SHEKULLI I NËNTËMBËDHJETË

SHEKULLI I NËNTËMBËDHJETË 

1822
Udhëheqësi shqiptar Ali Pasha Tepelena u vra nga agjentë otomanë për shpalljen e një shteti autonom.

1830
1000 udhëheqës shqiptarë u ftuan të takohen me  një gjeneral otoman i cili vrau gjysmën e tyre.

1835
Porta e lartë otomane ndan trojet e populluara nga shqiptarët në vilajetet e Janinës dhe të Rumelisë me administratorë turq.

1861
Shkolla e parë e njohur që përdorte gjuhën shqipe në kohët moderne hapet në Shkodër.

1877-78
Goditja ruse ndaj perandorisë otomane i dobëson seriozisht turqit, si pasojë zonat e populluara nga shqiptarët fuqizohen.

1878
     Traktati i Shën Stefanit, i firmosur pas luftës turko-ruse,
i jepte trojet e populluara nga shqiptarët Bullgarisë, Malit të zi, dhe Serbisë; por Austro-Hungaria dhe Britania bllokuan zbatimin e traktatit. Liderët shqiptarë u takuan në Prizren dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, fillimisht Lidhja përkrahte një Shqipëri të bashkuar nën
pushtetin otoman. Gjatë Kongresit të Berlinit, Fuqitë e Mëdha përmbytën Traktatin e Shën Stefanit dhe ndanë vendet shqiptare midis mjaft shteteve. Lidhja e Prizrenit filloi të organizohet dhe t’ju rezistojnë masave të Traktatit të Berlinit që dëmtonin shqiptarët.

1879
Shoqata për botimin e shkrimeve shqiptare, të krijuara nga katolikë, mysylmanë, dhe ortodoksë shqiptarë, u themeluan në Stamboll.

1881
Forcat otomane shtypën rezistencën e luftëtarëve shqiptarë në Prizren. Liderat e Lidhjes së Prizrenit dhe familjet e tyre u arrestuan dhe u dëbuan.

1897
Autoritetet otomane shpërndanë riorganizimin e Lidhjes së Prizrenit, ekzekutuan liderin e saj, dhe ndaluan librat në gjuhën shqipe.

Kronologjia e Shqipërisë

Related Posts: