Ish kryeministri Sali Berisha ka festuar këtë të martë më 15 tetor ditëlindjen e tij të 69-të. Dita e tij e lindjes përkon edhe me festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Në faqen e tij të facebook-ut z.Berisha ka marrë qindra urime nga simpatizantë të tij, ndërsa gjatë pasdites së sotme ka bërë publike edhe foto dhe dhurata nga ditëlindja e tij.
Mes dhuratave të shumta spikati një buqetë e madhe lulesh, e thurur me trëndafila blu dhe të bardhë, që të gërshetuar së bashku formonin inicialet e Partisë Demokratike (PD). Kjo ishte në fakt edhe dhurata e të rinjve të Forumit Rinor Demokrat, të cilët kanë trokitur në zyrën e tij të gjithë së bashku herët në mëngjes, si një surprizë në 69-vjetorin e lindjes së tij, duke sjellë një atmosferë ndryshe në këtë zyrë.
Mësohet se personi që qëndronte në krye të këtij organizimi ishte mbesa e Doktorit, Dasara Malltezi, e cila ndihmoi grupin e forumit rinor të udhëhequr nga Greta Koçi, për të realizuar me sukses idenë e tyre. Kjo surprizë duket se e gëzoi pa masë ish-kryeministrin Berisha, i cili në shenjë falënderimi i ftoi të rinjtë për të bërë gëzuar në një prej lokaleve më me emër në kryeqytet.
“Një surprizë e bukur në mëngjes. U befasova kur zyrën e gjeta plot me miq të Forumit Rinor që më prisnin aty për të më uruar ditëlindjen. Edhe në shtëpi, të parët që më uruan me një tufë të bukur lulesh ishin dy gjimnaziste. Kurora e ditëlindjes, dhuratë nga miqtë e mi të Forumit Rinor të PD, që ishin më të mirët e kësaj dite për mua. Zoti i bekoftë!,” kështu shkruan në faqen e tij në facebook ish kryeministri Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se falënderon Zotin që feston 69-vjetorin e lindjes në shëndet të plotë si dhe familjen që e ka mbështetur në çdo arritje të tij. “Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen. Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më të përzemërt dhe mirënjohjes më të thellë: para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë; për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj; për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, vajza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike. Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen. Le tu urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. GËZUAR!!”