Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur para pak çastesh nëpërmjet rrjetit Twitter se edhe një shtet i ri e ka njohur sot Kosovën.
Bëhet fjalë për Tajlandën. Kjo është njohja e tretë brenda dy ditëve të fundit.
Para disa ditësh, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, por edhe kryeministri Thaçi kanë thënë se gjatë këtyre ditëve Kosovën do ta njohin tre shtete, por pa saktësuar se cilat janë ato tre shtete.
Dje njohjet kanë ardhur nga Libia dhe Grenada, kurse njohja më e re nga Tajlanda është njohja e 104-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj./KD
Në foto:Kryeministrja e Tajlandës,
Yingluck Shinawatra, duke u intervistuar nga Kristie Lu Stout (CNN)












