Shumëllojshmëri ngjyrash për thonjtë


Sezoni verë/vjeshtë 2013 është i rezervuar për ylber ngjyrash në thonjtë tuaj, prandaj edhe prodhuesit më të njohur të manikyrëve për thonj e kanë plotësuar ofertën e tyre me nuancat e reja mbresëlënëse. Vitin e kaluar kanë qenë në trend thonjtë “e larmë” modernë, ku secili thua lyhej me ngjyrë tjetër dhe ky trend do të jetë aktual edhe këtë sezon! Pas ngjyrës së hirtë, krem dhe ngjyrës së lavandës, këtë vit do të jetë e popullarizuar edhe një nuancë diskrete e llakut për thonj. Bëhet fjalë për llaqet “nude” – nuancat e ngjyrës së lëkurës, siç është ajo me ngjyrë rozë të butë. Ngjyra e zezë e llakut gjithashtu është edhe këtë sezon aktual. Stilistët ua rekomandojnë të gjithave, pa dallim moshe. Vajzave më të reja u këshillojnë të mbajnë thonj më të shkurtër, ndërsa damave thonj elegantë më të gjatë.