Ahengu i Zv/kryeministrit Hajredin Kuçi! (VIDEO)

Gazeta Express ka publikuar sot një video , në të cilën shfaqet zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi dhe disa minitra të tjera në një festë private. Në  një tavolinë të mbushur me para, Hajredin Kuçi i ka rrëmbyer në një moment mikrofonin këngëtarit, Dani, dhe ka nisur të këndojë vete. Bashkë me Kuçin kanë qene edhe ministri i Financave të qeverisë së Kosovës, Besim Beqaj, nënkryetari i PDK-së, dhe Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Adem Grabovci, dhe disa zyrtarë të tjerë.