Alice Munro fiton Nobelin në letërsi



Fituesja e shumë çmimeve, e shkrimeve të shkurtra, Alice Munro, 82 vjeç, është fituesja e çmimit Nobël për letërsi për vitin 2013.
Ajo njihet si një nga autoret më të njohura të shkrimeve thriller.
Kur ajo mori çmimin “Man Booker International” në vitin 2009, puan e saj u konsiderua si “praktikisht perfekte”.
Kishte spekulime se ajo do të ishte fituesja e Nobelit për këtë vit pasi konsiderohej si një nga dy pretendentet kryesore bashkë me Haruki Murakami.
Vetëm dy javë më parë Munro mori çmimin “International Festival of Authors”, çmim që shoqërohet me shumën 10 mijë dollarë. Libri i fundit i saj është “Dear Life”.
Duke bërë të ditur vendimin, Peter Englund, sekretar i Akademisë suedeze, e quajti atë “mjeshtre të historive të shkurtra bashkëkohore”. Munro është fituesja e 13-të femër e këtij çmimi që prej dhënies së tij në vitin 1901. Vlera e çmimit Nobel është 1.2 milionë dollarë. Fituesi i vitit të kaluar ishte novelisti kinez, Mo Yan. 
Munro, e cila ka nisur të shkruajë që në adoleshencë, publikoi tregimet e parë të saj “The Dimensions of a Shadow”,në vitin 1950. Ajo ka studiuar për anglist hë Universitetin e Ontarios Perëndimore. “Dance of the Happy Shades”, publikuar në vitin 1968, ishte koleksioni i parë që i dha asaj çmimin më të lartë në letërsi në Kanada.
/Shekulli Online/F.S./