprën e Karl Haag, “Shqiptari duke vrapuar”, që ruhet në Muzeun Benaki të Athinës* * John Foster Fraser* * * Shqiptarët mund të ndahen si skocezët. Malësitë e Veriut banohen prej fiseve; në ultësirat më pjellore të Jugut sistemi fisnor vjen duke u... more »