Infeksioni mikotik (i shkaktuar nga myqet) gjenital është një kombinim i pakëndshëm i të kruarave, irritimit dhe sekretit të shtuar. Ai mund të shkaktojë ndjenjë djegieje gjatë marrëdhënieve ose kur ju urinoni. Rregullojeni ditën tuaj dhe çlirohuni në mënyrë natyrale nga infeksionet mikotike vaginale.
Ju keni nevojë për:
- Jogurt
- Tampona
- Hudhër
- Shpëlarës
- Shishe me pikatore
- Vaj nga druri i çajit
- Isopropil alkool
- Mjek
Vërejtje: Edhe pse disa femra kanë rezultate pozitive pas aplikimit të këtyre metodave, ato nuk funksionojnë për secilën. Ndërpriteni trajtimin nëse simptomat tuaja nuk largohen ose përkeqësohen, dhe menjëherë konsultojeni mjekun profesionist.
Hapi 1 – Hani jogurt – Konsumoni jogurt që përmban baktere të gjalla. Bakteret e mira do ta luftojnë infeksionin tuaj.
Hapi 2 – Përdorni jogurt dhe tampona – Zhyteni tamponin në jogurt të pastër, të pa-ëmbëlsuar dhe vendoseni atë në vaginën tuaj. Përsëriteni dy herë në ditë derisa simptomat tuaja të largohen.
Hapi 3 – Përdorni hudhër – Vendoseni një thelb hudhre në vaginën tuaj gjatë natës dhe largoheni në mëngjes. Përsëriteni këtë pas dy netësh nëse të kruarat nuk largohen.
Këshillë: Largojeni lëvoren e hudhrës fillimisht.
Hapi 4 – Shpëlajuni – Shpëlajuni një herë në ditë për një javë duke vendosur në vaginën tuaj 10 pika të tretësirës së fituar nga kombinimi i një luge vaj të drurit të çajit dhe një luge i alkoolit izopropil, të përziera në një enë me ujë.
Hapi 5 – Kontaktojeni mjekun – Konsultohuni me mjekun tuaj nëse sekreti vaginal zgjat më shumë se shtatë ditë, nëse simptomat tuaja rishfaqen, ose nëse keni sekret me gjak, dhimbje abdominale, temperaturë ose urinë të shtuar.
Fakt: Rreth 75 për qind të femrave kanë pasur së paku një infeksion mikotik gjenital në jetën e tyre./mjeku/