Zyrtare: Ancelotti konfirmon të ardhmen e Coentraos

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka konfirmuar se portugezi Fabio Coentrao do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Portugezi ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek Tottenham Hotspur, megjithatë skuadra e Los Blancos nuk dëshiron largimin e tij.

"Coentrao do të qëndrojë në Madrid. Të gjithë këtu e dëshirojnë qëndrimin e tij dhe janë të kënaqur me të," konfirmoi Ancelotti./veqsport