“Kam vrarë një njeri”: Ky është titulli i një filmimi të postuar në Youtube nga një 22-vjeçar nga Ohaio, SHBA. I riu ka zgjedhur internetin për të rrëfyer vrasjen e një veterani të marinës në një aksident rrugor. “Emri im është Matthew Cordle dhe në 22 qershor 2013 kam goditur me makinë dhe vrarë Vincent Canzani”, ka pohuar i riu në videon rreth 3 minuta e gjysmë të gjatë.
Matthew Cordle thotë se ka kryer “një gabim”, sepse atë natë ka drejtuar makinën pasi: “e kisha tepruar me pijen” e për këtë arsye ka shkaktuar aksidentin, në afërsi të Columbus, në Ohaio. “Nuk mund ta risjellë në jetë Canzani dhe nuk mund ta zhbëj atë që është bërë tashmë, por ju mund të shpëtoheni. Viktimat tuaja mund të shpëtohen. Prandaj ju lutem më premtoni se nuk do t’i jepni makinës pasi të keni pirë”, ka përfunduar i riu.
Prokurori i kontest së Franklin ka deklaruar se do të kërkojë arrestimin e të riut, i cili rrezikon deri në 8 vite burg.





