Gol nga Himalajet nga një talent irlandez (Video)

Është një gol me të vërtet fantastik ai i shënuar nga Liam Kelly, futbollist i përfaqësueses irlandeze U-19, në ndeshje kundër Suedisë. Kelly e ka lëshuar një goditje të fuqishme nga afro 50 metra, duke e befasuar portierin kundërshtar. Liam është lojtar i akademisë së Readingut. /Fish Media/