Ushqimet që na plakin më shpejt


Keni frikë nga plakja dhe përdorni kremra të ndryshëm për ta mbajtur sa më larg atë? Ne vend që të shpenzoni shuma të mëdha për to, zbuloni ushqimet që iu shtojnë rrudhat.

Kripa

Nëse doni t’i mbani sa më larg rrudhat, duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me kripen. Një konsumim i tepruar shton presionin arterial, kjo ndikon tek kolagjeni i cili dobëson lëkurën dhe mund të krijohen rrudhat në zonat më të ndjeshme.

Sheqeri

Konsumimi shumë i madh i sheqerit shton sasinë e insulinës në gjak. Kjo e fundit prek enët e gjakut dhe procesi i plakjes përshpejtohet. Nëse bëni një prove dhe qëndroni pa konsumuar sheqer për një javë do e shihni që lëkura juaj do jetë më e shndritshme dhe më e pastër.

Kafeja

Jo vetëm që kafeja mund të lërë njolla tek dhembet, por ajo nga ana tjetër than lëkurën. Për pasojë rrudhat tek pjesa e syve bëhen më të dukshme. Ju mund ta zëvendësoni kafenë me çaj jeshil, i cili është i pasur me antioksidues dhe mund t’iu hidratojë më së miri.

Mishi i kuq

Niveli i lartë i carnintines që ndodhet tek proteinat shtazore mund të forcojë enët e gjakut të cilat krijojnë para kohe rrudhat. Përdoreni maksimumi 2 herë në javë mishin e kuq dhe proteinat e tjera merrini nga peshku, produktet e qumështit apo frutat e detit.

Alkooli dhe produktet pikante

Si alkooli ashtu edhe produktet pikante e thajnë me shpejt lëkurën.

Glucidet

Produktet që kanë një indeks glicemik të lartë siç është buka apo brumi shkaktojnë reaksione inflamatore të cilat shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinen. Për pasoje lëkura humbet tonifikimin. /KosovaPress/