Wilshere mundon ndaj Napolit?

Jack Wilshere mund të mungojë në ndeshjen e radhës të cilën Arsenali e zhvillon ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, pasi pësoi lëndim në gju gjatë vikendit.

Goal raporton se edhe pse lojtari ka pësuar vetëm një lëndim të vogël, menaxheri Arsene Wenger mund të mos e rrezikojë atë dhe pritet ta fillojë ndeshjen me Tomas Rosicky.

Çeku u është kthyer stërvitjeve të plota të dielën, pasi u rikuperua nga lëndimi në ijë që e mbajti atë jashtë për afro një muaj, dhe pritet t’i ribashkohet ekipit të parë sot. /Telegrafi/