Vepra e shkruar për disa dekada është bërë objekt studimi i studiuesit Anton Nikë Berisha. Fokusi i studimit të tij ka qenë figura e intelektualit Mark Krasniqi. Libri “Rrënjësia etnike në veprën e Mark Krasniqit” i botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” u promovua ditën e enjte në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Folësit thanë se autori ka gjetur njeriun e duhur, duke e artikuluar në fjalë veprën dhe kohën që Krasniqi ia kushtoi Kosovës.
Historiani Jahja Drançolli fillimisht lexoi biografinë e Mark Krasniqit, i cili ndër vitet e kaluara, ai tha se me disa reagime dhe polemika të profesor Mark Krasniqit e me të cilat janë mbrojtur para së gjithash interesat kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu në ish-Jugosllavi, duke u mbështetur mendimet dhe vlerësimet me të dhënat konkrete historike dhe shkencore. “Një çështje që tërheq libri “Rrënjësia…” është fenomeni i simbiozës i asimilimit të shqiptarëve në shekuj dhe autori Berisha, duke u nisur nga shkrimet e Mark Krasniqit, vë në shprehje shumë ngjarje që serbët lanë gjurmë ne vendin tonë”, ka thënë Drançolli.
Studiuesi i letërsisë, shkrimtari Mark Krasniqi, në tetor mbush plot 93 vjet, në cilat Drançolli tha se Krasniqi ka kaluar në 93 kilometrat e jetës e ka dhënë shumë nga krijimtaria e tij.
Ndërsa, i pranishëm në panelin e recenzetëve, Jusuf Buxhovi tregoi se si fillet e para të leximit të poezive ishin nga Mark Krasniqi. Buxhovi tha se kontakti i parë i tij me librin është nga shkrimet e Mark Krasniqit. Ai vuri në theks gjuhën dhe komunikimin e intelektualëve karshi politikanëve, të cilët sipas tij, në kohët e shkuara merrnin mësime nga intelektualët, gjë e cila tashmë nuk ndodh, sepse siç thekson Buxhovi, politikanët tani duket se po zhvillohen vetëm përmes ideve të tyre, e jo atyre intelektuale.
“Ne nuk jemi të vetëdijshmën në përgjithësi dhe lejojmë që klasa politike ta drejtojë klasën intelektuale. Që nga Rilindja Kombëtare e tutje dhe nga historia jonë e dimë që intelektualët kanë qënë prijës të proceseve politike, intelektualët kanë qenë ata që u kanë ofru programe politikanëve, kurse tani nuk jemi në një gjendje të tillë, ashtu siç në të vërtet do të ishte e udhës të jetë” tha publicisti Jusuf Buxhovi.
Kurse recenzenti tjetër, Ukë Xhemaj tha se e kishtë të vështirë të fliste para një mase kaq intelektuale dhe figura të arritura në vend. Për librin e Anton Berishës tha se veprimtarinë letrare, arsimore e shkencore dhe aktivitetin shoqëror e politik të Mark Krasniqit e përcjellin me interesim të veçantë breza nxënësish, studentësh, e studiuesish në vend dhe jashtë vendit.
“Kur lexuesi me vëmendje ndjek prezentimet e Anton Berishës, për veprat e Mark Krasniqit, me lehtësi do të hetoj mbi shkrimin e tij për punën dhe rezultatet e Krasniqit. Autori me këtë punë të vyer, të mbështetur me faktologji, lexuesin e studiuesin e bën edhe më kurreshtar për ta lexuar e mbi të gjitha për të shfytëzuar përvojën shkencore e letrare dhe shoqërore e politike të Mark Krasniqit” është shprehur Ukë Xhemaj.
Mark Krasniqi, i lindur më 19 tetor 1920, në fshatin Gllaviçicë, afër Pejës, dhe ka mbas vetes një bagazh të madh intelekual.

Drilon Pulaj-Zeri