Home »
» Drogba e mposht Ronaldon, e fiton çmimin ‘Golden Foot 2013’
Didier Drogba është fitues i çmimit ‘Golden Foot 2013’, i cili i shpërblen lojtarët më të mirë mbi 28 vjeç, e që janë ende aktivë, të votuar nga publiku i uebfaqes goldenfoot.com. Ky çmim është ndarë në Monaco, ndërsa futbollisti nga Bregu i Fildishtë triumfoi edhe pse kishte konkurrencë të fortë me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta etj. /Fish Media/
Lista e kandidatëve për ‘Golden Foot 2013’ - Cristiano Ronaldo (Portugali – Real Madrid) - Andrés Iniesta (Spanjë – Barcelonë) - Didier Drogba (Bregu i Fildishtë – Galatasaray) - Frank Lampard (Angli – Chelsea) - David Trezeguet (Francë – River Plate) - Andrea Pirlo (Itali – Juventus) - Samuel Eto’o (Kamerun – Chelsea) - Iker Casillas (Spanjë – Real Madrid) - David Beckham (Angli) - Miroslav Klose (Gjermani – Lazio).