
Gjithashtu, mediat spanjolle shkruajnë se trajneri Carlo Ancelotti nuk po e drejton ekipin si duhet, duke dështuar në taktikën e tij të re. “Duket se Ancelotti ka harruar çka kishte thënë në vere: Do të bëjmë lojë spektakolare. Ky Real bën lojë mjaft monotone dhe has në vështirësi për të ardhur deri te goli”, shkruan e përditshmja AS.
Ndërkohë, mediat tjera spanjolle shkruajnë se ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe PSG-së, e rrezikon pozitën e tij pasi presidenti Florentino Perez nuk është i kënaqur me lojën që po e bëjnë Ronaldo me shokë. /Fish Media/