Gol fenomenal nga Neymar (Video)

Sulmuesi brazilian, Neymar po kalon nëpër një formë të mirë. Këtë e vërtetoi edhe me këtë super gol të shënuar për Brazilin, në ndeshjen miqësore ndaj Koresë së Jugut. Sulmuesi i Barcelonës e ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyeshme goditjen e lirë dhe portieri kundërshtar nuk pati mundësi të intervenojë. /Fish Media/