Më 9 shtator presidenti rus Vladimir Putin bëri një lëvizje diplomatike që u duk se preku komunitetin ndërkombëtar, jo vetëm Presidentin Obama dhe stafin e tij, për habi.
Ai shfrytëzoi momentin më dramatik të mundshëm - momentin e votës në Kongresin amerikan mbi vendimin e Obamës për të dhënë goditjen e synuar kundër liderit sirian Bashar al-Assad, për të propozuar që Siria të dorëzojë armët bërthamore te një komision ndërkombëtar kryesuar prej Kombeve të Bashkuara. Assadi ra dakord për propozimin, të paktën në parim.
Në mbrëmjen e 10 shtatorit, Obama dukej se u zmbraps nga kërcënimet për veprime ushtarake.
Obama kërkoi të vonohej votimi në kongres, duke deklaruar se sekretari i shtetit John Kerry do të takohej me rusët, me qëllim që t’i nxiste Kombet e Bashkuara të vazhdonin të ushtronin presion diplomatik mbi Assadin. Putini më pas fitoi terren duke kërkuar një premtim prej Uashingtonit që të mos sulmohej Assadi, nëse lideri sirian dorëzonte armët bërthamore.
Putini vetë e ka quajtur këtë si një goditje të befasishme diplomatike, një lloj spektakli elegant krahasuar me atë të stafit të Obamës.
Në përgjigje të një pyetje të shtruar prej një gazetari, Kerry kishte pohuar se e vetmja rrugë për Assadin që të shmangte një goditje ishte të kthente të tërë arsenalin bërthamor.
Nëpër intervista, Obama sugjeronte se kishte diskutuar për kornizat e propozimit me Putinin, kur ky i fundit e kishte takuar shkarazi në samitin e G-20.
Të tjerë lojtarë ndërkombëtare kishin deklaruar idetë e tyre të përgjithshme.
Cilado qofshin faktet, ishte pikërisht Putini ai që pretendoi i pari. Ai qe në gjendje të fitonte besimin te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët kacavirreshin ta kthenin situatën në favorin e vet.
Pavarësisht këtyre, Putini është fituesi real i këtij raundi në konfliktin sirian. Në të vërtetë, duke ndihmuar Obamën të shmangë mundësinë e një sfide kongresionale, Putini bëri që presidenti amerikan të kalonte te faza në vijim e lojës siriane, tashmë krejt të shpalosur para tij.
Kjo është situata që Putini si një ish-oficer i KGB, puna e të cilit shpesh është varur nga kthimi i situatave në favor të tij. Çështja tashmë është nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e vet mund të bëjnë që Putini të rifitojë avantazh diplomatik. Konflikti sirian u zgjidh dhe tashmë duket se situata është në dorë të Moskës dhe jo të Uashingtonit.
Pas disa muajsh qëndrimi të vendosur (dhe pothuaj në vetmi) kundër ndërhyrjes ndërkombëtare në Siri, në fund të gushtit, presidenti rus Putini u duk se hoqi dorë nga qëndrimi i tij lidhur me regjimin e Bashar-al Assadit. Për të qenë i sigurt, ai nuk ndihej i lumtur për këtë, por përdorimi i armëve kimike kundër civilëve në Damask dukej se solli fazën e tanishme të krizës siriane në kulmin e pashmangshëm. Përballë paralajmërimeve amerikane dhe ndërkombëtare një sulm kimik ishte linja e kuqe për ndëshkuesin.
Ngjarjet që pasuan sulmin papritmas u duk se po funksionin në favor të Putinit. Së pari erdhi vota parlamentare angleze që bllokoi kryeministrin anglez David Cameron për t’u bashkuar me sulmin ushtarak amerikan. Më pas erdhi edhe vendimi i presidentit Obama për t’u votuar para kongresit.
Qeveria franceze shpalli që – ndryshe nga Mali – nuk do të hynte e vetme në Siri. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon deklaroi se skuadra e inspektimit të armëve kimike kërkonte kohë për të përmbushur detyrën e përcaktuar dhe u shpreh se ishte një dëshmi e mjaftueshme për Kombet e Bashkuara që të miratonin përdorimin e forcës.
Tani që Putini ndodhej në samitin G-20 të St.Peterburgut, u duk se gjeti një mundësi të re për Rusinë. Putini beson se sulmi mund të shmangej ose të paktën të ishte i kufizuar drejt një veprimi amerikan të njëanshëm.
Përtej mbështetjes franceze dhe disa pjesëve anësore të zëna nga turqit dhe Liga Arabe, Obama dhe jo Putini do të dalë jashtë vetes. Rusia do ta gjeje veten jo më të izoluar në Siri.
Javës që shkoi, Putini kishte shfrytëzuar disa dalje publike dhe intervista për të shfaqur skepticizmin e tij lidhur me përdorimin e forcës. Ai kishte hedhur idenë se rebelët sirianë do të përdornin armët kimike për të rifituar terren në luftën civile, që po e humbnin. Ai ishte angazhuar seriozisht duke përfshirë edhe Dumën ruse (deputetët). Putini u tregua i matur në thirrjen që bëri për t’i rishqyrtuar faktet dhe në dhënien e rëndësisë asaj që duhej të bëhej pa nxitim.
Ai e la të hapur mundësinë që Rusia të mund të luante një rol në veprimin e Kombeve të Bashkuara kundër regjimit sirian – nëse sekretari i përgjithshëm do të ruante dëshminë e pakundërshtueshme që Assadi urdhëroi përdorimin e armëve kimike kundër qytetarëve të vet.
Putini ka theksuar nevojën për standard të larta për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së kaluarës, siç ka qenë ndërhyrja amerikane në Irak.
Nëse këto lëvizje janë të sinqerta apo jo (ka shumë mundësi që jo) këto bëjnë rezonancë me audiencat në Rusi dhe me disa rusë, që kanë kundërshtuar veprimet ushtarake amerikane. Putini bëri ç’është e mundur t’i dëgjohej fjala për mos ndërhyrje, duke marrë pozicionin e një mbrojtësi në parimet dhe ligjet ndërkombëtare. Ai e prezantoi veten si një lider me mend në kokë, që njeh provokacionin. Ai sheh një fitore morale për Rusinë dhe ka fituar besimin se Obama do ndryshojë mendim.
Në deklaratat për presidentin amerikan, Putini nuk e ka ofenduar Obamën personalisht, as nuk e ka vënë në dyshim integritetin e tij drejtpërdrejt. Goditjet e tij lidhur me pozitën amerikane ishin të shkathëta. Është krejt e qartë që Putini të paktën e ka vendosur Obamën në pozita të pavolitshme, ngaqë i duhet të justifikojë tërheqjen nga linja e kuqe për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe pse nuk e pret dot vendimin e Kombeve të Bashkuara. Putini gjithnjë ka ditur t’i çekuilibrojë kundërshtarët e vet. Nuk ka asnjë dyshim që Obama është kundërshtar i Putinit të paktën për çështjen e Sirisë. Synimi i Putinit ka qenë të ndalojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos sulmojë regjimin sirian - jo për të mbrojtur Assadin, por për të mbrojtur Rusinë.
Putini dëshiron një lider të fortë në Siri që i mban gjërat nën kontroll. Ai dëshiron të jetë i sigurt që grupet terroriste që mbajnë lidhje me ekstremistët në Kaukazin e veriut në Rusi të mos kthehen nga operacionet në Siri në kundërshtim me objektivat ruse.
Putini ka përvoja të mira për arritjen e synimeve. Ai mbështetet mbi të qënit i nënvlerësuar ashtu siç u shpreh për të Obama duke e quajtur “djali i mërzitshëm në fund të klasës”.
Ky është një imazh që Putini e ka kultivuar prej kohësh. Si një djalosh i mërzitshëm në Leningrad në vitet ’60 dhe ’70, Putini qëndronte në fund të klasës, por në kohën e lirë ishte plot energji në ndjekje të manovrave luftarake alla japoneze (xhudo).
Putini i ri shpejt mësoi disiplinën përmes studimit të xhudos; nisi të bëhej i vetëpërmbajtur.
Trajnimi i tij fokusohej se si të zbuste forcën e kundërshtarëve të tij dhe si të priste për momentin e duhur kur kundërshtarët të hidhnin hapa të gabuara.
Aftësia reale e xhudos në çekulibrimin e kundërshtarit i bëri punë Putinit.
Finesa dhe jo forca fiton pikë sot. Kjo aftësi ishte një aset i vlefshëm që kur Putini u bashkua me KGB dhe i duhej të qëndronte i qetë nën hije, në pritje për sulm.
Putini e di mirë se si reagon dhe kur. Ai qëndron nën hije kur të tjerët bëjnë gafa dhe reagon gjatë nxehtësisë së momentit të duhur. Ai e nxeh kundërshtarin, kështu ata i shërbejnë synimit të tij. Putini ka si objektiv këtë raund të veçantë në Siri. Një vendim kundër përdorimit të forcës në Siri, një Obamë i vënë në siklet, shpresa për një ndërhyrje të njëanshme amerikane e deklaruar nga kongresi – të gjitha këto shërbejnë si qendërvrapues për fitoren e Rusisë, nëse Putini ruan qetësinë. Përkundrejt sfondit të samitit G-20, komuniteti ndërkombëtar ka për të qenë gjyqtari i lëvizjeve të matura të Putinit apo Obamës.

Përktheu Rudina Dahri

.jpg)