SHBA dhe Irani duhet të shkojnë drejt krijimit të një mekanizmi të ri për të menaxhuar konfliktin mes tyre

“Foreign affairs”



Si atëherë kur një grup iranianësh zunë ambasadën në Teheran në nëntor të vitit 1979, edhe sot duket se yjet janë rreshtuar në një radhë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Si rezultat i zgjedhjeve presidenciale të Iranit në qershor 2013, vendi tashmë ka një president të moderuar, Hasan Rouhani, i cili duket se është i gatshëm të bëjë “biznes” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Te Kombet e Bashkuara dje, ai sqaroi se doktrina e “armëve bërthamore nuk ka vend në sigurinë e Iranit” dhe se Irani është i përgatitur më së miri për këtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dukje duket se është gati të bëjë gjënë e duhur. Gjatë fjalimit të tij te Kombet e Bashkuara. Presidenti amerikan Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kërkojnë një ndryshim të regjimit në Teheran dhe se dy vendet “mund të kenë raporte të ndryshme”.
Obama dhe Rouhani janë të pozicionuar për të arritur një ulje tensioni dhe për të krijuar trashëgimitë historike.
Por për të përmbushur këtë detyrë herkuliane, ata duhet së pari të ulin pritshmëritë e tyre dhe të kuptojnë se bisedimet dypalëshe nuk mund të zgjasin pafund në armiqësi. Ato duhet të ndërmarrin një hap gjigant drejt krijimit të një mekanizmi të ri për të menaxhuar konfliktin e tyre.
Në ditët e fundit, administrate e Rouhanit ka dërguar disa sinjale drejt Perëndimit duke theksuar kështu se është i gatshëm të hapë procesin politik dhe të moderojë politikat e jashtme dhe ato bërthamore të Iranit, duke përfshirë edhe reagimin ndaj dokumentave private prej Obamës dhe lirimin e atyre pak të burgosurve politikë.
Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se Irani është gati të tregojë “elasticitet heroik” me Perëndimin dhe i ka dhënë autoritet të plotë Rouhanit për të negociuar, diçka që nuk e ka bërë më parë për ndonjë president tjetër.
Ky ndryshim është një pasojë e drejtpërdrejtë e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, ku populli iranian ka shprehur një dëshirë të madhe për vendin që t’i japë fund politikës së huaj aspak produktive dhe konfliktuale, si dhe ka lidhje me ekonominë.
Ka shumë dyshime për sjelljen e re lidhur me Iranin. Në Izrael disa komentatorë konservatorë mendojnë se është një taktikë kundrejt Perëndimit teksa ndërkohë po merr kohë për armët bërthamore. Ata argumentojnë se Irani zor se do të ofrojë ndonjë koncesion për programin bërthamor. Yuval Steinitz, një anëtar i kabinetit të Netanjahut, madje ka argumentuar se negociata është e pavlerë, sepse Irani supozohet se është 6 muaj larg krijimit të bombës. Te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq, konservatorët akuzojnë Obamën për zbutjen e Iranit.
Është e vështirë të dish synimet e vërteta të Iranit dhe Amerikës. Por ka dy rrugë për ta gjetur këtë. E para, është të nisësh menjëherë negociatat dypalëshe. Tjetra është të ftosh Iranin në konferencën e Gjenevës II ku do të flitet për të ardhmen e Sirisë.
Së pari, negociatat: Uashingtoni duhet të vlerësojë faktin që Rouhani mund të ofrojë një kundërpërplasje në vend. Pavarësisht sanksioneve, kërcënimeve për dhunë, sabotazheve kompjuterike, Irani ka ecur drejt një zhvillimi të madh sa i takon programit bërthamor. Sot  ekzistojnë më shumë se 11000 centrifuga në pajisjet bërthamore, krahasuar me 1400 që ishin në kohën e Ahmedinexhadit, kur u bë president më 2005. Ata që i kundërshtojnë negociatat tashmë kanë një pozicion të privilegjuar në strukturën shumë qendrore të Iranit, sidomos brenda Rojeve Revolucionare dhe agjencitë e inteligjencës. Aftësia e Rouhanit për të ofruar koncesione të mëdha për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është si rrjedhim e kufizuar. Përveç kësaj, Khamenei, vendimmarrësi i fundit, ka shumë rezerva lidhur me riaftësimin e Shteteve të Bashkuara si partner në negociata. Ai po pret të shohë nëse Uashingtoni vërtet dëshiron të ndryshojë natyrën e marrëdhënieve me Iranin.
Duke qenë së ka folur për elasticitetin, ai gjithashtu ka shtuar se “nganjëherë mundësi shfaq elasticitet për arsye teknike, por ai nuk harron kë ka kundërshtar dhe cili është synimi i vërtetë”.
Rojet Revolucionare e kanë paralajmëruar Rouhanin se nuk duhet të mashtrohet nga gatishmëria e Uashingtonit për të hapur bisedimet.
Madje ekziston edhe mundësia që ‘aktorët’ të përpiqen të minojnë ndonjë përafrim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri tani, Rouhani ka premtuar më shumë transparencë në programin bërthamor të Iranit dhe më shumë kontrolle ndërkombëtare.
Edhe pse Rouhani ka nënvizuar se Irani nuk po merret me bombën, ai ka këmbëngulur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të njohin të drejtën e patjetërsueshme të Iranit për të përmirësuar uranin në vend.
E dyta, Siria: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të shfrytëzojnë angazhimin e tyre me Sirinë për të testuar sinqeritetin e njëri-tjetrit. Irani është një nga lojtarët kyç në luftën civile gjakatare të Sirisë. Irani ka qenë mbështetësi më i fuqishëm i regjimit të Assadit. Për Iranin, Siria mbetet një front i madh në konkurrencën gjeo-strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me luftën e ftohtë me Arabinë Saudite dhe betejën e vet me ekstremistët sunitë.
Zor se Rouhani do të jetë në gjendje të ndryshojë strategjinë e Sirisë mbi Iranin tërësisht, por administrate e tij ka shumë të ngjarë të tregojë elasticitet ndaj regjimit të ardhshëm  të Assadit, sesa ndaj atij të mëparshmit. Ka sinjale që Irani është gati të moderojë politikën e vet kundrejt Sirisë.
Reagimi i Iranit drejt ndonjë sulmi ushtarak amerikan kundër Sirisë ishte heshtja aspak karakteristike, duke qenë se Irani më parë kishte deklaruar se sulmi mbi Sirinë do të sillte edhe një sulm mbi Iranin, sidomos duke pasur në konsideratë që Irani e ka lëvduar ujdinë mes Rusisë dhe Amerikës për të çmontuar arsenalin kimik bërthamor të Sirisë.
Në të vërtetë Irani pretedon se ka luajtur një rol konstruktiv në arritjen e ujdisë. Atëherë ka ardhur koha për optimizëm, duke qenë se pas 3 dekadash armiqësir të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të hapin një kapitull të ri.
Duket se ekzistojnë hendeqe të mëdha drejt një afrimi të ri dhe të dyja palët duhet të tregojnë durim strategjik. Tingëllon e vështirë, sepse në fakt e vështirë është.
Sidoqoftë, edhe përpjekjet më të hershme për të përmirësuar lidhjet do kenë shpërblimet e veta. Përafrimi i ri mund të nisë të ndryshojë pamjen e Lindjes së Mesme, duke lejuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ecin drejt aksit të  Azisë.
Kjo gjë do sillte një partner të ri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër ekstremizmit.  Kjo gjë do të lehtësonte tërheqjen amerikane prej Afganistanit në dhjetor 2014. Lidhjet më të forta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do i jepnin Uashingtonit një levë të re për të ulur ekspansionizmin rus në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz.
Dobitë e Iranit në këtë mes janë detyruese: sanksionet do të rriten dhe izolimi i Iranit do të marrë fund. Irani mund të integrohet sërish në ekonominë globale, si fillim duke tërhequr investimet e huaja. Për këto arsye, Obama dhe Rouhani duhet të shfaqin kurajo politike dhe imagjinatë strategjike për të hedhur hapin e parë dhe për të parë nëse tjetri po e hedh ndërkohë hapin.

Përktheu Rudina Dahri