Se bëri Federer, e bën Nadal

Rafael Nadal e ka kaluar pa vështirësi pengesën e quajtur Tommy Robredo dhe kështu ai kalon në gjysmë-finale të US Open.

Nadal mposhti bashkë-vendasin e tij, Robredo i cili në raundin e kaluar e bëri befasinë duke eleminuar zivceranin, Roger Federer.

Nadal mposhti Tommyn në sete, (6-0, 6-2, 6-2). Loja zgjati plotë një orë e 40 minuta.

Në gjysmë-finale, spanjolli takohet me francezin, Richard Gasquet i cili në çerek-finale mposhti po ashtu një spanjoll, David Ferrerin në sete 3:2./veqsport