Dekolteja i kushton vendin e punës/ Dhe kjo ndodh në Turqi (VIDEO)



Një prezantuese në një televizion turk u pushua nga puna pasi një zëdhënës i partisë në pushtet e kritikoi atë për dekoltenë.
Goezde Kansu kishte veshur një fustan, që zbulonte diçka më shumë se sa është e pranueshme për partinë qeverisëse.
Zëdhënësi tha se veshja ishte e papranueshme.
Ai tha se veshja e saj ishte ekstreme.
“Ne nuk ndërhyjmë kundër askujt, por kjo ishte e tepruar. Ishte e papranueshme,” tha ai.
Menjëherë pas kësaj, prezantuesja u pushua nga puna, edhe pse televizioni tha se ajo u largua sepse kishte një axhendë të ngjeshur.
Partia në pushtet në Turqi, AKP, thotë se është e distancuar nga ideologjitë fetare.
Megjithatë kritikët thonë se ajo ndikohet nga Islami./ep