QYTETARËVE TË PRISHTINËS I DUHËN VIZONE TË REJA ....

I njohur në opinion si analist dhe njohës i qeverisjes lokale, si dhe një politikanë i papërfolur për ndonjë aferë korruptive, i rikandiduar i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për komunën e Prishtinës, Besnik Tahirin është “karremi” i AAK-së për votën e qytetarëve të Prishtinës.

I vetëdijshëm, për humbjen e tij në 2009-në kur për herë të parë si kandidat i AAK-së për Prishtinë u paraqit në zgjedhje dhe mori vetëm 5 për qind të votave, Besnik Tahiri nuk dorëzohet duke kërkuar votën e qytetarëve për herë të dytë, në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Besnik Tahiri
“Një Prishtinë më ndryshe”, e që duhet patjetër, kështu dëshmon ekspertiza që ka bërë ai dhe më pas edhe planin për ndryshim:

“Prishtina do të ketë një infrastrukturë që garanton ujë të mjaftueshëm, parkingje, trafik të sistemuar, ngrohje, pastërti dhe administratë efikase. Një Prishtinë me më shumë gjelbërim, ndriçim, dhe mbi të gjitha atmosferë të volitshme biznesore si garant i zhvillimit ekonomik dhe punësimit”.
Photo: Tahiri takoi kryebashkiakun Lulzim Basha   Tahiri: Tirana dhe Prishtina si dy kryeqendra duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre shumë të ngushtë në mënyrë që të jenë promotor të vlerave kulturore, artistike, ekonomike dhe turistike  Sot, e shtunë, 31 gusht 2013, kryetari i Aleancës për Prishtinën, z. Besnik Tahiri, u prit në një takim të veçantë në Bashkinë e Tiranës nga Kryebashkiaku z. Lulzim Basha.  Gjatë këtij takimi kryetari Basha e njoftoi z. Tahiri rreth zhvillimeve në kryeqendër dhe në veçanti rreth tri temave që ishin me interes për z. Tahiri: buxhetimi me pjesëmarrje dhe procesi i konsultimeve lagje për lagje, reformat  e ndërmarra në administratën e kryeqendrës dhe mbi të gjitha rreth trajtimit që Bashkia ju ka bërë objekteve pa leje dhe mënyrave të legalizimit.  Z. Tahiri duke e njoftuar kryetarin Basha rreth procesit të hartimit të programit për Prishtinën theksoi se programin për ndryshim që ai ka përpiluar ndahet në dy nivele, atë që trajton planet lagje për lagje dhe programin e veçantë sektorial që garanton zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit-Prishtinës.  Tutje z. Tahiri theksoi se Tirana dhe Prishtina si dy kryeqendra duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre shumë të ngushtë në mënyrë që të jenë promotor të vlerave kulturore, artistike, ekonomike dhe turistike, e kjo sipas Tahirit realizohet përmes angazhimit të përbashkët përmes një platforme të qartë.  Poashtu, gjatë këtij takimi më në detaje u trajtuan politikat e Bashkisë së Tiranës në planifikim dhe menaxhim në funksion të reduktimit të shpenzimeve administrative në favor të fondeve për shërbime ndaj qytetareve, transparencë të plotë të përdorimit të fondeve publike dhe në veçanti në rritjen e eficences në administrimin të fondeve dhe ngritjen e nivelit të investimeve.
Ndonëse, nuk deklaron ndonjë model të tij me emër në politikë, ai po ndjek moton e ish kryeministrit Sali Berisha:

“Ne jemi ndryshimi, përpara”, e me të cilën Berisha hapi fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare këtë vit.
Photo: Tahiri, do ta sjellim ndryshimin që të gjithë e duan   Sot (e martë) në një takim të veçantë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Ramush Haradinaj priti ekipin e ekspertëve të rinj, të fushave të ndryshme, të cilët zyrtarisht iu bashkuan AAK-së në kuadër të projektit fitues për kryeqytetin “Aleanca për Prishtinën”.  Ky grup ekspertësh të shkolluar në universitetet më me renome në Evropë e SHBA, ofrojnë gjithë potencialin dhe energjinë për një Prishtinë ndryshe. Projektit fitues të Aleancës për Prishtinën, përditë e më shumë po bashkohen kapacitete të reja që përmes angazhimit në Aleancën për Prishtinën do ta bëjnë ndryshimin e madh për Kryeqytetin.  Besnik Tahiri në këtë takim theksoi se: Aleanca për Prishtinën po bënë hapa të fuqishëm në rrugë të fitores në zgjedhjet e ardhshme, kurse dyert tona mbeten të hapura edhe për anëtarë e kuadro të tjerë të shumtë, të cilët përditë e më shumë po e gjejnë veten në kuadër të AAK-së. Ne do të investojmë gjithë potencialin që kemi për t’i shërbyer ndryshimit të kësaj gjendje, ne kemi pranuar me respekt dhe përkushtim këtë angazhim të ri që të dizajnojmë një udhërrëfyes për Prishtinën me Fytyrë të Re ashtu si e meriton vet Prishtina dhe prishtinasi;  Me këta njerëz dhe me besimin në rritje të qytetarit të Prishtinës, ne jemi të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do ta marrim udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, në mënyrë që t’ia kthejmë dinjitetin dhe respektin qytetarit dhe qytetit tonë, ka thënë Tahiri. Ndryshimi nuk është i lehtë, nuk do të vijë pa përkushtim e vullnet, këtë e kam mësim nga jeta, asgjë nuk kam arritur pa shumë përkushtim,  andaj  e them me bindje se prishtinasit e duan Kryeqytetin, e së bashku do ta sjellim atë që të gjithë e duam, do ta bëjmë ndryshimin.  Kryetari Haradinaj, pas i ka quajtur si vlerë me peshë për AAK-në kolegët e rinj që aderuan sot, i përgëzuar ata dhe ka thënë se AAK do të jetë një mundësi që secili të japë kontributin e tij në të mirë të vendit dhe qytetarit tonë.    Kryetari Haradinaj i ka komentuar si një farsë sondazhet e fundit dhe ka thënë se sa herë që kanë dalë “prognozues” të tillë të parakohshëm dhe tendenciozë, vota e qytetarit për AAK-në i ka demantuar ata.  Kryetari Haradinaj, si shembull për këtë i ka marrë zgjedhjet lokale të vitit 2009, në të cilat AAK mori 19 për qind të votave, ndërkohë që “sondazhet” tendencioze kishin parashikuar njëjtë si në këtë spekulimin e fundit.  “AAK do të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka thënë kryetari Haradinaj, duke potencuar si garancë për këtë besimin gjithnjë e më të madh dhe mbështetjen që AAK po e gjen përditë në terren, në mesin e qytetarëve të Kosovës.  Ndërkaq ata që ju bashkuan Aleancës për Prishtinën, u shtyn të jenë duke vlerësuar  platformen e kryetarit Besnik Tahiri dhe i Aleancës për Prishtinën dhe vizioni e lidershipi i pakontestueshëm i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, ishin arsyet që ne e gjetëm veten në kuadër të AAK-së.   “Përmes AAK-së ne do ta ndryshojmë së bashku Prishtinën dhe kryeqytetit kosovar do t’ia kthejmë vlerën dhe dinjitetin e dikurshëm të cilin ia nëpërkëmbi dhe ia humbi qeverisja aktuale e Komunës së Prishtinës”, ndërkaq “garancë për këtë është edhe vetë lidershipi i vendosur dhe vizionar i kryetarit Ramush Haradinaj, i cili u dëshmua gjatë luftës për lirinë e Kosovës, pastaj në 100-ditshin në krye të Qeverisë së Kosovës dhe në proceset e dinjitetshme të dëshmimit të pastërtisë dhe vlerave të përpjekjeve tona për liri, në Tribunalin e Hagës”.   Ekspertët që sot iu bashkuan AAK-së, janë: Besim Demi, magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Akademia Diplomatike e Vjenës dhe UCL Londër; Aulona Mehmeti, Ekonomiste- Marrëdhënie Ndërkombëtare – American University Uashington; Fidel Krasniqi, Magjistër i Telekomunikacionit – Universiteti i Pitsburgut; Fitnete Bejta, Magjistër i Ekonomisë; Trim Musliu, Menaxhment- Informatike/ Producent; Granit Shasivari, Magjistër i Ekonomisë – TCL Londër; Veton Osmani, Akademia e Arteve; Blerim Gashi, Politikolog; Ajhan Saraçi, Ekonomist; Bujar Gashi, Specialist i Mjekësisë Familjare.
Ndërkohë, që në fund të gushtit, Tahiri ka realizuar dhe një vizitë tek homologu i tij, kreu i Tiranës Lulzim Basha. Tahiri është themelues dhe aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, udhëheq Departamentin për Qeverisje Lokale në AAK dhe është këshilltar i lartë i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj si dhe ishte këshilltari më i ri në kabinetin e tre kryeministrave të kaluar.
Photo: • Kryetari Haradinaj i shtroi iftar myftiut Tërnava dhe udhëheqjes së BIK-ut •   Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shtruar sonte në selinë e partisë iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-së.   Paraprakisht kryetari Haradinaj dhe myftiu Tërnana bashkëbiseduan për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit.   Kryetari Haradinaj e falënderoi myftiun Tërnava dhe BIK-në për rolin e tyre të rëndësishëm dhe, ruajtjen e popullit tonë në kuadër të të gjitha përpjekjeve, nga çfarëdo inflirtimesh apo implikimesh të jashtme, që do të kishin reflektime të dëmshme për vendin dhe proceset tona.   Roli i BIK-së në të gjitha këto procese ishte shumë i rëndësishëm dhe unë ua përcjellë respektin dhe falënderimet e mia për punën që po bëni, tha kryetari Haradinaj.   Nga ana e tij, kreu i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, e falënderoi kryetarin Haradinaj për iftarin e organizuar dhe për angazhimet e tij në krye të AAK-së dhe rolin e partisë në proceset që po kalon Kosova.   Iftari i sontëm ishte në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, që kryetari Haradinaj organizon për Bashkësinë Islame të Kosovës, në muajin e Ramazanit.
Puna e tij është fokusuar në çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale. Ai çmohet nga bashkëpunëtorët e tij, dhe analistët nuk i “hyjnë në hak” profesionalizimit të tij në qeverisje lokale, por sikurse për Tahirin, Shpend Ahmetin, apo Korab Sejdiun, të ashtuquajtur “të rinjtë” , parashihet se nuk do të mund të dalin nga petku i partive për të bërë atë që në realitet do të bënin po të ishin kandidatë të pavarur.
Photo: Tahiri: Aleanca për Prishtinën do të ofroj shërbime shëndetësore në çdo pjesë të Kryeqytetit.  Besnik Tahiri në hapje të konferencës, prezantoi ekipin për shëndetësi në përbërje të Dr. Luan Jaha, bashkë-koordinator i programit të AAK-së, Dr. Bujar Gashi, udhëheqës i departamentit për shëndetësi në Aleancën për Prishtinën dhe anëtarët tjerë të këtij departamenti; Dr. Bylbyl Reçica, Dr. Urim Tefiku, Ph. Granita Selimaj dhe Dr. Guxim Osmani. Z. Tahiri po ashtu paraqiti rëndësinë që ka sektori i shëndetësisë për Aleancën për Prishtinën.  Fillimisht z. Besnik Tahiri përgëzoi qytetarët e Kosovës e me theks ata të Prishtinës për caktimin e datës së zgjedhjeve që do të mbahen më 3 nëntor, “ai u shpreh se ky është një moment tejet i rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës, ku ftoj të reflektojnë mbi atë se a janë të kënaqur me gjendjen në Prishtinë dhe për rëndësinë e kësaj date, duke qenë se për Aleancën për Prishtinën këto zgjedhje janë jetike dhe të një rëndësie të veçantë, ne që në fillim jemi dakorduar për kandidaturën dhe programin që ka rëndësi kruciale në garën për Prishtinën që prijë unë, andaj kemi filluar të përpilojmë programin në aspekt tepër serioz dhe konkret”.  Aleanca për Prishtinën përmes këtij Programi do të angazhohet në dy drejtime: së pari në adresimin e problemeve aktuale; dhe së dyti, në zgjidhjen e problemeve të trashëguara si dhe parandalimin e shfaqjes së tyre në të ardhmen.  Aleanca për Prishtinën ashtu sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mandatin e tyre qeverisës i kanë dhëne vetës për qellim të zhvilloj rrjet të tillë të shërbimeve shëndetësore i cili do të bëjë që çdo qytetar i kryeqytetit të ndihet i sigurt për shëndetit e tij kudo që ai ndodhet - në qendër të Prishtinës dhe në pjesën më periferike të saj, në qytet dhe në fshatin më të largët të saj, në shtëpi, në shkollë, në punë, në rrugë. Përmes aksioneve të hulumtimit aktiv për sëmundjet në mënyrë të vazhdueshme do ti trokasim në derë secilit qytetarë dhe do ta pyesim për gjendjen e tij shëndetësore. Duke ndërtuar kështu një sistem të saktë të evidentimit për kujdes të vazhdueshëm.  Dhe jo vetëm kaq Aleanca për Prishtinën do të bëjë që shërbimi shëndetësor që i ofrohet qytetarit të jetë i cilësisë më të lartë.  Që ta bëjmë këtë të mundshme do të riorganizojmë institucionet shëndetësore ekzistuese dhe do të ndërtojmë kapacitete të reja. Do ti bëjmë ato me infrastrukturë dhe aparaturë moderne. Do të reformojmë sistemin e kujdesit në shtëpi, shërbimin e emergjencës. Do ta ri-konsolidojmë shërbimin shëndetësor në institucionet shkollore dhe të grupeve vulnerabile.   Do të vendosim në qendër të kujdesit qytetarin dhe shëndetin e tij, por nuk do të harrojmë as punëtorin shëndetësor. Atij do ti krijojmë kushte të tilla për punë dhe mundësi për gjenerim të ardhurave që do ta bëjnë të gëzojë dinjitet të plotë personal dhe profesional.   Programi ynë është i bazuar në financim real. Ne jemi të sigurt se implementimi i tij është i mundshëm në secilën pike të tij. Buxheti komunal për shëndetësi do të planifikohet në kohë duke përmbushur nevojat e zbatimit të planit, partneriteti me sektorin privat, kontratat me kompanitë e sigurimeve dhe kërkimi aktiv i donacioneve janë garanci se programi ynë do te realizohet.   Programi që ne po paraqesim sot do të vazhdojë të jetë në konsultime të gjëra me qytetarët, institucionet shëndetësore dhe mekanizma tjerë institucional që kanë të bëjnë me këtë fushë. Programi i Aleancës për Prishtinën nuk është vetëm konstatim i gjendjes problematike të qeverisjeve paraprake dhe asaj aktuale me Komunën e Prishtinës, porse është Program që pasqyron vizionin e arritshëm për ndryshim, nëpërmes realizimit të të cilit qytetarët e Prishtinës do të jetojnë në mirëqenie më të madhe si rezultat i qeverisjes së mirë dhe efikase.
Nënkryetari i AAK-së Blerim Shala e pati thënë se Besnik Tahiri ka përgatitjen e duhur arsimore e intelektuale që kryeqytetit t’i ofrojë një alternativë të re dhe një menaxhim si duhet, ndërsa bashkëpunëtorët tjerë në AAK, rolin e Tahirit e shohin të rëndësishëm sidomos gjatë kohës sa Haradinaj ishte në Hagë.
Photo: Sot, u mbajt takimi i ekspertëve të Departamentit të Ekonomisë
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Tahirit thotë se për shtatë vite të qëndrimit të Ramush Haradinajt në Hagë, Besniku është ballafaquar me sfida të mëdha në parti.

• Besnik Tahiri është i lindur më 1 korrik 1975 në Prishtinë. Jeton në Ulpianë, është i martuar dhe baba i një fëmije.

• Është Magjistër i Shkencave të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar. Studimet post-diplomike i ka mbaruar me performancë të lartë në Angli, në Universitetin e Birmingham-it.

• Ka diplomuar në Programin Akademik për zyrtarë të lartë të ofruar nga OSBE.

• Është përfitues i bursës prestigjioze të ”Chevening”, që ipet për liderët e ardhshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe (2004).

• Vitin e kaluar Besniku u zgjodh si tregim i suksesshëm në nivelin global. Kosova, me Besnikun, është zgjedhur ndër katër vendet në botë ku bursa Chevening ka pasur ndikimin substancial (2008).

• Është përfituesi i parë i bursës për studime hulumtuese nga Kosova, ofruar nga Fondacioni Soros OSI/LGI, me seli në Budapest (2008/2009).

• Është themelues dhe aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.

• Është këshilltar i lartë për pushtet lokal i Kryetarit Haradinaj dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së.

• Ka qenë këshilltari më i ri në kabinetin e tre kryeministrave të kaluar. Puna e tij është fokusuar në çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale.

• Në ngritjen e tij profesionale, vlen të veçohet eksperienca në sferën e qeverisjes lokale në Kosovë, përmes punës në organizata ndërkombëtare zhvillimore dhe ndërtimit të demokracisë.

• Ka menaxhuar 14 qendra për organizata joqeveritare në të gjithë Kosovën, të cilat kanë qenë në funksion të zhvillimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme në fushën e zhvillimit lokal dhe demokratizimit.

• Është i trajnuar në fushat e menaxhimit dhe komunikimit publik. Ka të publikuara një numër të konsiderueshëm të punimeve akademike, që ndërlidhen me qeverisjen efektive në nivel komunal.

• Është i mishëruar me krijimin e kushteve për ta kthyer qytetarin në qendër të vendimmarrjes.


• Besnik Tahiri është person energjik, me dinamika të larta në punë dhe i guximshëm për të marrë vendime. Krijimi i një identiteti modern zhvillimor për Prishtinën, është synimi i tij.

Related Posts: