.jpg)
Valdes ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, kur skadon kontrata e tij me klubin, dhe ende nuk ka gjetur destinacionin e tij të ardhshëm, që mund të jetë Monaco.
“Monaco do të ishte një opsion i mirë për Victor, nëse ne luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, ka thënë Abidal për Cadena COPE.
Francezi, i cili u largua nga Barca për të nënshkruar me Monacon këtë verë, po ashtu ka komentuar edhe për ish-klubin e tij, duke thënë se ai nuk ka kujtime të këqija pavarësisht mënyrën se si ata u ndanë.
“Nuk jam i zhgënjyer me Barcelonën. E kuptoj vendimin e klubit për të më lejuar të largohem. Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kurrë nuk kam thënë asgjë të keqe për klubin. Jam shumë i lumtur që kam qenë te Barca për gjashtë vite”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/