Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomakut, pankreasit, tëmthit dhe zorrës së hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulçer peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulçerat peptike janë më të përhapura te alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht te njerëzit me ulçer të stomakut. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun.
Këshillat
Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak. Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria sekretare e gjëndrave të mukozës së stomakut. Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit. Një regjim i përshtatshëm dhe i kujdesshëm mund të çojë deri në shërimin e sëmundjes pavarësisht nga lloji i ulcerës së stomakut e duodenit. Në ditët e para të mjekimit ushqimet duhet të jenë të pasura në qumësht (fillimisht merren 150 g qumësht, pastaj 200 g e më vonë 250 g c do ditë), komposto ose shurupe si dhe çaj të dobët. Duhet të dimë që tek të sëmurët ulcerozë qumështi është ilaçi kryesor dhe kjo për faktin, se ai përmban të gjitha principet ushqimore të domosdoshme. Të sëmurëve ulcerozë u rekomandohet gjithashtu marrja e vezëve të freskëta. për shkak se frenojnë sekrecionet e stomakut, ajkë qumështi e freskët, djathë nga qumështi i lopës dhe gjalpë i freskët. Pasi të jenë qetësuar dhembjet. i sëmuri rekomandohet të hajë pure patatesh, biskota, mish të zier viçi dhe peshk të dobët. Në varësi të ecurisë të shëndetit, të sëmurit mund t`i shtohet në racion ushqimor zarzavate të ziera mirë, fruta të pjekura mirë dhe gjalpë. Meqenëse gjatë periudhës së dhimbjes regjimi ushqimor është i varfër me vitamina, është e nevojshme që kjo mangësi të plotësohet me vitamina B, C dhe A, si dhe domate, patate dhe portokolle. Në periudhën e qetësisë (pa dhimbje), nuk duhet që të sëmurit t`i caktohet regjim strikt. Në këtë periudhë rekomandohet marrja e supave me perime, krem, ajkë qumështi, bukë e bardhë e ftohtë, mish, supë me qumësht, e miell, kafe me qumësht, kakao. Midis ushqimeve, që mund të rekomandohen në periudhën e qetësisë, janë yndyrnat e trasha (derrit, lopës, kaut), produkte të qumështit dhe pak gjalpë, supë me krem patatesh, supë me legure, mish të dobët, patate, karrota, qumësht, krem qumështi, djathë i freskët pa kripë, vezë surbull, omletë distike, gjapl i freskët pa kripë, bukë e bardhë, biskota, komposto, lëngje frutash. Në këtë periudhë ndalohet marrja e supave të ngrohta me mish, çorbat e yndyrshme, gjellë me qepë të skuqura, mishi i dhjamosur i derrit, dhjamë, konserva, mishi, meze pikante, mish peshku i skuqur e i dhjamosur, peshk i konservuar, sardele, vezë të ziera, majonezë, vezë të skuqura, kosi, qumështi i thartuar, djathë i fermentuar, kastravecë, fasule, legumet e thata, preshi, qepa, fruta te th\ata, buka e zezë, çokollatat, vera, ujërat minerale, piperi, mustarda.
Ushqime
E rëndësishme është që i sëmuri ulceroz të hajë shumë herë në ditë dhe pak (në sasi të pakët). Ne periudhën e fillimit të sëmundjes, ose në periudhën e dhembjes mund të hahet 6-8 herë, pastaj kur dhimbjet qetësohen merren 4-6 vakte. Për të parandaluar krizat ulceroza, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe në vjeshtë, është mirë që i sëmuri të mbajë një regjim ushqimi si ajo që u përmend për periudhën e krizës. Ky regjim ushqimi mbahet për 15-20 ditë radhazi. regjimi ushqimor i shoqëruar me ilaçe, si dhe regjimi ditor parandalon shfaqjen e krizës dhe ndihmon në shërimin e ulcerës. Për periudhën e keqësimit, rekomandohet të merret qumësht, i cili merret në sasi të vogla gjatë ditës. Rreth orës 12 të drekës merret 200 ml supë me perime. Në orën 18 të pasdites merret 200 ml supë perimesh me qumësht dhe një vezë.
Periudha e dytë
Në periudhën e dytë, kur dhembjet janë të lehta dhe kanë vjellje, rekomandohet të merren 2 l qumësht i ndarë me shumë racione. Në mëngjes merren 3-4 biskota me qumësht, në drekë 200 ml supë me perime dhe një vezë ose pak gjalpë, në orën 18 merret 200 ml supë perimesh me qumësht. Në periudhën e tretë pa dhembje merren 2 litra qumësht i ndarë në 6 racione, si dhe gjalpë, deri në 8 biskota të cilat hahen me qumësht. Në drekë 200 ml supë perimesh me 2 vezë dhe qumësht e 20 gr oriz, 100 g mish viçi, ndërsa në orën 16 biskota me gjalpë dhe qumësht, ora 20 supë me perime dhe gjalpë. Bukë e thekur. Në periudhën e katërt, kur i sëmuri ka filluar punën rekomandohet në mungesë të qumështit edhe biskota. Në orën 10 të mëngjesit një vezë të zier, bukë, gjalpë. Në drekë supë me legure, pak oriz dhe një vezë, 150 g mish, 150 g pure patatesh. Pas dreke një gotë me qumësht e sheqer dhe 2-3 biskota. Në mbrëmje 100 g mish, bukë dhe 10-20 g gjalpë.
Mjalti lufton ulcerën e stomakut
Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.
Kosi kuron ulcerën e stomakut
Sipas studiuesve janë pikërisht mikroorganizmat e gjendur te kosi, ato që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulcerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.
Këshilla
1- Mos përdorini ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë
2- Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer.
3- Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak
4- Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës.
5- Hurmat (arabe), këshillohen për pacientët me ulçer, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.
6- Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyrna.
7- Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.
Kafeja, s’duhet përdorur nga pacientët me ulçer
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por edhe pse mund të duket e çuditshme, produktet me kafeinë janë tepër të këshillueshme. Por, përdorimi i kafesë nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ulçerën në stomak.
Ushqimet me acide, përkeqësojnë ulçerën
Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja dhe pijet coca-cola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku (në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulçera shërohet.
Banania kundër ulcerës
Banania përdoret si ushqim dietar kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të materies së butë të saj dhe lejueshmërisë. Është i vetmi frut që mund të hahet pa shkak të shqetësimit në rastet tejet kronike. Gjithashtu, neutralizon aciditetin e tepërt dhe zvogëlon irritimin e mbështjellësit të stomakut./t.o.






