Sot fillon Lotaria Amerikane për Vizë Imigruese (Green Card)

Regjistrimi për Lotarinë për Vizë Imigruese (Green Card) do të fillojë sot – 1 tetor 2013, në ora 18:00. Afati i fundit për regjistrim është data 2 nëntor 2013, e shtunë, ora 18:00, por, rekomandohen të gjithë aplikuesit e interesuar që aplikimet e tyre t’i dorëzojnë më herët.

Regjistrimi për lotarinë për vizë imigruese bëhet në mënyrë elektronike dhe aplikimet në letër nuk pranohen. Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka krijuar një uebfaqe të veçantë për dorëzimin e aplikimeve për lotarinë për vizë.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi vizitoni uebfaqenhttp://www.dvlottery.state.gov/ .
Shkarkimi, plotësimi dhe dorëzimi i aplikacionit elektronik për vizë imigruese është pa pagesë.
Regjistrimi për këtë program nuk garanton marrjen e vizës.