Bojan: Balotelli, 80% e sulmit të Milanit

Sulmuesi i Ajaxit, Bojan Krkic, thotë se nëse izolimi i Mario Balotellit është kyç për të mposhtur rivalin e Ligës së Kampionëve, Milanin.

Krkic luajti për Milanin sezonin e kaluar, para se gjatë verës të huazohet te Ajaxi.
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, Milani ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Veçanërisht Balotelli, i cili krijon 80 për qind të shanseve të tyre”.

“Ne e dimë se si të luajmë dhe e dimë se do të jetë vështirë, por nëse luajmë siç dimë, ne mund të nxjerrim pikë të rëndësishme”, ka thënë Krkic. /Telegrafi/

Related Posts: