Polici rrugor nuk fal as Hilari Klintonin, i vendos gjobë për kundërvajtje.
Policia rrugore në Londër duket se nuk fal asnjë kundërvajtje, madje edhe kur bëhet fjalë për ish-Sekretaren e Shtetit Amerikan Hillari Klinton.
Daily Mail ka publikuar disa foto ku duket qartë se një polic rrugor ka gjobitur makinën e ish-shefes së diplomacisë amerikane, e cila ndodhet për një vizitë disa ditore në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.





