Truke të çuditshme bukurie

Keni lexuar dhe jeni informuar shpesh për sekrete bukurie apo për mënyra të dobishme për pamjen tuaj, por këto më poshtë janë vërtet disa truke të veçanta, të çuditshme dhe mbi të gjitha shumë të domosdoshme! Mos i humbisni…


Improvizimet
Jeta e sotme imponon ritme gjithnjë e më të përshpejtuara dhe kështu ju nuk mund të gjeni sado pak hapësirë për të kuruar trupin tuaj! Mos u shqetësoni, për çdo gjë ekziston një zgjidhje! Për këtë gjë ju vijnë në ndihmë disa truke bukurie! Ato shërbejnë për të qenë të bukura dhe perfekte në pak kohë, pa rrezikuar të dukeni qesharake. Pra si mund të zvogëloni kohën për grimin, por edhe për problemet e vogla apo të mëdha që mund të dalin gjatë tij? Ja disa truke pak të çuditshme, por me rezultate të garantuara:
Për të evituar njollat e rimelit
Kur të aplikosh rimelin merr një lugë plastike dhe vendose atë nga pjesa e jashtme, mbi qepallë. Në këtë mënyrë pluhuri apo ndonjë mbetje e rimelit do të mbetet në lugë dhe jo në sy.
Për të zvogëluar sytë e fryrë
Merr një patate dhe prej saj prit dy feta jo shumë të holla dhe vendosi mbi qepallat e syve për 10 minuta. Patatja do të ftohë sytë tuaj dhe do të ulë fryrjen e tyre.
Për një maskë të shpejtë
Nëse ke nevojë për një maskë, por nuk ke kohë të shkosh në dyqan, përdor Pepto Bismol(tretës ushqimi), një pluhur me fuqi tretëse, i cili do t’i japë efekt pozitiv fytyrës tuaj. Mjafton të përdorni nja dy lugë dhe ta mbani atë për 20 minuta.
Për të luftuar celulitin
Nëse po fillon të vëresh celulit gjithandej në trupin tënd, përdor llum kafeje si një skrab për trupin. Kafeina stimulon qelizat e lëkurës, duke i liruar ato nga pjesët e lëkurës së vdekur.
Për të ushqyer flokët
Merr majonezën nga frigoriferi dhe apliko një sasi të saj mbi flokë (sa floku të lyhet i gjithë me majonezë) dhe lëre ashtu për rreth 20 minuta. Gjatë kësaj kohe përdor dhe tharësen në mënyrë që nxehtësia e saj të dyfishojë efektet e majonezës. Kështu t’i mund t’u thuash lamtumirë flokëve të thatë.
Probleme me smaltin
Nëse smalti duket i tharë dhe me flluska, është e mundur që ai të jetë ruajtur në një mjedis shumë të nxehtë. Atëherë vendoseni në frigorifer. Temperatura e freskët do ta zhdukë këtë problem.
Kundër kallove të këmbëve
Nëse shpesh ke kallo te këmbët ose ke probleme kur vesh për herë të parë këpucë të reja, atëherë te thembrat e tyre vendos vazelinë. Ajo do t’u japë këmbëve të tua butësi dhe do t’u heqë atyre dhimbjen.
Të heqësh manikyrin me ndriçues
Të heqësh manikyrin është pothuajse gjithmonë një makth më vete. Atëherë lyej disa copa pambuku me aceton dhe vendosini ata te  thonjtë, ndërsa lart tyre vendos letër alumini, pra i mbështilli majat e gishtave dhe lëri ashtu për 5 minuta. Kështu manikyri do të kthehet në një kujtim për një kohë shumë të shkurtër.
Shumë kohë derisa manikyri të thahet
Ke bërë një manikyr në shtëpi dhe i ke vendosur smaltin. Ju qëllon të jeni me nxitim, doni të dilni, por për ta tharë atë, ju duhet shumë kohë. Vendosi gishtat në ujë të ftohtë për tri minuta dhe thonjtë e tu të sapolyer me manikyr do të thahen si me magji.