Gol fantastik nga Ribery, ia bën me sy Topit të Artë (Video)

Franck Ribery po vazhdon të shfaq formë të jashtëzakonshme. Mesfushori francez, pasi fitoi gjithçka me Bayern Munichun, po shkëlqen edhe me përfaqësuesen e Francës. Ish futbollisti i Olympique Marseilles e ka realizuar një gol fenomenal në ndeshje me Finlandën, duke konfirmuar edhe një herë se është kandidati më serioz për ta fituar Topin e Artë. Sigurisht, atij i nevojitet t’i ndihmojë ‘Trekolorët’ edhe në ndeshjet e barazhit, për ta siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2014. /Fish Media/