Qumështi, “bari” kundër pagjumësisë
Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndieni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeldeti, tune dhe jogurt. Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë (kamember, gaud, mocarelë, parmeza dhe rokfor), peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e... more »
Mjalti që shëron plagët dhe infeksionet
Mjalti është prej kohësh i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë”, i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjat, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitë... more »
Ilaçi i ri për femra për të mbetur shtatzënë
Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar hormonin i cili do të mund të lirojë hormonet e nevojshme për ovulim. Hormoni kishpeptinë është rregullatori kryesor në reproduksion dhe njerëzit nuk kalojnë në pubertet pa këtë hormone Shkencëtarët bëjnë me dije që jo shumë kohë më parë është zbuluar që këtë hormon e lëshon relaksimi i hormoneve që e kontrollojnë ciklin menstrual tek femrat që nuk mund të mbesin shtatzënë. Pesë femra me këtë problem të cilat nuk kanë pasur cikël menstrual e kanë marrë hormonin kishpeptina, që ka rezultuar 48 herë më lirshëm në hormonin luteinzing (LH) dhe 16 he... more »
Çfarë duhet ditur për tumoret e lëkurës
*Fjala tumor tingëllon shumë tmerrshëm, por në realitet tumor quhet çdo formacion apo e ngritur që paraqitet në këtë rast në lëkurë* Ka shumë paragjykime për tumoret e lëkurës në trevat tona. Nuk mund të dimë se kur dhe si janë zhvilluar, por dimë që për çudi edhe mjekët marrin pjesë aktivisht në përhapjen e paragjykimeve!* *Këtë mund ta konfirmojmë çdo ditë në institucionet shëndetësore kur pacientët tregojnë saktësisht që “filan” mjek më ka thënë “më mirë mos e ngacmo, se përhapet”. Për çudi, ky mendim edhe në gjitha shtetet përreth nesh! Kjo tregon që në përgjithësi Ballkani edhe... more »
Përse ish-duhanxhinjtë shëndoshen?
Njëri nga shkaqet që shumica e duhanxhinjve nuk i harrojnë ato shprehi të pashëndetshme është frika nga shëndoshja. Në të vërtetë, afro 80 për qind e duhanxhinjve të cilët vendosin ta lënë duhanin, shëndoshen mesatarisht për 7 kilogramë. Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes nuk janë kaloritë, shkruan “Deutsche Welle”. Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve. Shkencëtarët e Spitalit Universitar të Zyrihut nëntë javë kanë analizuar kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe të atyre që nuk kanë pirë duhan dhe kanë konstatua... more »
Ushqimet që ulin kolesterolin
*Orizi ngjyrë kafe është i pasur me ushqyesit që ndihmojnë ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit në gjak, ndërkohë që yndyra e përfituar nga krundet e orizit ngjyrë kafe e ul kolesterolin LDL* Kolesteroli është një lloj i yndyrës që është në mënyrë natyrore i pranishëm në trupin e njeriut dhe është thelbësor për sintezën e hormoneve të kortikosteroideve, ndër të cilat janë hormonet seksuale: estrogjeni, progesterone, testosterone. Kolesteroli i nevojitet organizmit për prodhimin e kripërave biliare, dhe tretja e yndyrës nga ushqimi në zorrët do të jetë e pamundur pa të... more »
Shumëllojshmëri ngjyrash për thonjtë
Sezoni verë/vjeshtë 2013 është i rezervuar për ylber ngjyrash në thonjtë tuaj, prandaj edhe prodhuesit më të njohur të manikyrëve për thonj e kanë plotësuar ofertën e tyre me nuancat e reja mbresëlënëse. Vitin e kaluar kanë qenë në trend thonjtë “e larmë” modernë, ku secili thua lyhej me ngjyrë tjetër dhe ky trend do të jetë aktual edhe këtë sezon! Pas ngjyrës së hirtë, krem dhe ngjyrës së lavandës, këtë vit do të jetë e popullarizuar edhe një nuancë diskrete e llakut për thonj. Bëhet fjalë për llaqet “nude” – nuancat e ngjyrës së lëkurës, siç është ajo me ngjyrë rozë të butë. Ngj... more »
Këshilla fantastike për të larguar dhjamin
*Obeziteti po bëhet një fenomen shqetësues i shëndetit të njerëzve të shekullit XXI! Sigurisht për të mos u prekur nga mbipesha ju duhet të tregoni kujdes të veçantë dhe të vazhdueshëm. Por nëse ju tashmë jeni nën “kthetrat” e dhjamit, atëherë ne ju propozojmë disa këshilla të mrekullueshme, të cilat do t’ju shpëtojnë nga vetë ai dhe sëmundjet që sjell…* ** Nëse jeni mbipeshë, atëherë ndiqni këto këshilla për të hequr dhjamin: -Hani herët. Ngrënia natën vonë sjell shtimin në peshë, pasi trupi e ruan më shumë ushqimin gjatë gjumit. -Kombinoni ushqimet (frutat më vete, drithëra me per... more »
Këshilla për flokë të shëndetshëm
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. *Këshilla kundër zbokthit* * *Zgjidhja e parë për zbokthin është aloe vera. Fërkojeni xheli... more »
Eliminimi i përhershëm i qimeve me Laser
Mënyra e vetme invazive për heqje të qimeve, e cila është e pranuar botërisht është epilimi me rreze lazer. Pranë saj është edhe një elektrolizë, por ajo bie në metodat invazive. Kjo metodë filloi të përdoret para 15 viteve në Amerikë, e më pas edhe në botë. Rrezja lazer drejtohet në lëkurë aty ku rrezja absorbon në pigment folikulat e qimeve (melanina). Drita e rrezeve në lëkurë shndërrohet në të nxehtë, e cila për një kohë të gjatë shkatërron qimen. Folikuket e qimes të cilat gjinden në fazë aktive të rritjes paraqesin cakun më të mirë të rrezeve lazer, sepse janë të pasura me pigm... more »
Shtyrja e punëve: rruga e kollajtë drejt një jete me strese
*Michael R. Edelstein* *David Ramsay Steele* Beti ishte një grua rreth të tridhjetave, flokëzezë dhe me tipare delikate. Ajo erdhi të më takonte për shkak të gjendjeve depresive që e kapnin shpesh. Të binte menjëherë në sy gatishmëria e saj për ta kthyer vazhdimisht bisedën te çështja që e shqetësonte. Për shembull, megjithëse ishte truphollë, me përmasa elegante dhe shquhej dukshëm nga plot gra të tjera në lidhje me pamjen e saj fizike, e thoshte shpesh se ishte “e shëndoshë” dhe “e shëmtuar”. E kisha vështirë ta shmangia përshtypjen që më krijonte me këto fjalë, të cilat mbase do... more »
Pirja e shumtë e ujit ju bën keq
Keni mësuar gjatë gjithë kohës se uji ju bën mirë, por tani është momenti të mos i besoni më kësaj teorie! Ajo është hedhur poshtë nga disa studime më të fundit, të cilat thonë se pirja e shumtë e tij ju bën keq për veshkat, për trurin, lëkurën, si dhe ju shkakton probleme të tilla si celuliti dhe pagjumësia. Ndërkaq, më poshtë, do të gjeni argumentet për pasojat e konsumimit të ujit me tepricë… Të gjithë thonë se duhet të pimë të paktën dy litra ujë në ditë për të favorizuar diuresin (urinën apo nxjerrjen jashtë të lëndëve amoniakore), sidomos gjatë muajve të nxehtë të stinës së ... more »
Ushqime për lëkurë të bukur
Ushqimet të caktuara jo vetëm që mbajnë të shëndetshëm organizmin tuaj të brendshëm, por reflektojnë shëndet edhe në anën e jashtme. Ato “ushqejnë” dhe mbajnë lëkurën të hidratuar. Mësoni se çfarë duhet të konsumoni për të pasur lëkurë të shëndetshme kur keni puçrra, lëkurë të thatë, shenja ose skuqje. *Puçrrat* Pemët me thelpinj e zbusin lëkurën e infektuar, prandaj janë ilaç i shkëlqyer kundër puçrrave. Vishnjat, për shembull, janë të shkëlqyera, sepse kanë nivel të ulët të sheqerit. Po kështu, është mirë të konsumoni sa më shumë drithëra. *Lëkura e thatë* Ushqimi i pasur me omega-3... more »
Manaferrat rrisin pjellorinë
Manaferra rrit mundësinë për t’u bërë baba, pasi përmbajnë nivele të larta të vitaminës C dhe magnez. Sipas hulumtuesve, ajo luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e spermatozoideve kur meshkujt janë të stresuar. Studimi i realizuar në laboratorin e Lwrence Berekeley në SHBA konstatoi se burrat që kishin konsum të lartë të vitaminës C, kishin 20% më pak dëme në ADN e spermetozoidëve. Sipas mjekes Julie Wilson, manaferrat rrisin pjellorinë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. “Manaferrat sigurojnë të njëjtën sasi vitamine C njësoj si rrushi”, vazhdon mjekja Wilson./Femina
Faktorët që ju mbajnë zgjuar gjatë gjithë natës
Nëse tërë natën vërtiteni nëpër krevat për shkak se nuk mund të flini, atëherë shikoni mirë këtë listë që ne po ju propozojmë. Me siguri do ta gjeni fajtorin e pagjumësisë tuaj për ta shmangur në të ardhmen… Gjumi i mirë i natës është faktori kryesor për një ditë me energji, shëndet të mirë dhe pamje të freskët. Koha optimale për gjumin e natës është nga gjashtë deri në tetë orë, të pandërprera. Por, ekzistojnë shumë faktorë që e ndalojnë relaksimin e trupit tonë apo procesin e gjumit. Ndikimi i kafeinës është i njohur për të gjithë ne, por ka disa faktorë për të cilët nuk keni qe... more »
Nga zemra deri te tensioni, ja 10 sëmundjet më të shtrenjta
Revista e njohur ekonomike amerikane Forbes, ka paraqitur listën e dhjetë sëmundjeve më të shtrenjta për nga kurimi. Sëmundjet më të shtrenjta për t’u kuruar të dhëna në listën e përgatitur nga ekonomisti Charles Roehriag, punonjës në Institutin Altarum të Michiganit, janë sëmundjet me probleme psiqike. Kurimi dhe ilaçet e këtyre sëmundjeve janë të shtrenjta. Pas tyre vijnë sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. *1. Sëmundjet psikike:* Qeveria harxhon afërsisht 142.2 miliard dollarë për kurimin e kësaj sëmundjeje. 6 % e harxhimeve vjetore shkon për sëmundjet nervore si Alzheimer, Park... more »
Ulet mosha e pacientëve, probleme edhe 30-vjeçarët
*Diabeti** * *Studimi: një në dy të sëmurë paraqiten në stade të avancuara, ku u janë dëmtuar sytë, veshkat dhe nervat* *Mjekimi* *Yndyrat - *Në 64% të rasteve, pacientët diabetikë shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin përkatës *Sëmundjet - *8 në 10 pacientë nuk merrnin mjekimin për yndyrat e larta në gjak, të cilat përbëjnë një faktor të rëndësishëm në sëmundjen e diabetit për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës që mund të jenë vdekjeprurëse Lorina Mixha Diabeti në Shqipëri konstatohet shumë vonë dhe rreth një në dy pac... more »
Nga diabeti te kanceri i prostatës, 5 sëmundjet që kërcënojnë meshkujt
*Të jesh i shëndetshëm sot është më e thjeshtë se më parë. Kjo falë përdorimit të teknologjisë moderne mjekësore dhe trajtimeve. Megjithatë ka disa gjëra që meshkujt duhet të bëjnë në përditshmërinë e tyre për të qenë të shëndetshëm dhe për të reduktuar stresin. Ata janë më të rrezikuar ndaj disa sëmundjeve dhe kjo duhet pasur parasysh kur përzgjedhin dietën ushqimore, programin stërvitor dhe trajtimin mjekësor. Në mënyrë interesante prania e disa sëmundjeve rrit mundësinë që një tjetër të ndodhë. Shumica e sëmundjeve që prekin meshkujt janë të parandalueshme, por pikë së pari duhet... more »
5 shkencëtarët më të famshëm në botë me sindromën Asperger
Sir Isaac Newton, Albert Einstein, Thomas Edison, Henry Cavendish dhe Charles Darwin kanë qenë pesë shkencëtarët të cilët ishin të prekur nga sindroma Asperger. Por kjo nuk i pengoi aspak ata, përkundrazi, janë ndër njerëzit më të famshëm në botë për shpikjet dhe gjetjet e tyre… Imagjinoni si do të ishte jeta jonë nëse nuk do të ishte zbuluar akoma as graviteti, as ligjet e termodinamikës, as llambat elektrike, as ligji i efektit fotoelektrik? Sa ndryshe do të ishte bota pa këta shkencëtarë të famshëm! Ata janë shumë të njohur, por shumë pak njerëz e dinë çelësin e suksesit të tyre,... more »
Çfarë është detoksifikimi dhe pse duhet ta bëni atë
Padyshim helmet në trupin tonë janë tepër të rrezikshme, ndaj ne duhet t’i “largojmë” ato nga trupi. Kështu që gjithçka që duhet të dini për detoksifikimin do ta gjeni në këtë artikull Trupi grumbullon substanca të huaja dhe i mbledh në depozitat e tij dhjamore. Pra, në shumë raste, njerëzit mund të kenë deri në 4.5 apo më shumë kilogramë me mbetje të pashëndetshme toksike të mbushura me mukus. Ne jetojmë në një botë toksike dhe ju mund të jeni duke jetuar brenda një trupi tejet toksik. Për një farë kohe, trupi juaj do të luftojë që ta mbrojë veten nga toksinat e këqija duke i b... more »
31 këshilla për një zemër të shëndetshme
*A e dini se më shumë se 51 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës? Dhe se më shumë femra se meshkuj vdesin nga ajo? Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra (jo nga kanceri-një mit të përbashkët). Por një lajm i mirë është se vetëm pesë udhëzuesit e jetesës: pini alkool në masë të moderuar, një dietë e shëndetshme, ushtrime të përditshme, peshën normale të trupit, dhe mos pirja e duhanit, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemrën tuaj në masën 92 %, sipas një studimi suedez me më shumë se 24.000 gra. Më poshtë radhiten 31 këshilla që janë projektuar nga ... more »
Çfarë thonë flokët e tu për ty!
Gratë janë mësuar që përveç gjërave të tjera t’u kushtojnë shumë vëmendje edhe flokëve. Për disa prej tyre bëhet fjalë për një garë të vërtetë për të cilën “luftojnë” ditë për ditë për të pasur paraqitjen më të mirë të mundshme. Ndërsa për disa të tjera kjo gjë është vetëm një përpjekje për t’u ribërë, për të ndryshuar, për të kaluar një zhgënjim. Sidoqoftë flokët thonë shumë për ne, për karakterin tonë dhe për mënyrën se si jemi. Ta shohim bashkë se si: *Flokët biondë* * * Sinonim i elegancës dhe i stilit. Një grua që i ka flokët e artë është joshëse dhe e sofistikuar, e do jetën... more »
Si të zgjidhni parfumin perfekt
*Jeni në dilemë se cili parfum ju përfaqëson më mirë? Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë* *Aroma* Dëshironi të shkoni diku dhe të gjithë ta kuptojnë se jeni aty, pa pasur nevojën të thoni asnjë fjalë? Kërkoni të impresiononi ndonjë person të veçantë për ju? A nuk do të ishte e mrekullueshme sikur aroma juaj të mbetej tek të tjerët edhe pasi ishit larguar? Nëse jeni lodhur duke eksperimentuar me parfume të ndryshme dhe akoma nuk e keni gjetur atë që do t`ju përfaqësojë në punë, në mbrëmjet me miqtë, në takime dhe kudo tjetër, ndiqni këshillat e mëposhtme. *Udhëhiquni nga personali... more »
Ushqimet “stres” dhe “antistres”
Disa ushqime duhet t’i shmangni nëse nuk dëshironi të vuani nga stresi. Ne po ju “servirim” ato antistres… Stresi e ka shfaqur kudo “fytyrën” e tij të shëmtuar: në punë, në shtëpi, në marrëdhëniet personale, madje dhe në kuzhinë për shkak të ushqimeve jo të mira që disa prej nesh hanë. Stresi shfaqet si pasojë e reagimeve tona ndaj ngjarjeve në jetë. Zgjedhjet e duhura të ushqimeve që hamë mund ta ndihmojnë së tepërmi trupin që ta përballojë stresin sa më mirë. Pra ne mund ta kontrollojmë stresin më mirë nga sa mendojmë. Thelbi është se stresi çliron vrullshëm në gjak substanca to... more »
SUPLEMENT/Recetat popullore për sëmundjet e gjakut, tensionit dhe zemrës
* * *Pavarësisht komplikacioneve me të cilat përballen çdo ditë, shqiptarët vijojnë të mos tregojnë kujdes ndaj shëndetit. Situatë e cila ka bërë që gjatë viteve të fundit niveli i sëmundshmërisë, veçanërisht asaj kronike, të pësojë rritje të frikshme. Ajo që konsiderohet edhe si më shqetësuese është ulja e kufirit të moshës në përhapjen e shumë sëmundjeve që disa vite më parë i përkisnin një brezi më të madh. Stili i ri i jetesës që dominohet nga kequshqyerja apo dhe mungesa e aktivitetit fizik, konsumi gjithnjë e në rritje i pijeve alkoolike, duhanit, e kanë përmbysur këtë raport ... more »
Kos kundër erës së keqe të gojës
Kosi mund të jetë një mjet shumë i mirë për të larguar erën e pakëndshme të gojës. Studimet kanë treguar se konsumimi i kosit dy herë në ditë ndihmon ruajtjen e freskisë së gojës. Sipas autorëve të studimit, kosi pastron bakteret e padëshirueshme në gojë, të cilat prodhojnë substancat ne bazë sulfuri dhe të cilat shkaktojnë erë të keqe. Veç kësaj, ai pengon shtresimin e mbetjeve të ushqimit në gojë, të cilat po ashtu janë një burim i erës së pakëndshme./mjeku/
Ja disa këshilla për menstruacione të lehta
Për të gjitha ato femra të cilat vuajnë gjatë çdo cikli menstrual për shkak të dhimbjeve që shkaktojnë, ne po ju sjellim disa këshilla të vlefshme për t’i kaluar sa më lehtë…* * * * Menstruacionet mund të jenë të dhimbshme. Në rastet më të shpeshta, kjo nuk është ndonjë shenjë për brengosje, por nuk është problem që nuk i duhet kushtuar vëmendje. Ndaj po ju paraqesim këshillat tona si më poshtë vijon… 1-Merrni lule gjembaçi (dy kapsula tri herë në ditë) katër ditë para dhe gjatë menstruacioneve. Lule gjembaçi e mbron mëlçinë dhe ndihmon për normalizimin e niveleve të estrogjenit. 2-Zh... more »
Receta shtëpiake kundër erës së keqe të gojës
Era e pakëndshme e gojës është shqetësim për të gjithë ne kohë pas kohe. Por, në vend se të lejoni t’ju kapë paniku dhe shmangim kontaktet me njerëz, ju këshillojmë të provoni këto receta të cilat me lehtësi mund t’i përgatitni në shëpi ose në punën tuaj. *Majdanoz* * *Pas një dreke me bazë hudhre eliminoni erën e rëndë duke ngrënë gjethe të freskët majdanozi. Përtypeni një kohë gjethen e majdanozit para se ta përpini atë. *Hani një lugë kafe* * *Shumë efektive në largimin e erës së pakëndshme është edhe kafeja, nëse ajo hahet. Po, të hahet. Mbushni një lugë kafe të pjekur dhe mba... more »
Ushtrimet për kurrizin
Problemet e dhembjeve të shpinës janë shumë të shpeshta për shkak të qëndrimit të keq dhe mënyrës së jetës, andaj për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së kurrizit është e domosdoshme të bëhen ushtrime për kurriz, së paku herë pas here. Teknikat e gabueshme, kur bëhen ushtrime, gjithashtu mund të shkaktojnë tendosje të shpinës suaj dhe të shkaktojnë dhembje. Para fillimit duhet ngrohur me ushtrime për ngrohje. Qëndroni me këmbë të lakuara në gjerësi të kërdhokullave me gjunjë të lakuar pak, duke mbajtur shpinën drejt. Ngrini duart gjithnjë derisa bërrylat të arrijnë në nivel të s... more »
Çokollata dhe truri
Shumicës së njerëzve u pëlqejnë çokollatat dhe kakaoja thjesht sepse kanë shije shumë të mirë. Por ato do të na pëlqejë edhe më shumë kur mësojmë se përveç shijes, çokollata shoqërohet me përfitime për trurin. Dy filxhanë me kakao në ditë mund të ndihmojë shëndetin e trurit. Një formë e zakonshme e demencës shkaktohet nga mungesa e qarkullimit të sasisë së mjaftueshme të gjakut në tru. Neurologia në fakultetin e mjeksisë në Universitetin Harvard, Farzaneh Sorond donte të kuptonte se si furnizimi i trurit me gjak ndikon në aftësitë e të menduarit. Ajo kreu një studim me një grup prej... more »
Si ta lehtësoni dhimbjen e shpinës pa barna?
Terapia kognitive e sjelljes, ushtrimet, manipulimi spinal dhe rehabilitimi interdisiplinor, paraqesin mjekimin më të mirë jomedikamentoz për të zvogëluar dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës. Në një studim të bërë, të gjitha metodat e përmendura mjekuese reaguan më mirë se placebo dhe përmirësuan funksionin për 10-20%. Akupunktura dhe joga, po ashtu, mund të ndihmojnë, por të dhënat nuk janë pjesërisht të qarta mbi to. Nuk rekomandohen terapia interferente, trajtimi me laser, mbështetjet lumbale, stimulimi elektrik nervor transkutan, fërkimi dhe ultrazëri, të cilët konsiderohen ... more »
Reçetë shtëpiake: Piling nga kafeja – maskë për lëkurë të lodhur
Një herë në javë freskojëni lëkurën me maskë të cilën do ta përgaditni për disa minuta. Shumica e femrave pinë disa filxhanë kafe për çdo ditë. Shfrytëzoni përparsitë e kafesë së zezë dhe telben (copëza kafeje që fundrrojnë në filxhan) pa sheqe bëjeni pilling-maskë për lëkurë të lodhur. Është e ditur që kofeina absorbohet shpejt dhe ndihmon në largimin e toksinave nga lëkura. *Nevojiten:* - 1 lugë telbe të kulluar të kafesë së vluar - 1-2 lugë qumësht për pastrim të fytyrës - 1 lugë mjaltë *Përgatitja:* * * Në gotë përzieni kafen e kulluar disa kafe, me mjaltë. Shtojini qu... more »
Sekretet për të pasur flokë dhe thonj të shëndetshëm
Sikurse lëkura, gjendja e flokëve dhe thonjve është një tregues i mirë i gjendjes tuaj në përgjithësi. Kështu dieta luan një rol të madh në shëndetin e flokëve dhe të thonjve. Ja se çfarë ju rekomandohet të konsumoni… *Flokë të shëndetshëm * ** *Fija e flokut përbëhet nga proteina keratin, pastaj duhet të garantohen nivele të larta të proteinave. Kjo arrihet duke ngrënë fasule, fara, drithëra dhe peshk. Po ashtu nevojiten edhe minerale për të mirëmbajtur flokët. Burimet më të pasura të mineraleve në botën e bimëve janë barishtet e detit. Këto i shtoni në sasi të vogla në supëra, s... more »
Pastroni pikat e zeza me sheqer dhe mjaltë
Të gjithë ne shpesh na ndodh të kemi probleme me pikat e zeza. Po si mund t’i eliminojmë pa harxhuar shumë para dhe pa iu drejtuar estetëve? Për një gjë të jemi të sigurt përbërësit më të mirë janë ato që kemi më shtëpi. P.sh e dinit që sheqeri i përzier me mjaltin është një pastrim shumë i mirë për fytyrën, që jo vetëm e bën lëkurën më të butë, por edhe eliminon pikat e zeza. *Përgatitja:* * *Merrni 3 lugë sheqer dhe hidheni në një tas, shtoni po 3 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë. Më pas aplikojeni në fytyrë aty ku keni pika të zeza sikur të jetë krem shtresues. Shpëlajeni fytyrën ... more »
Zemërimi i heshtur dhe shpërthyes
*Pothuajse të gjithë e kanë provuar zemërimin dhe reagimet e tij. Ai është një emocion normal dhe i shëndetshëm deri në momentin kur bëhet “shkatërrues” i cilësisë së jetës sonë. Zemërimi i heshtur është më shumë i dëmshëm se ai shpërthyes* * * *Reagime shkatërruese për shëndetin* * * Dy mënyrat reaguese shkatërruese të zemërimit janë shpërthimi dhe mbajtja përbrenda e zemërimit. Ato janë tepër të dëmshme. Ne mund të mendojmë se njëra mënyrë është më shkatërruese se sa tjetra, por e vërteta është që zemërimi që mbahet përbrenda mund të jetë po aq i dëmshëm sa zemërimi shpërthyes... more »
Të jetosh me antkh, me pak rendiment mendimi
*Majkëll R. Edelshtajn* *Dejvid Ramsej Stile* * * *Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli* * * Sofizmat popullore rreth shqetësimeve lindin kryesisht ngaqë njerëzit nuk bëjnë dallim midis meditimit thjesht pa ankth dhe meditimit të përzjerë me ankth. Njerëzit mund të thonë: “Mos e vrit mendjen për këtë”, kur në të vërtetë e kishin fjalën për: “Mos e vër veten në merak për këtë; mos e vrit mendjen dy herë për këtë”. Natyrisht, në vetëvete kjo mënyrë e foluri është e padëmshme, por gabime... more »
Aloe Vera – mbrojtësi i shëndetit tonë
‘Çdo zinxhir është i fortë vetëm aq sa hallka më e dobët në të’. Kjo thënie i dedikohet shëndetit tonë, që do të thotë që jemi të shëndoshë aq sa është e shëndoshë pjesa më e dobët e organizmit tonë. Si ta dimë se cila është ajo ‘hallkë’ që është më e dobëta në organizmin tonë para se ajo të ‘këputet’. Para paraqitjeve të simptomeve nuk kemi si ta zbulojmë. Në organizmin tonë pa ndalim zhvillohen zinxhirë biokimikë, reaksinet e të cilëve rrjedhin me dinamizëm në baraspeshë. Në moment të çrregullimit të baraspeshës, në sistemin tonë bie imuniteti dhe vie deri tek paraqitja e sëmundje... more »
Manaferrat – fruti i përkryer për të rënë nga pesha
Manaferrat si frut ka shumë përfitime shëndetësore, dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftë kundër peshës. Ketonet – enzime që gjenden tek malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup. 1. *Djegin yndyrnat* Ky frut i kuq është i pasur me fibra dhe mangan. Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit. Shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni të “fryer” më gjat. 2. *Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër* Acidi elagjik i cili gjendet tek manaferrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër. Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe... more »
Si të keni një bel të përkryer?
Dëshironi të keni një bel të përkryer dhe nuk dini nga t’ia filloni? Ndiqni këshillat tona dhe aplikoni ato me rregull dhe suksesi nuk do të mungojë. *Masazh barkut!* * *Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej mesit drejt anës së majtë e m... more »